• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

“Pse “të fortët” ishin “sy e veshë” tek gara e SPAK?”, ish-demokrati plas deklaratën e fortë

16 December, 2022
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
121
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ish-koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi, ka reaguar për zgjedhjen e kreut të ri të SPAk. Ai shprehet se kjo zgjedhje, ka “mërzitur” qeverinë dhe opozitën, të cilët gjatë këtyre 32-viteve kanë sfiduar drejtësinë.

Sipas Patozit kjo ngjarje që mori vëmendje kaq të madhe si asnjëherë më parë nga “të fortët”, tregon se ka një rreze shprese sado të vakët që të ketë ndryshime në të ardhmen.

Shkrimi i plotë:

“NUK ËSHTË PAK TË MËRZISËSH NJËKOHËSISHT “RILINDJEN” DHE “FOLTOREN”

Kisha menduar ndoshta gabimisht se reforma në drejtësi ishte vetëm një kujtim i largët, pasi e konsideroja atë të vdekur, ngaqë çakejtë kryesorë të politikës e kishin sulmuar, ndukur, pickuar dhe çjerrë gjatë gjithë kohës, madje edhe përpara se ajo të lindte.

Dhe gati isha bindur se ia kishin dalë në misionin dhe vendosmërinë e tyre për ta vrarë shpresën e vetme për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë kronike në këtë vend, ku abuzimi me pushtetin është kthyer në kult prej më shumë se tre dekadash.

Sot ka një sinjal të zbehtë se ajo mbase është gjallë dhe ky nuk do të ishte lajm i keq. Mënyra se si po reagohet për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK-ut dhe sidomos vëmendja e lartë e “të fortëve” të politikës për të gjithë procesin më bën të mendoj se ende ka ndonjë shpresë të vakët se diçka mund të ndryshojë në të ardhmen.

Personalisht nuk më thonë asgjë emrat e kandidatëve për kreun e SPAK-ut, sepse nuk më ka lidhur gjë ndonjëherë me ta, ndërkohë që raportet e tyre me publikun nuk është se i bëjnë shumë të ndryshëm nga njëri-tjetri. Ndaj nuk e përafroj fare me fituesin e garës idenë se mbase nuk janë fikur të gjithë qirinjtë e besimit se një ditë drejtësia mund të funksionojë edhe në këtë vend. Sado e ndrojtur dhe e frustruar nga presioni politik që të jetë.

Ajo që bën më shumë sot përshtypje është fakti që dy skajet fundore të politikës në Tiranë ndjehen njësoj të shqetësuara me të rejat e fundit nga fronti i SPAK-ut.

“Rilindja” pak më e përmbajtur, por qartazi e mërzitur dhe e sfiduar, ndërsa “Foltorja” më e sinqertë dhe më e drejtpërdrejtë në agresivitetin e saj, ndoshta ngaqë nuk i lipset shumë diplomacia, ngaqë nuk ka se çfarë të humbasë.

Mjafton edhe kaq për ta konsideruar si një hap të vogël në drejtimin e duhur edhe sikur asgjë fare të mos sjellë në të ardhmen kjo rokadë në kupolën e SPAK-ut.

Nuk është pak edhe fakti që u ka prishur gjumin qoftë edhe vetëm për një ditë të vetme të gjithë atyre, të cilët janë përgjegjës për të gjitha gjëmat, që kanë ndodhur në Shqipëri gjatë këtyre 32 vjetëve”– shkruan Astrit patozi në Facebook.

Paraardhëse

“U ndryshoi ngjyra e fytyrës menjëherë”, Andi Bushati zbulon prapaskenat e forta të zgjedhjes së kreut të SPAK: Ju tregoj lëvizjen e Yuri Kim

Pasardhëse

Altin Dumani zgjidhet në krye të SPAK, reagon ambasadorja e BE

Pasardhëse

Altin Dumani zgjidhet në krye të SPAK, reagon ambasadorja e BE

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.