• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Qeveria anulon rritjen e pagave për mësuesit dhe punonjësit e shëndetësis (FOTO)

27 July, 2018
në Aktualitet, Ekonomi, Kryesore
0
9
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Qeveria shqiptare e drejtuar nga Edi Rama ka vendosur të anulojë rritjen e pagave për mësuesit dhe punonjësit e shëndetësisë, që ishte parashikuar të niste nga data 1 korrik e këtij viti.

Rama ka vendosur të shkurtojë fondin përkatës buxhetin e shtetit.

Në buxhetin fillestar të miratuar në fillim të vitit, ishin përcaktuar 1 miliardë lekë ose 10 milionë dollarë për rritjen e pagave të 31 mijë arsimtarëve dhe 18 mijë mjekëve apo infermierëve në rang vendi, shkruan SYRI.net.

Sipas tabelave zyrtarë të buxhetit përmes këtij fondi do të rriteshin pagat me 5 për qind për të gjithë punonjësit e shëndetësisë dhe arsimtarët e të gjitha niveleve.

Por në Aktin Normativ, që miratoi në mbledhjen e fundit, ky vendim është shfuqizuar duke anuluar rritjen e pagave që duhet të hynte në fuqi nga data 1 korrik.

Më konkretisht anulimi i rritjes së pagave është bërë duke ndryshuar nenin 10 të buxhetit të shtetit.

Në ligjin fillestar, ky nen përcakton 1 miliardë lekë si politikë për rritjen e pagave në mesin e vitit 2018. Por me aktin normativ, ky zë është shkurtuar.

Historikisht, që nga rënia e komunizmit, të gjitha qeveritë i kanë rritur pagat në shtet çdo vit me një nivel dukshëm më të lartë se sa inflacioni.

Por që nga viti 2013, kur erdhi në pushtet qeveria aktuale pagat për punonjësit e sektorit publik janë ngrirë plotësisht. Në pesë vitet e saj në pushtet qeveria e Edi Ramës i ka rritur vetëm një herë pagat e administratës në vitin zgjedhor 2017, por kjo rritje nuk ishte mjaftueshme as për të kompensuar pjesërisht shtrenjtimin e ndjeshëm të çmimeve gjatë këtyre viteve.

Akti Normativ i miratuar dy ditë më parë vazhdon politikën e shtrënguar të pagave duke çuar në përkeqësimin e standardit të jetesës për punonjësit e administratës.

Sipas të dhënave zyrtare nga INSTAT, në 5 vitet e fundit çmimet janë rritur me mbi 15 për qind, ndërkohë që për të njëjtën periudhë qeveria i ka rritur pagat vetëm 5-7 për qind.

Kjo do të thotë se aktualisht punonjësit e administratës marrin një rrogë reale mesatarisht 7 deri në 10 për qind më të ulët nga sa merrnin 5 vjet më parë.

Në mandatin e parë qeveria e justifikoi ngrirjen e pagave si një kusht të vendosur nga Fondi Monetar. Por tashmë marrëveshja me FMN ka përfunduar dhe qeveria nuk ka asnjë detyrim për të ngrirë pagat, por e ka bërë këtë tërësisht me vullnetin e saj.

Foto:

Paraardhëse

Dy pyetje publike Edi Ramës për 37 mln eurot e vjedhura të rrugës Tiranë-Elbasan

Pasardhëse

Breshëri plumbash furgonit të pasagjerëve, ja ku ka ndodhur

Pasardhëse

Breshëri plumbash furgonit të pasagjerëve, ja ku ka ndodhur

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Kërkoi të jetë i pranishëm në mbledhjen për shkarkimin e tij, Këshilli Bashkiak i përgjigjet Erion Veliajt

Nga lajme2
22 September, 2025
0

Erion Veliaj, i kërkoi Këshillit Bashkiak të Tiranës, që të marrë pjesë në mbledhjen ku do të votohet shkarkimi i...

Partia Demokratike: Rama shpiku Diellën, pasi administrata refuzonte të zbatonte urdhërat e paligjshëm për tenderat

21 September, 2025

Pesha e tepërt nuk është armiku kryesor i shëndetit, do të habiteni nga “kërcënimi” më i madh

21 September, 2025

Ish-ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim largohet nga diplomacia amerikane: Jam krenare që kam shërbyer për 29 vite

21 September, 2025

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.