• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Shëndet

Pulsimi i veshëve: Zbuloni përse ndodh dhe mënyrat si ta largoni

19 June, 2021
në Shëndet
0
204
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Veshët njëjtë si sytë janë ndër pjesët më të rëndësishme të trupit. Mjafton që njëri prej tyre të dhembë dhe ndjesia është e padurueshme e stresuese për të gjithë organizmin. Gjatë jetës njerëzit mund t’i përjetojnë shpesh këto dhimbje e sidomos në mosha të vogla. Mund të ndodhin për një sërë arsyesh, duke nisur që nga futja e ujit në vesh, infeksionet apo sëmundjet specifike që mund ti prekin ato.

Gjithsesi është vënë re edhe një tjetër lloj gjendje që krijohet tek veshët. Quhet pulsimi, zhurma apo tringëllima e veshit dhe shkakton pikërisht veprimet e përmendura më parë. Shpesh njerëzit ankohen se veshët e tyre zhurmojnë vazhdimisht, duke mos e kuptuar shkakun e kësaj gjendje. Në këtë artikull ju shpjegojmë se përse ndodh dhe si mund ta largoni lehtë.

Përse pulsojnë veshët
Nëse ju pulson njëri apo të dy veshët shkaqet me shumë gjasë janë të njëjtat dhe fshihen thellë në organizmin tuaj. Kjo gjendje vazhdon me ditë jave e muaj të tërë dhe kthehet në një stres të vazhdueshëm për këdo që e përjeton. Intensiteti më i madh i zhurmës ndihet kur shtriheni për të pushuar apo fjetur. Ky puls i vogël brenda kokës tuaj me siguri nuk ju lë të pushoni të qetë dhe ju streson vazhdimisht. Arsyet kryesore se përse kjo gjendje zhvillohet fillojnë që nga presioni i lartë i gjakut, problemet me venat, anemia apo arterioskleroza.

Sëmundjet që e shkaktojnë
Problemet me enët apo venat e gjakut mund të prekin shumë njerëz duke bërë që qarkullimi i gjakut të mos jetë i mirë. Kështu venat që kalojnë pranë veshit dhe çojnë gjakun në tru, krijojnë zhurmë për shkak se mund të jenë të dëmtuara ose me probleme. Presioni i lartë i gjakut ose tensioni i lartë është një tjetër arsye. Kur gjaku lëviz me shpejtësi të ndryshme apo shumë të shpejtë, zhurma do të jetë e pranishme në veshët tuaj.

Kjo mund të vijë nga sëmundje të ndryshme që shkaktojnë hipertension ose gjatë periudhave të stresit, abuzimit me alkoolin apo kafeinën. Anemia ose tiroidja hiperaktive bëjnë që gjithashtu gjaku të lëvizë shpejt në trup, duke shkaktuar zhurma tek venat që kalojnë pranë veshëve tuaj. Arterioskleroza njihet si sëmundja që i bllokon arteriet dhe enët e gjakut duke i bërë ato më pak fleksibël. Në këtë mënyrë gjaku që kalon tek veshi i mesit, lëviz me vështirësi dhe me forcë duke bërë që të ndjeni zhurmë tek të dy veshët. Një tjetër arsye mund të jenë edhe tumoret e kokës apo të qafës. Këto sëmundje veprojnë duke shtypur enët e gjakut dhe shkaktojnë zhurmën tek veshët.

Efektet anësore
Pulsimi apo tringëllimi i veshëve mund të kthehet në një problem të vërtetë për këdo që e përjeton. Pasi mund të shkaktojë një sërë efektesh të tjera anësore. Duke filluar nga dhimbja e kokës, marramendja, të përzierat, stres, probleme me shikimin apo humbje të dëgjimit.

Si ta ndaloni
Nëse kjo zhurmë e fortë dhe vazhdon për ditë, jave e muaj me radhë duhet të konsultoheni me një specialist. Kjo pasi, nën këtë rrahje të veshit mund të fshihen një sërë sëmundjesh të tjera siç përmendëm edhe mësipër. Mundohuni që të gjeni shkakun në mënyrë që zhurma të pushojë gradualisht. Gjithashtu kur shtriheni për të fjetur mundohuni që të fokusoheni tek një zhurmë tjetër e jashtme. Mjekët shpesh sugjerojnë disa makineri të posaçme, të cilat përdoren për të gjeneruar një zhurmë të lehtë në dhomën tuaj, në mënyrë që të harroni zhurmën e veshit.

Paraardhëse

Ambasadorja e SHBA-së takim online me diasporën shqiptaro-amerikane: Punë filantropike për forcimin e Shqipërisë

Pasardhëse

Mbërrin i nxehti Afrikan, sinoptikanët: Qershori temperatura deri në 38°C

Pasardhëse

Mbërrin i nxehti Afrikan, sinoptikanët: Qershori temperatura deri në 38°C

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.