• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Opinion

Pse nuk mund ta kemi më parlamentin e vitit 1992?

8 February, 2017
në Opinion
0
5
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Nga Ben Andoni

Përgjigjja e kësaj pyetje sipas të cilës Shqipëria nuk mund të ketë më Legjislativin e vitit 1992 është e thjeshtë: tashmë gjithçka e vendosin krerët e partive. Marrëveshja Berisha-Rama për ndryshimet në Kushtetutë e 21 prillit të vitit 2008 miratoi lëvizjet e të ardhmes, që i kanë vënë dërrmën demokracisë parlamentare. Paradoksi është se Ilir Meta dhe formacioni i tij LSI-ja bënë një rezistencë të madhe, porse ishin ata që përfituan e përfitojnë paq nga kjo marrëveshje. Vetëm se ndryshimet e atjeshme në kodin elektoral i kanë vënë barrierë të madhe partive të tjera më të vogla, që u duhet të jenë shtojcë e dy trenave të mëdhenj të dy Aleancave Zgjedhore për të mbijetuar politikisht. Nga këto ndryshime nuk kanë mbetur pa vuajtur dhe vetë partitë e mëdha, sa i përket prestigjit.

Akumulimi i forcës për të zgjedhur deputetët vetëm në duar të kryetarit, vetë sistemi zgjedhor, janë bërë mundësi penetrimi të elementëve me parametra të dyshimtë, por edhe e figurave konjukturale. Dhe përballja në foltoren e parlamentit jo vetëm lë për të dëshiruar, por ka zëvendësuar në segmente jo të pakta emisionet e humorit kurse dialogjet dhe replikat janë kthyer në tërheqje kombëtare sa i përket shkëmbimit të batutave.

Tregues është Legjislativi 2013-2017 mbushur dhe pasqyrim për mllefet e zakonshme politike, me gjenerime të pakta idesh të përbashkëta për zhvillimin e vendit, fyerje skajore, anatema dhe pengesa të paimagjinueshme. Ky legjislativ i fundit për nivelin e tij, malin me gafa të deputetëve dhe artikulimet butaforike dhe pa substancë të shumicës së pjesëmarrjes e ka neveritur perceptimin e njerëzve për vetë këtë institucion.

Ky i fundit mbeti, ashtu si Legjislativët e tjerë, shumë e shumë hapa pas Legjislativit të vitit 1992, që edhe me një përvojë shumë më të pakët parlamentare përcolli shumë më tepër ide. Nëse president nuk do të ishte Sali Berisha, por një figurë më bashkuese, ky Legjislativ do të mbahej mënd edhe më gjatë. Në këtë parlament teknikisht 100 deputetë u zgjodhën direkt kurse 40 deputetë erdhën nga listat e partive. Cilësia e këtij Kuvendi u rrit ndjeshëm jo thjesht prej pranisë së Juristëve, Ekonomistëve dhe mësuesit, por edhe thelbit të artikulimit të tyre. Intelektualët me prestigj dominonin dhe i dhanë një dimension shumë të mirë këtij Legjislativi. Të mos harrojmë se në këtë parlament ishin Dritëro Agolli, Dhimitër Anagnosti, Moikom Zeqo, Ahmet Osja, Natasha Lako, Pjetër Arbnori, Rushen Golemi, Alfred Serreqi, Paskal Milo, Fehmi Abdiu, Skënder Shkupi, Teodor Keko, Ruzhdi Pulaha, Skëndër Gjinushi, Ermelinda Meksi, Besnik Mustafaj e shumë e shumë të tjerë të parametrave të lartë, bindesh për argumentin.

Në këtë legjislaturë (1992-1996) kuptohet se debati intelektual nuk mund t’i shpëtonte polarizimit politik, porse cilësia e përbërjes reflektonte edhe qëndrimet e shumë prej deputetëve që manifestonin kulturë dhe forcë argumenti.

Mbase në këtë Legjislativ, nëse nuk do ishte e tepruar ndërhyrja e Berishës për të kontrolluar, atëherë ai do të mbetej etalon i paarritshëm për Legjislativët e tjerë, që e kanë rrënuar shumë figurën e deputetit, prej vetë përshfaqjes së deputetëve. (JavaNews)

Paraardhëse

Zyrtarja që do “shkundë” drejtësinë: “Vetting”-u, jetik për në BE

Pasardhëse

Kushërinjtë përplasen më armë në Dibër për një lavatriçe

Pasardhëse

Kushërinjtë përplasen më armë në Dibër për një lavatriçe

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.