• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Opinion

Pse Najada?

5 March, 2021
në Opinion
0
70
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Nga: Ergys Mërtiri 

Najada Çomo nuk ka spikatur për ndonjë arritje profesionale. Askush nuk e përmend për ndonjë vlerë të veçantë si mjeke, apo për ndonjë mbresë tek pacientët në raste k.ritike. Por kjo nuk do të thotë se ajo nuk është e aftë si shefe, e aftë jo për të përmbushur detyrën duke ofruar një produkt në dobi të qytetarëve, por për të plotësuar nevojën e dëshpëruar të qeverisë për të fshehur problemet e për të fabrikuar një panoramë pas së cilës të fshihet.

Znj. Çomo ka punuar fort në këtë drejtim. Ajo është investuar fuqishëm në fabulën që qeveria ka krijuar për pande.minë, duke u vetëprojektuar në një rol protagonisti në serialin kinematografik të ERTV-së mbi këtë çështje.

Sigurisht, ka plot mjekë që kanë sakrifikuar vërtet shumë në këtë histori. Por jo të gjithë kanë mundësinë dhe aftësinë që ta konvertojnë punën e tyre në imazh publik. Drejtoresha, jo vetëm që ka ditur ta bëjë këtë mjaft mirë, por madje ka arritur të kapitalizojë edhe sakrificat e të tjerëve, e impostuar mediatikisht si komandante e “vijës së pare” të frontit kundër “ar.mikut të padukshëm”, pa harruar këtu modestinë për ta bashkëndarë kapitalin e saj personal me qeverinë, së cilës i duhet kaluar patjetër pjesa më e madhe e meritave.

Znj. Çomo ka ditur gjithashtu të shtrëngojë me dorë të hekurt gjuhët e vartësve të saj “heronj”, për të mos nxjerrë në publik asgjë që dëmton qeverinë, në një kohë kur mosbesimi tek sistemi shëndetësor është në nivele dramatike: asnjë ankesë, asnjë problem, asnjë informacion. Për muaj me radhë, terri informativ dhe mungesa e plotë e transparencës, u zëvendësua me videoklipe raportimesh e kronikash që transmetonin plot patos e solemnitet, soap opera-n e qeverisë, ku heronjtë bluzëbardhë përleshen si titanë me vdekjen, me kurajë, durim, përkushtim, në një shërbim spitalor të avancuar e modernizuar ku, nga pamjet, ke qejf të kurohesh.

Jo vetëm kaq, por zonja në fjalë, ka punuar mirë për t’i vënë “heronjtë” në rresht para Kryeministrit sa herë që ai dukej në spital për videoklipet e veta. Gjithashtu, ajo është treguar e përkushtuar, edhe në cilësinë e anëtares së Komitetit të Ekspertëve, duke miratuar pa hezitim çdo vendim të qeverisë, e duke mbrojtur më pas në publik gjithçka, sado e pambrojtshme qoftë.

Madje ajo është vetëofruar edhe në frontin e vërtetë, atë kundër “ar.mikut të dukshëm”, duke sul.muar opozitën, për gjëra që nuk kanë të bëjnë fare me detyrën e saj. Ajo nuk ngurroi të vendosë fytyrën e saj as kur u den.oncua fshehja e numrit të vde.kjeve, duke e shfaqur problemin sikur gjithçka ishte në përgjegjësi të spitalit. Duke shërbyer si truprojë, ajo është hedhur mbi qeverinë për të marrë mbi trupin e saj shigjetat e akuzave që kanë shenjestruar Kryeministrin. Natyrisht që do shpërblehet për të gjitha këto.

Por përtej të gjithave, Najada Çomo ka profilin tipik që i intereson Ramës për vetë mënyrën sesi ai qeveris, të cilin e gjejmë tek pjesa me e madhe e ministrave të tij. Prej kohësh ai tashmë qeveris me njerëz jopolitikë e joprofesionistë, të cilët kanë disa veti të thjeshta, por të arta, për atë çfarë atij i nevojitet: Janë të bindur, të nënshtruar, të përkushtuar, të gatshëm për të zbatuar çdo urdhër sado të papranueshëm, si dhe të përshtatshëm për të ofruar një imazh në vitrinën e kukullave me kurdisje të qeverisjes. Pra Rama kërkon të rrethohet nga burokratë, pa profil politik dhe pa skrupuj profesionalë, nëpërmjet të cilëve ai përmbush të gjitha tekat dhe nevojat e tij publike.

Nga ana tjetër, politikën e vërtetë, atë të magazinimit të parave dhe votave ai e bën me ortakët realë nga bota e oligarkisë me të cilët ndan tortën e pushtetit, si dhe me të fortë lokalë nga bota e krimit, nëpërmjet të cilëve organizon armatën e çunave problematikë për maksimalizimin e votës. Një pjesë të këtyre të fundit, Rama nuk ka ngurruar t‘i përfshijë në parlament në këta 8 vjet dhe shihet që po i shton në këto zgjedhje. Pra, dy modelet e kandidatëve tipikë me të cilët ai po shkon në zgjedhje ndahen midis këtyre dy kategorive: Kukullave burokratike dhe gangsterëve politikë. Najada i duhet për të plotësuar kolorin e kategorisë së parë.

Paraardhëse

Ambasadorja Yuri Kim del me deklaratën e papritur: SHBA do të punojë me Shqipërinë, nuk do të lejojmë Kinën të ndërhyjë

Pasardhëse

“A jeni ndarë?”, Saimiri thyen heshtjen dhe flet për raportin me Merin pas ‘Love Story’

Pasardhëse

“A jeni ndarë?”, Saimiri thyen heshtjen dhe flet për raportin me Merin pas ‘Love Story’

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Edi Rama: Do të bëjmë martesat online, duhen dëshmitarët, divorcet janë me të lehta se kam përvojë

Nga lajme2
22 September, 2025
0

Këtë të hënë, kryeministri i vendit Edi Rama, mori pjesë në prezantimin e platformës Startup Albania në mbështetje të sipërmarrjeve...

Kërkoi të jetë i pranishëm në mbledhjen për shkarkimin e tij, Këshilli Bashkiak i përgjigjet Erion Veliajt

22 September, 2025

Partia Demokratike: Rama shpiku Diellën, pasi administrata refuzonte të zbatonte urdhërat e paligjshëm për tenderat

21 September, 2025

Pesha e tepërt nuk është armiku kryesor i shëndetit, do të habiteni nga “kërcënimi” më i madh

21 September, 2025

Ish-ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim largohet nga diplomacia amerikane: Jam krenare që kam shërbyer për 29 vite

21 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.