• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

“Pse ore mjeran, budallenj na di!” Ngjela shpërthen keq pas deklaratës së politikanit të njohur, paralajmëron zhvillime të bujshme

19 April, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
2.8k
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Avokati i njohur Spartak Ngjela ka bërë një analizë të thelluar lidhur me deklaratën e presidentit serb Vuçiç, i cili është shprehur se ‘Partia Demokratike është për Shqipërinë etnike’.

Postimi i Ngjelës:

“Hahahaha!

Vuçiç paska thënë: Partia Demokratike është për Shqipërinë etnike.

Domethënë logjika na thotë se Vuçiç po thotë hapur: patriotizmi shqiptar duhet të votojë për Partinë Demokratike.

Atëherë, logjika është shumë e thjeshtë:

Vuçiç me budallallëkun e tij na tha indirekt që Beogradi është me Bashën dhe me krerët e Partisë Demokratike. Kurse, një variant tjetër logjik është që, Vuçiç mendon se shqiptarët janë budallenj dhe do ta besojnë që Basha është për Shqipërinë etnike, edhe pse kjo është pohuar nga një kundërshtar i përgjakshëm i shqiptarëve…

A ju kam thënë se Vuçiç është një copë budalla?

Ja ku doli. Po si?

Vuçiç po iu bën shqiptarëve këtë kërkesë: votoni për Bashën dhe PD-në, se ata janë për Shqipërinë etnike. Po mirë: Vuçiç me Shqipërinë etnike është që, ju kërkon këtë gjë shqiptarëve? Ai në pushtet ka ardhur me ekstremin më antishqiptar, dhe ky është fakt. Atëherë? Humori do të fillojë në Shqipëri.

E trashë, shumë e trashë kjo lojë e presidentit të Serbisë.

Në fakt këta janë sërbo-mëdhenjtë: këta historikisht kanë qenë dhe janë terroristë, por të trashë.

Ore, e ka thënë këtë përkrahje të hapur për Bashën ky, apo ia kanë futur intrigë kundërshtarët?! Kjo duhet parë: por, neve media na i ka përcjellë.

Ndërkohë, na duhet të kemi parasysh që serbëve iu janë zënë sytë nga frika e presidentit amerikan Joe Biden, i cili është hapur në mbrojtje të Kosovës dhe për çështjen e Kosovës, prandaj ndoshta Vuçiç e ka bërë këtë kalamallëk nga emocioni patologjik, sepse, siç duket, po presin që të ndihmojnë antiamerikanët të vijnë në pushtet në Shqipëri në 25 prill.

Po si ka mundësi? Pse, ky Vuçiç, Bashën dhe kryesinë e Partisë Demokratike po e prezumon si antiamerikane? Se kështu po na del logjika.

Por, megjithatë, duhet të kujtohemi se, kur frika të zë sytë, gjithmonë del në pah fëminia e radhës e të tremburit.

Dhe ja ku doli…

Por, humor më të fortë për t’u tallur me presidentin e Serbisë nuk ka.

Po Basha, a do t’i përgjigjet? Besoj se po, se Basha nuk ka ndonjë inteligjencë të madhe politike, por është më i zgjuar se Vuçiç. Kështu që, edhe mund të distancohet me elegancë të një stili retorik.

Gjithësesi, kjo është një e drejtë e Bashës, por, kështu siç erdhi kjo çështje, humori do të shpërthejë si tallje e shqipëtarëve me Vuçiçin. Keni për t’a parë..

Pse ore serb, me vuajtjet e mëdha që ke prej kësaj kohe, vajte e na dhe neve shqiptarëve një mundësi kaq të madhe për të qeshur e për t’u tallur me ty?

Pse ore mjeran, budallenj i di shqiptarët ti?!! Vazhdo gënjeji serbët që do ta marrësh Kosovën nesër, se ke vite që po i gënjen, por mos shko me mendimin se me një infantilizëm të tillë do gënjesh dot shqiptarët.

Gjithsesi: çështja shqiptare është në një lartësi kaq të madhe historike, saqë mjerimi serb nuk e mposht dot.

Por edhe diçka: do vijoni të shihni edhe më tej nivel infantil të politikës serbe, në lidhje me çështjen shqiptare…”, ka shkruar Ngjela.

Paraardhëse

Nuk përmbahet Rama, heq mikrofonat dhe largohet nga studio pas përplasjes me moderatorin

Pasardhëse

Incidenti në zyrën e PD, shpërthen keq Meta nga Kavaja, paralajmëron Ramën dhe Ardi Veliun

Pasardhëse

Incidenti në zyrën e PD, shpërthen keq Meta nga Kavaja, paralajmëron Ramën dhe Ardi Veliun

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.