• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Ekonomi

Punonjësit refuzuan rritjen e pagave, drejtori jep dorëheqjen

5 May, 2018
në Ekonomi
0
8
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Shefi ekzekutiv i kompanisë ajrore franko-holandeze “Air France-KLM”, Jean-Marc-Janaillac ka njoftuar dorëheqjen, pasi stafi francez i saj rezufoi marrëveshjen e re për pagat.

“I pranoj pasojat e këtij votimi dhe do të ofroj dorëheqjen time në bordin e Air France dhe Air France-KLM në ditët në vijim”, tha ai.

Në një votim të fshehtë, 55 për qind e punonjësve francezë të kompanisë refuzuan marrëveshjen e re që parashikonte një rritje page prej 7 për qind përgjatë 4 viteve të ardhshme. Ata kishin kërkuar një rritje prej 5.1 për qind brenda këtij viti, në një mosmarrëveshje që nisi gjatë shkurtit.

“Air France-KLM”, një nga linjat ajrore më të mëdha në Europë, është ndeshur me një sërë grevash gjatë javëve të fundit, të cilat i kanë kushtuar kompanisë franko-holandeze miliona euro.

Situata bëri që kompania të ulë parashikimin për fitimet dhe rritjen e pritshme të saj për vitin 2018. Shkrirja mes “Air France” dhe “KLM”-së u bë në vitin 2004. Kompania ofron shërbime transporti ajror për dhjetëra milionë pasagjerë anembanë botës, çdo vit.

Reformat e punësimit të nisura nga presidenti francez, Emmanuel Macron kanë kontribuuar gjithashtu edhe në grevat e mbajtura nga punonjësit e kompanisë shtetërore hekurudhore “SNCF”.

Paraardhëse

Avancon Korea e Veriut, e çon orën 30 minuta para

Pasardhëse

Shqipëria, ndër vendet me qiratë më të lira të Europës

Pasardhëse

Shqipëria, ndër vendet me qiratë më të lira të Europës

Diskutime rreth kësaj post



Aktualitet

Fitër Bajrami – Festë e Besimit, Mirësisë dhe Solidaritetit

Nga lajme
20 March, 2026
0

Me përfundimin e muajit të Ramazanit, besimtarët myslimanë anembanë botës festojnë Fitër Bajramin – një nga festat më të rëndësishme...

Screenshot

Albano Bogdo pranon publikisht: “Kam kryer marrëdhënie me një ish-banore të BBV Albania”

25 February, 2026

Del FOTO e rrallë nga arkiva: Ja si dukej Brikena e BBVA para famës

25 February, 2026
Screenshot

LAJM I FUNDIT! Tërmeti shkund Shqipërinë!

24 February, 2026

Diss për Xhensilën? Bes Kallaku publikon këngën e re: “Mes meje dhe teje, dihet kush ishte thëngjilli”

24 February, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.