• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Publikohet lista, këto janë degët në universitete që rrezikojnë të mbyllen (FOTO)

9 October, 2018
në Aktualitet, Kryesore
0
17
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Përveç “Aleksandër Moisiut” të Durrësit, të gjitha universitetet në rrethe të tjera nisin vitin e ri akademik me firo.

Rreth 40 programe studimi pritet të mos çelen për shkak të mosplotësimit të kuotës minimale prej 10 studentësh.

Universiteti “Eqrem Çabej” GjirokastërNdonëse të dhënat janë transparente në portalin u-albania, organizata Qëndresa Qytetare është ajo që ka analizuar të gjitha degët (tabela përbri), të cilat në përfundim të raundit të dytë kanë dhjetë ose më pak të regjistruar e që rrjedhimisht rrezikojnë të mos hapen. “Eqerem Çabej” në Gjirokastër vijon të jetë më i rrezikuari. Nga 23 degë në total, 14 prej tyre kanë nga 0 në 9 studentë në postraundin e dytë të regjistrimeve.

RAUNDI I TRETË

E vetmja shpresë për universitetin e po ashtu edhe për studentët tashmë të regjistruar në programet në prag mbylljeje është raundi i fundit i regjistrimeve. Këtë vit, Ministria e Arsimit ka bërë një lëshim, duke lënë plotësimin e kuotave në rende të lirë. Të gjithë maturantët që mbetën jashtë dyerve mund të regjistrohen nga sot deri më 13 tetor, direkt në sekretarinë e fakultetit që ka kuota të lira (nga ato që aplikuan në raundin e dytë). E në rast se konstatohen ende vende bosh, plotësohen nga dekanët e fakulteteve sipas kërkesave të depozituara nga 15-18 tetori. Vetëm në datën 21, kur përfundojnë regjistrimet për këtë vit, mund të thuhet nëse ka vend për alarm.

MËSUESIA

Pragu minimal i notës mesatare 7, për të aplikuar në një degë mësuesie që u aplikua nga ky vit, duket të ketë penalizuar shumë profile në rrezik. “Gërshërët” kanë prekur më shumë universitetin e Gjirokastrës me profilet: Biologji-Kimi, Histori-Gjeografi, Matematikë-Informatikë, Gjuhë-Letërsi Shqipe, Mësuesi për Arsimin Parashkollor, Matematikë-Fizikë, Fizikë dhe Teknologji Informacioni, ndërsa në Korçë mbyllet Arsimi

Parashkollor dhe Filozofi-Sociologjia.

Në Shkodër pritet t’u vihet kyçi Gjuhës Italiane, Historisë, Pedagogjisë Muzikore, Gjuhës Frënge dhe Pikturë e Grafikë, ndërsa në Elbasan nuk do të dalë asnjë mësues për gjuhën e huaj. E veç kësaj, edhe për Edukimin Qytetar, Matematikë-Fizikë, Biologji-Kimi, Filozofi-Sociologji dhe Fizikë Kompjuterike. Përpjekjet e Ministrisë së Arsimit për mësues cilësorë duket se do ta lënë vendin pa ta. Së paku, për arsimin parashkollor e fillor, degë të cilat nuk figurojnë fare në universitetet e kryeqytetit.

Foto:

Paraardhëse

Basha flet me emra: Ja bandat dhe të fortët me të cilët Rama grabiti votat

Pasardhëse

Gjykata ‘hedh vallen’ e prokurorisë për gazetarin Olldashi, Albert Veliun dhe Alizotin

Pasardhëse

Gjykata 'hedh vallen' e prokurorisë për gazetarin Olldashi, Albert Veliun dhe Alizotin

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Arben Ahmetaj padit Qeverinë në Strasburg

Nga lajme2
10 November, 2025
0

Ish-ministri i Financave dhe ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj, ka paditur qeverinë shqiptare në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut në...

Botërori 2026/ Kombëtarja nis sot përgatitjet për ndeshjet e fundit kualifikuese

10 November, 2025

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

16 October, 2025

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.