• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Kuriozitete

Pse stuhitë e dëborës janë dyfishuar në 20 vitet e fundit?

1 February, 2016
në Kuriozitete
0
6
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter
Kërkuesit kanë përllogaritur se numri i stuhive të dëborës është dyfishuar në këto dy dekadat e fundit, ndërsa me ngrohjen globale pritet që ato të shtohen dhe të jenë më të forta

Stuhitë e dëborës, ashtu si ajo që hasi SHBA-ja këtë fundjavë, janë dyfishuar në numër gjatë 20 viteve të fundit. Nga viti 1960 në 1994, SHBA-ja pësonte rreth nëntë stuhi dëbore në vit. Që nga 1995, kjo mesatare është rritur në 19.

Dhe nuk po rritet vetëm shpeshtësia. Më shumë stuhi dëbore po formohen jashtë sezonit normal të stuhive nga tetori në mars, sipas zbulimeve të shkencëtarëve.

Në dy dekadat e fundit, ka pasur më shumë se tri stuhi dëbore në vit nga prilli në shtator krahasuar me periudhën 1960-1994. Kjo sipas studimit të shkencëtarit Jill Coleman nga Universiteti Shtetëror Ball në Indiana.

Një stuhi e fuqishme dëbore kategorizohet si stuhi që ka erëra prej 35 metër në orë dhe shikueshmëri prej 400 metrave larg. Këto kushte duhet të jenë konstante për të paktën tri orë.

Sipas USA Today, një arsye për rritjen dramatike mund të jetë raportimi më i mirë dhe monitorimi i stuhive. Por mund të ketë edhe shpjegime të tjera.

Sipas Coleman, cikli i njollave diellore mund ta ketë fajin, ku stuhitë e dëborës po shtohen me kalimin e kohës, ndërsa aktiviteti i njollave diellore është zbehur. Ky aktivitet ndodh në cikle 11-vjetore dhe është aktualisht në pikën më të ulët.

Njollat diellore janë zona të errëta në diell që shkaktohen nga ndërveprimet me fushat magnetike të diellit.

Shkencëtarët nuk i kuptojnë ato plotësisht, por mund të gjenerojnë shpërthime të mëdha mbi sipërfaqen diellore, duke çliruar rrezatim ndaj tokës.

“Periudhat me njolla diellore minimale priren të koincidojnë me shpërthimet më të shpeshta polare në Hemisferën Veriore që mund të rrisin gjasat e stuhive të dëborës”, tha Coleman.

“Megjithatë, aktiviteti i njollave diellore është vetëm një komponent i vogël në shpjegimin e shpeshtësisë së stuhive të dëborës”.

Një shkak tjetër për rritjen e numrit të stuhive mund të jetë ndryshimi klimatik i shkaktuar nga njeriu.

Michael Mann, drejtor i Qendrës Shkencore për Sistemin e Tokës në Pensilvani mendon se ka kërkime që sugjerojnë se ndryshimi klimatik po i bën stuhitë e dëborës më të shpeshta dhe më të forta.

“Ka studime të mbështetura edhe nga studiues të tjerë që sugjerojnë se ndryshimi klimatik do të sjellë stuhi dëbore më të forta në verilindje për të njëjtin shkak që ndodhi stuhia në SHBA. Ky shkak janë temperaturat e ngrohta të pazakonta në sipërfaqen e Oqeanit Atlantik.

Kur përzihet lagështia e madhe me një shpërthim të ftohti nga Arktiku, diçka që do të vazhdojë me ngrohjen globale, krijohen sasi të mëdha energjie dhe lagështie dhe rënie të shumta dëbore, si ajo që pamë në SHBA.

Të paktën 37 vdekje iu atribuuan stuhisë së dëborës që përfshiu Amerikën javën e shkuar, që nga pastrimi i dëborës te thithja e monoksidit të karbonit dhe përplasjet me makinë.

Njerëzit janë shkaktarët e temperaturave rekord?

Stuhitë janë e vetmja gjë që po rritet si rezultat i ndryshimit klimatik të sjellë nga njeriu, thonë shkencëtarët. Që nga fillimi i mijëvjeçarit të ri, bota ka përjetuar një varg vitesh të ngrohta rekord.

Shkencëtarët thonë se është shumë e mundur që këto temperatura të larta globale, të paprecedenta më parë të jenë shkaktuar nga çlirimet e gazeve të aktivitetit njerëzor si djegia e karburanteve fosile si qymyri dhe nafta.

Kjo vjen vetëm disa ditë pasi NASA konfirmoi se viti 2015 ishte më i ngrohti në histori, me temperatura që u rritën me 1 gradë Celsius mbi ato para industrializimit.

Studimi më i fundit nga Instituti i Postdamit për Kërkimin mbi Ndikimin Klimatik në Gjermani pretendon se është “shumë e pagjasë” që 13 nga 15 vitet më të nxehta që janë regjistruar në këto 150 vitet e fundit kanë ndodhur që prej vitit 2000.

Sipas tyre, ka 600 deri në 130,000 herë më shumë gjasa që ndryshimet të ndodhin për shkak të natyrës sesa prej aktiviteteve njerëzore dhe influencës së tyre në ndryshimin klimatik.

Paraardhëse

Sa pak të ardhura dhe të punësuar nga “shitja” e vendit

Pasardhëse

Banda e Kserës që vidhte paratë e romëve dhe paraplegjikëve

Pasardhëse

Banda e Kserës që vidhte paratë e romëve dhe paraplegjikëve

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.