• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Botë

Putin dhe Kim Jong Un shkëmbenin letra me njëri-tjetrin, SHBA zbulon çfarë shkruhej në to

30 August, 2023
në Botë, Lajme
0
18
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Shtëpia e Bardhë tha se ka informacione të reja të inteligjencës që tregojnë se presidenti rus, Vladimir Putin, dhe lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, kanë shkëmbyer letra përderisa Rusia dëshiron që të sigurojë municione nga Veriu për t’i përdorur në luftën kundër Ukrainës.

Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby, dha detaje për gjetjet e reja vetëm disa javë pasi Shtëpia e Bardhë tha se ka faktuar që ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, gjatë vizitës së realizuar së fundi në Phenjan, i ka bërë thirrje zyrtarëve verikoreanë që të rrisin shitjet e municioneve për Moskën, në mënyrë që Rusia t’i përdorë ato për luftën në Ukrainë.

Kirby tha se Rusia po synon që të sigurojë municione shtesë për artileri dhe materiale të tjera bazike për të forcuar industrinë e saj të mbrojtjes.

Ai shtoi se letrat e shkëmbyera “ishin më shumë në nivel sipërfaqësor”, por bisedimet mes Rusisë dhe Koresë së Veriut për shitjen e armëve kanë avancuar. Liderët shkëmbyen letra pas vizitës së Shoigut, tha ai.

“Pas vizitës së Shoigut, një grup tjetër i zyrtarëve rusë udhëtojë për në Phenjan për të vazhduar diskutimet për marrëveshjet e mundshme për blerjen e armëve mes dy shteteve”, tha Kirby.

Kirby refuzoi të japë detaje se si zyrtarët amerikanë kanë mbledhur këto informacione të inteligjencës.

Pak para se Shtëpia e Bardhë të publikonte informacionet e reja lidhur me bisedimet mes Koresë së Veriut dhe Rusisë për armët, Koreja e Veriut lëshoi një raketë balistike drejt ujërave të tij lindorë, tha ushtria e Koresë së Jugut. Ky testim erdhi disa orë pasi SHBA-ja fluturoi mbi Gadishullin Korean një bombardues me rreze të gjatë veprimi për të treguar forcën kundër Veriut.

Administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, vazhdimisht ka deklaruar se Kremlini është bërë i varur nga Koreja e Veriut dhe Irani për armët që i duhen për luftën kundër Ukrainës. Koreja e Veriut dhe Irani janë shtete gjerësisht të izoluar nga skena ndërkombëtare për shkak të programeve të tyre bërthamore dhe shkeljeve të të drejtave të njeriut.

Në mars, Shtëpia e Bardhë tha se kishte mbledhur informacione të inteligjencës që tregonin se Rusia po synonte të arrinte një marrëveshje me Korenë e Veriut, sipas së cilës, Moska do t’i ofronte Veriut ushqimin e nevojshëm dhe produkte të tjera në këmbim të municioneve nga Phenjani.

Vitin e kaluar, Shtëpia e Bardhë tha se kishte zbuluar se Grupi Ëagner – grup privat rus i mercenarëve – kishte marrë dërgesa armësh nga Koreja e Veriut, të cilat i kishte përdorur në luftimet kundër Ukrainës.

Si Koreja e Veriut, ashtu edhe Rusia, më herët kanë mohuar pretendimet e SHBA-së sa u përket armëve. Koreja e Veriut, megjithatë, është rreshtuar në krah të Rusisë sa i përket luftës në Ukrainë, duke insistuar se “politika hegjemoniste” e Perëndimit, që sipas saj udhëhiqet nga SHBA-ja, detyroi Moskën që të ndërmerrte veprim ushtarak për të mbrojtur interesat e saj kombëtare.

Çdo marrëveshje mes Koresë së Veriut dhe Rusisë për armët do të paraqiste shkelje të rezolutave të Kombeve të Bashkuara, rezoluta që mbështeten nga Rusia. Këto rezoluta ua ndalojnë të gjitha shteteve që të blejnë apo të sigurojnë armë nga Veriu.

Paraardhëse

“Hëna e Plotë Blu” dhuron spektakël, ndriçon qiellin anembanë botës

Pasardhëse

Mos shikoni shalqinin, por ‘shkopin’ 11 mijë dollarësh të Edi Ramës

Pasardhëse

Mos shikoni shalqinin, por ‘shkopin’ 11 mijë dollarësh të Edi Ramës

Diskutime rreth kësaj post




Botë

Netanyahu: Shkatërrimi i boshtit iranian është qëllimi ynë për vitin e ardhshëm

Nga lajme2
22 September, 2025
0

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu shpalli planin e ri ndaj goditjes së armiqve të vendit, duke njoftuar se vitin e...

Trump gati të nënshkruajë marrëveshjen për TikTok, pronësia në shumicë amerikane

22 September, 2025

Luiz Ejlli do futet sërish në “Big Brother VIP Albania”?

22 September, 2025

A është fejuar? Xheneta Fetahu zbulon partnerin e ri

22 September, 2025

Një kandidat nga opozita përballë Manstirliut/ Dashamir Shehi: S’mund të kandidojë një i zbritur nga fshati, milioner”, Alimehmeti dhe Tabaku janë të rinj dhe kanë dije

22 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.