• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Pse nuk i dorëzuat firmat tek Gaz Bardhi? Reagon menjëherë Arben Ristani: “Cic micet” nuk duhet të marrin peshë. Ja përse nuk u dorëzuan ndryshimet

11 November, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
448
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Arben Ristani, ka reaguar edhe për ndryshimet në statut duke thënë se do të ishin dorëzuar por organet e zgjedhura kanë qenë të painteresuara për të bërë ndryshimet e duhura.

Ndërsa i bindur, ish deputeti tha se PD zyrtare është shumica e anëtarëve të PD. Sekretari i Përgjithshëm është përgjegjës për organizimin e partisë. Në këtë kontekst nuk duhet të shkonin firmat tek sekretari i përgjithshëm?

Arben Ristani: Organizimi i Kuvendit është ndryshe dhe nuk varet nga organizimi i partisë. Për më tepër, ka 2 mënyra të mbledhjes së Kuvendit. Është një mënyrë kur e mbledhin organet drejtuese të partisë, pra organet e zgjedhura nga Kuvendi me vendim të kryesisë dhe këshillit Kombëtar. Ka dhe një mënyrë tjetër kur Kuvendi ka probleme pikërisht me këta që duhet ta mbledhin dhe është mënyra që vetëmblidhet. Në këto kushte, prandaj është dhe e parashikuar që çdo Kuvend duke nisur me Kuvendin e Shqipërisë, me kuvendet e partive politike ndodh kështu: Kuvendet vetëkontrollohen, askush nuk i kontrollon.

Kuvendi merr strukturën e vet të kontrollin dhe pakica ka për detyrë të jetë që të ushtrojë kontrollin gjatë zhvillimeve të punimeve të Kuvendit. Ajo që ka ndodhur është në respekt të institucioneve të partisë, në respekt të transparencës është dorëzuar në organin më të lartë që ka partia në periudhën mes 2 Kuvendeve në Këshillin Kombëtar. Cic micet në këtë zyrë apo tjetrën nuk duhet të marrin peshë në retorikën tonë apo interesin tuaj sepse nuk ju intereson cila zyrë është, por cila procedurë ndiqet.

Keni deklaruar se në PD po punohet për një statut të ri. A nuk duhet të ishin dorëzuar ndryshimet ditën e djeshme? Çfarë parashikon statuti për këto ndryshime?

Arben Ristani: Nëse do kishte mbledhje normale të Kuvendit, organet e zgjedhura mund të kishin punuar por këto organe kanë qenë të painteresuara për të bërë ndryshimet e duhura. Tashmë që Kuvendi po vetëmblidhet, strukturat e këtij Kuvendi po punojnë për propozime që duhet të shoqërohen me një numër firmash siç e parashikon statuti gjatë kohës që Kuvendi është i mbledhur. Kuorumi i nevojshëm për të bërë propozime do të duhet të verifikohet dhe të jetë e të paraqesë propozimet. Propozimet janë bërë tashmë të qarta për publikun. Janë propozime që kanë të bëjnë me njohjen e fraksioneve në PD, të cilat Basha nuk ka dashur t’i vendosë në statutin e PD. Kanë qenë propozime për të bërë primaret në PD, që Basha i ka thënë por nuk i ka futur në statut.

Si do e mblidhni një Kuvend nëse nuk e njeh PD zyrtare?

Arben Ristani: Keni një koncept gabim. PD zyrtare është shumica e anëtarëve të PD. Nuk ka PD zyrtare tjetër.

Paraardhëse

U përball me të papriturën mëngjesin e sotëm, reagon Rudina Hajdari dhe tregon çfarë i ndodhi: E përdorën këtë për të më kujtuar shijen e baltës së Shqipërisë

Pasardhëse

Akuzoi jurinë se nuk duan shqiptarët nga Kosova, këngëtari publikon këngën që nuk i pranuan në RTSH

Pasardhëse

Akuzoi jurinë se nuk duan shqiptarët nga Kosova, këngëtari publikon këngën që nuk i pranuan në RTSH

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.