• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Shëndet

Pse nuk duhet të flini me ngrohësin ndezur në dhomë

3 February, 2024
në Shëndet
0
149
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ndezja e ngrohësit është gjëja e parë që mund të mendoni kur vijnë ditët e ftohta të dimrit. Por ky veprim mund të ndikojë keq në sistemin imunitar. Nëse flini me ngrohës ndezur gjatë gjithë natës, do të jeni më të prirur për t’u prekur nga infeksionet dhe sëmundje të tjera.

Fikja e ngrohësit gjatë natës, jo vetëm që do të mbrojë sistemin tuaj imunitar, por do t’ju kursejë edhe para, sepse nuk do të harxhoni energji elektrike. “Bright Side” zbulon efektet negative që mund të ketë ky veprim në shëndetin tuaj.

Mund të prishë cilësinë e gjumit.

Në mbrëmje, trupat tanë përjetojnë ulje të lehtë të temperaturës, duke sinjalizuar trupin se është koha për të fjetur. Megjithatë, kur temperatura e dhomës është e lartë, mund të pengoni procesin e termorregullimit të trupit dhe të përjetoni lodhje, siklet dhe shqetësim.

Kjo jo vetëm që do t’ju bëjë të ndiheni të mërzitur të nesërmen, por gjithashtu mund të ndikojë në rikuperimin trupor, konsolidimin e kujtesës, të mësuarit dhe procese të tjera. Kjo është arsyeja pse shtimi i një batanije më shumë në vend të ndezjes së ngrohësit mund të jetë një zgjidhje më e mirë, pasi mund ta hiqni lehtësisht një shtresë kur filloni të keni vapë.

Mund të shkaktojë dhimbje në kraharor dhe probleme me zemrën.

Ngrohësit krijojnë shumë nxehtësi, e cila rrit nivelin e monoksidit të karbonit brenda dhomës. Kjo është arsyeja pse nuk rekomandohet ta mbani atë për një kohë të gjatë, pasi nxehtësia do të rrisë CO2 mbi nivelet e sigurta që mund të jenë të dëmshme për shëndetin tonë.

Nëse e mbani ngrohësin ndezur në dhomë gjatë natës për një periudhë të gjatë kohore, mund të përjetoni dhimbje gjoksi dhe probleme të tjera të zemrës. Në këtë rast, personat që kanë sëmundje të zemrës dhe pacientët me astmë duhet të jenë tepër të kujdesshëm, pasi janë veçanërisht të rrezikuar.

Mund të thajë lëkurën tuaj.

Fjetja me ngrohës ndezur gjatë gjithë natës mund të shkaktojë tharjen e lëkurës për shkak të mungesës së lagështirës. Kjo mund të bëjë që lëkura të acarohet, të djersijë dhe të kruhet.

Mund ta bëjë ajrin në dhomë të dëmshëm.

Nëse dhoma juaj nuk është e ajrosur siç duhet, i nxehti mund të ndikojë negativisht në cilësinë e ajrit të brendshëm. Kjo mund të provokojë pasoja shëndetësore në afat të gjatë dhe mund të shkaktojë probleme të frymëmarrjes si astma, mund të shkaktojë alergji dhe disa sëmundje të tjera serioze.

Mund të dëmtojë sistemin tuaj imunitar.

Bakteret mbijetojnë më gjatë në ajër të thatë. Kjo është arsyeja pse zakonisht sëmuremi dhe gripi na zë më shpesh gjatë dimrit, kur ajri në dhomat tona është shumë më i thatë./Burimi:Panorama

Paraardhëse

“Me Ramën s’është prishur për inceneratorët”, analisti i njohur ngre dyshimet e forta: Arben Ahmetaj mund të përdoret nga shërbimi grek

Pasardhëse

Sara dhe Bardhi shkëmbejnë puthjen e parë? “Ah mavriu ti ç’të ka gjetur, ç’tu desh mor vëlla”, Meri e ngacmon

Pasardhëse

Sara dhe Bardhi shkëmbejnë puthjen e parë? "Ah mavriu ti ç’të ka gjetur, ç’tu desh mor vëlla", Meri e ngacmon

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.