• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Botë

Puigdemont merr arratinë, do të kërkojë azil në Bruksel?

31 October, 2017
në Botë
0
4
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ish-presidenti i rajonit të Katalonjës, Carles Puigdemont ndodhet në Bruksel. Ky është informacioni i fundit i siguruar nga burime brenda Parlamentit Europian, nga “Politico”. 

I njëjti burim tha se Puigdemont do të mbajë një konferencë për shtyp në Bruksel gjatë mesditës së të martës.

Ndërkohë, burime nga qeveria katalanase kanë thënë këtë të hënë për rrjetin lokal televiziv “TV3” se Puigdemont ndodhej “në një vend të fshehtë por të sigurtë” në Bruksel, të njëjtën ditë kur kryeprokurori spanjoll ngriti akuzat kundër tij për rebelim.

Puigdemont ndodhet në kryeqytetin belg së bashku me anëtarët e tjerë të kabinetit, për t’u takuar me politikanët nacionalistë fleming, e planifikon që të kërkojë edhe azil politik, sipas njoftimeve të rrjetit televiziv spanjoll “La Sexta”.

Sekretari belg për Politikat e Azilit dhe Emigracionit, Theo Francken tha të shtunën se Puigdemont mund të kërkonte azil politik në Belgjikë.

Përfaqësuesit katalanas në BE nuk kanë komentuar ende mbi raportet se Puigdemont ndodhej në Bruksel, sikurse nuk kanë dhënë shpjegime as zyra e kryeministrit të Belgjikës, apo zyrtarë të tjerë belgë.

Një zëdhënës i nacionalistëve fleming të partisë “N-VA”, Joachim Pohlmann tha për “Politico”-n se “nëse Puigdemont ndodhet në Bruksel, me siguri nuk është atje me ftesën e N-VA”.

Një zëdhënës i Komisionit Europian, tha se KE nuk është në dijeni nëse Puigdemont është realisht apo jo në Bruksel, madje shtoi se nuk ka asnjë takim në axhendë me ish-presidentin e Katalonjës.

Ndërkohë, koordinatori i përgjithshëm i Partisë Popullore të kryeministrit Mariano Rajoy, Fernando Martinez-Maillo e përshkroi vizitën e raportuar të Puigdemontit në Bruksel “nga dëshpërimi”.

“Sa i përket vizitës së Puigdemontit në Bruksel, që ende nuk është konfirmuar, besoj se do të jetë prova reale dhe më absolute e dëshpërimit të tij”, tha ai. “Fakti që ai shkon në Bruksel, selinë e institucioneve europiane, teksa një prej vlerave më të mëdha të BE-së është mbrojtja e sundimit të ligjit, mbrojtja e ligjshmërisë dhe e vlerave kushtetuese, është në vetvete një kontradiktë. Do të ishte më mirë që ai të qëndronte në shtëpi”.

Paraardhëse

SHISH ka përgjuar mbi 800 herë Ramën dhe Metën

Pasardhëse

Ushtarakja zhvesh uniformën dhe… ‘shpërthen’ rrjetin! (FOTO)

Pasardhëse

Ushtarakja zhvesh uniformën dhe… ‘shpërthen’ rrjetin! (FOTO)

Diskutime rreth kësaj post




Botë

Netanyahu: Shkatërrimi i boshtit iranian është qëllimi ynë për vitin e ardhshëm

Nga lajme2
22 September, 2025
0

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu shpalli planin e ri ndaj goditjes së armiqve të vendit, duke njoftuar se vitin e...

Trump gati të nënshkruajë marrëveshjen për TikTok, pronësia në shumicë amerikane

22 September, 2025

Luiz Ejlli do futet sërish në “Big Brother VIP Albania”?

22 September, 2025

A është fejuar? Xheneta Fetahu zbulon partnerin e ri

22 September, 2025

Një kandidat nga opozita përballë Manstirliut/ Dashamir Shehi: S’mund të kandidojë një i zbritur nga fshati, milioner”, Alimehmeti dhe Tabaku janë të rinj dhe kanë dije

22 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.