• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Botë

Putin e ftoi në debat publik, vjen reagimi për herë të parë Joe Biden

19 March, 2021
në Botë, Kryesore
0
133
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Shtëpia e Bardhë iu përgjigj presidentit rus Vladimir Putin, i cili kërkoi të debatonte publikisht me presidentin Biden duke thënë se homologët do të takohen “kur të jetë koha e duhur”.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre u tha gazetarëve të premten se Presidenti Biden “Nuk do të tërhiqet. Ai do të jetë shumë i sinqertë dhe shumë i hapur rreth këtyre marrëdhënieve”.

“Presidenti Biden dhe Presidenti Putin kanë këndvështrime të ndryshme të vendeve të tyre përkatëse, por ata janë dakord se ne duhet të vazhdojmë të kërkojmë mënyra për të punuar së bashku atje ku është në interesin tonë të përbashkët,” shtoi ajo.

Dy ditë më parë, Biden ka kritikuar në mënyrë të fortë politikën e Kremlinit, duke e cilësuar presidentin rus Vladimir Putin si një vrasës. Presidenti amerikan shtoi gjithashtu se “Putin do të paguajë një çmim të lartë për tentativën e ndërhyrjes në zgjedhjet amerikane të vitit 2020”.

Pas këtyre deklaratave, ka reaguar dhe kreu i shtetit rus i cili tha se ishte gati të bisedonte publikisht përmes internetit me Biden, rreth marrëdhënieve bilaterale me Shtetet e Bashkuara si dhe çështje të tjera të tilla si konfliktet rajonale.

Putin tha gjithashtu se komentet e Presidentit amerikan Joe Biden pasqyrojnë problemet që Shtetet e Bashkuara kanë aktualisht apo kanë patur në të shkuarën.

I pyetur se çfarë përgjigje do t’i jepte Presidentit amerikan Biden lidhur me deklaratën e tij, Putin tha se kur ishte fëmijë i përgjigjeshin fyerjeve me një shprehje:

“Ato çfarë thua për të tjerët, pasqyrojnë atë që je ti vetë. Qofsh me shëndet, i uroj të jetë mirë dhe e them pa ironi apo shaka”, deklaroi Putin.

Paraardhëse

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi jep detaje për fletën e votimit në 25 Prill

Pasardhëse

Surpriza e madhe në Kombëtare, Reja befason me listën, ftesë për futbollistin 17 vjeçar

Pasardhëse

Surpriza e madhe në Kombëtare, Reja befason me listën, ftesë për futbollistin 17 vjeçar

Diskutime rreth kësaj post




Botë

Netanyahu: Shkatërrimi i boshtit iranian është qëllimi ynë për vitin e ardhshëm

Nga lajme2
22 September, 2025
0

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu shpalli planin e ri ndaj goditjes së armiqve të vendit, duke njoftuar se vitin e...

Trump gati të nënshkruajë marrëveshjen për TikTok, pronësia në shumicë amerikane

22 September, 2025

Luiz Ejlli do futet sërish në “Big Brother VIP Albania”?

22 September, 2025

A është fejuar? Xheneta Fetahu zbulon partnerin e ri

22 September, 2025

Një kandidat nga opozita përballë Manstirliut/ Dashamir Shehi: S’mund të kandidojë një i zbritur nga fshati, milioner”, Alimehmeti dhe Tabaku janë të rinj dhe kanë dije

22 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.