• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Kosovë

Qeveria e Kosovës: Shqipëria po i injoron kosovarët

15 April, 2018
në Kosovë
0
6
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Banorët e Kukësit shumë shpejt do ta kenë një tarifë të reduktuar për Rrugën e Kombit. Ministri i Infrastrukturës së Shqipërisë, Damian Gjiknuri po negocion me koncensionarin për ta ulur tarifën vetëm për kuksianët, duke lënë anash totalisht qytetarët e Kosovës. Këshilltari politik i Ministrit të Infrastrukturës së Kosovës, Fatos Mani konsideron se Shqipëria po i injoron kosovarët, në fakt po i godet dhe vetëm Kosovës po i bie barra e pagesës së taksës për Shqipërinë.

I kontaktuar nga Gazeta Express, Fatos Mani, këshilltari i Pal Lekajt, thotë se është keq që Shqipëria e ka harruar Kosovën për negociatat për tarifa të reja për Rrugën e Kombit.

“Krejt çka mund të them për këtë temë, them se është mirë që është ulur taksa për banorët, por shumë keq që Kosova është harru për marrëveshjen për tarifa te rëja. Shumë keq që Ministria e Infrastrukturës së Shqipërisë e ka harru Kosovën në trajtimin e  tarifave të reja me koncensionarin”, tha Mani të dielën për Gazetën Express.

Mani konfirmoi se nga letra e dërguar nga ministri Pal Lekaj në Ministrinë e infrastrukturës dhe Energjisë së Shqipërisë, ku është ngritur shqetësimi për tarfinën e lartë që i është vënë kosovarëve që frekuentojnë Rrugën e Kombit nuk është marrë ende asnjë përgjigjje.

“Momentin që e kanë vendos taksën ne i kemi dërgu letër, kemi kërku më shumë informata. Kemi ngritur shqetësimin tonë në harmoni me deklaratat e ministrit dhe të kryeministrit tonë. Ka qenë kërkesë për sqarime shtesë dhe mirëkuptim me marrë naj përgjegjje prej tyre”, tha ai.

Sidoqoftë, ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë në Shqipëri, Damian Gjiknuri, gjatë ditës së djeshme deklaroi se tarifa për banorët e Kukësit do të jetë e pranushme dhe për zvogëlimin e saj tashmë kanë filluar negociatat.

“Është një proces i filluar mirë dhe besoj brenda një periudhe shumë të shkurtër, përpara se të fillojë dhe njëherë funksionimi i pagesave të Toll-it, ne do të kemi një zgjidhje. Besoj do jetë shumë e pranueshme por njëkohësisht nuk cënon edhe efektivitetin e kontratës, nuk cënon mbarëvajtjen e kontratës për mirëmenaxhimin e kësaj rruge”, ka theksuar Gjiknuri.

Deklarata e Gjiknurit ka ardhur pasi ditë më parë u zhvillua protestë  e dhunshme në “Rrugën e Kombit”, kundër taksës së vendosur nga kompania koncesionare. Protestuesit janë përplasur me policinë dhe kanë qëlluar me gurë mbi efektivët, e më pas i kanë vënë zjarrin sporteleve ku do kryhej pagesa.

Ndaj këtij vendimi kanë reaguar edhe kosovarët por si duket Shqipëria ka vendosur t’i injorojë totalisht.

Paraardhëse

Këtë shenjë të horoskopit e pret një skandal…

Pasardhëse

Mos i ndani këto ushqime nga tryeza, parandalojnë problemet me zemrën

Pasardhëse

Mos i ndani këto ushqime nga tryeza, parandalojnë problemet me zemrën

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Krishtlindje të ftohta me shi e borë/ Meteorologia, paralajmëron: Ja si parashikohet moti gjatë kësaj jave nga IGJEUM

Nga lajme10
23 December, 2025
0

Kjo e martë ka rikthyer sërish reshjet e shiut në vendin tonë. Anira Gjoni nga Instituti i Gjeoshkencave e ftuar...

“Kam 20 vjet që merrem me racën tuaj”, Rama SHERR me biznesmenin: Mos vazhdo se do vij të t’i shoh ndërtimet, mos më del gjysma gjel

23 December, 2025

Shuhet në moshën 40-vjeçare Shpat Kasapi

26 November, 2025

Arben Ahmetaj padit Qeverinë në Strasburg

10 November, 2025

Botërori 2026/ Kombëtarja nis sot përgatitjet për ndeshjet e fundit kualifikuese

10 November, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.