• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Opinion

Qeshni me Berishën dhe Bashën

9 May, 2017
në Opinion
0
11
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Nga Spartak Ngjela

Vërtet mendoni se do ketë një revolucion “Berisha” në Shqipëri?

Për këtë duhet të qeshni…

I.

Pyetja është kjo:

Kush, ku dhe pse?

Dhe përgjigjia është: askush, askund dhe për asgjë.

Kotësia e Berishës si lider ka një histori të gjatë dhe ka qënë dhe është ende një marrëzi e cila tani, pasi i dha diçka të paligjshme, e ka vënë me shpatulla për muri që ta asgjësojë, me gjithë Lulzim përrallën.

Kanë vjedhur, dhe i kanë kapur – kjo është çështja.

Saliu është në fundin e tij. I korruptuar, i bashkuar me kundërshtarët shekullore të Shqipërisë, dhe antiamerikan.

Ka humbur me gjithsejt.

Le të sokëllijë: nuk tremb dot askënd.

Në fakt, Saliu mendon se tremb Ramën, ngaqë i kanë thënë se ai është frikacak.

Po ta zëmë se Rama është frikacak: po Amerika?

Këtu fillon hiçi Berishën i pritjes, se nuk ka fare Ramë, Sali, ka Amerikë.

Nëse një frikacak gjendet midis dy frikërave, nuk fiton frika më e vogël, fiton frika më e madhe.

Nëse ka Amerikën me vetë, Rama nuk ka marrë frikën, por kurajën me vete.

Po Saliu që ka Amerikën kundër? Këtu duhet të qeshim, sepse frika e Saliut është proverbiale.

Ja këtu dolëm më në fund taman në temë: kërcënimet e Saliut nuk kanë burim forcën, por dobësinë. I forti nuk e paralajmëron kurë të dobtin që dëshiron të eliminojë, por e asgjëson pa folur fare.

I dobti, si rregull që është edhe idiot, kërcënon me fjalë të fortin.

Po kë po kërcënon sot Lulzimi me metodën e dobësisë Berisha?

Siç duket Amerikën. Por mu këtu fillon komedia: një grup mesjetarësh, hipur në një anije me vela, me shigjeta dhe me ushta, po sulmojnë Amerikën. Njëlloj si filmi i famshëm anglez me aktorin e madh komik Peter Seller.

II.

Kjo kohë në fakt është e mbushur me komedi; por esencialisht kjo komedi që po zgjat në Shqipëri është në të vërtetë halli i madh i korrupsionit shqiptar: ish ministra e ish kryeministra; gjyqtarë dhe prokurorë, kryetarë bashkish e kryetarë komunash – që të gjithë në hallin e rëndë që i kapi. Por, jo nga rasti: në fakt i ka kapur rrjeta amerikane.

Nuk çahet dot ajo rrjetë, Sali! Mos u lodh kot me klithma asgjëje që prodhojnë vetëm komedi. Se, po të të donin në zgjedhje, të kishin futur më forcë amerikanët, Sali. Nuk e pe, o Sali ziu që nuk bënë asnjë demarsh force amerikanët që ti të hyjë në zgjedhje?

Çfarë revolucioni do të bëjë Saliu; mos ndoshta revolucionin e Mafies së identifikuar nga antikrimi?

Turp i madh. Brezat do të qeshin me këtë derëzi e punëzi që nuk pati mundësi të vidhte fshehtas, dhe u lodh kot së koti dhe fare kot që të ruante gjënë e vjedhur me një revolucion virtual.

lll.

Po ç’është në fakt ky revolucion Berishian?

Historianët e mëdhenj në kanë thënë se, që të bëhej Revolucioni francez duhej që:

Të kishte një Volter që ta ideonte; duhej të kishte një Ruso që ta trajtonte moralisht; duhej që të kishte një Kondorsé që ta strukturonte – por, ama, duhej të kish edhe një Danton që të dinte ta bënte.

Humori është se, këtu në Shqipëri, sot i bie që Volter të jetë Saliu, me frazën e tij të këputur që nuk thotë dot asgjë; Rusoi kushedi ku ndodhet në ndonjë mejhane duke pirë; kurse Danton i takon të jetë Lulzmi me zë të ngjirur që nuk di të artikulojë asnjë ide.

Qeshni me këta mjeranë, se nuk do të keni rast humori më të mirë se ky. Është “revolucioni” neo-bashibuzuk në Shqipëri.

Qeshni sa herë që ta mendoni!

Paraardhëse

Arben Ahmetaj: Si do hapim 220 mijë vende pune

Pasardhëse

Presidenti gjerman uron Metën: Reforma në drejtësi, hap drejt konsolidimit të shtetit ligjor

Pasardhëse

Presidenti gjerman uron Metën: Reforma në drejtësi, hap drejt konsolidimit të shtetit ligjor

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.