• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

“Pse ka dy ditë që nuk përgjigjet?”, deklarata ‘bombë’ e Spartak Ngjelës: Ju tregoj se kush po e godet Lulzim Bashën

5 June, 2020
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
9
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Teksa ambasadorja amerikane Yuri Kim theksoi se në lidhje me marrëveshjen për Reformën Zgjedhore, topi është në fushën e liderit të opozitës, Basha prej dy ditësh ka vijuar takimet në selinë blu bashkë me aleatët e tij dhe me Oerd Bylykbashin.

Avokati Spartak Ngjela shprehet se Basha është i sulmuar nga dy forca: nga forca kërcënuese e Saliut, për mospranimin e ligjit; dhe nga forca me presion konkret i politikës amerikane.

Postimi i plotë:

“ODIRI nuk kërkon më konsensus me opozitën. Në kërkesën e vet, tani ai ngre vetëm votim të cilësuar për miratimin e ligjit zgjedhor.

E pse duhet t’i luten Partisë Demokratike?! Domethënë, kjo është e mjaftueshme tani, në funksion të negociatave me Bashkimin Europian.

Me gjithë mend mendoni ju që Sali Berisha po e pengon Bashën sepse vepron për të garantuar zgjedhjet? As mos t’iu shkojë mendja për këtë! Ai kërkon destabilizim të shoqërisë dhe shkatërrim kombëtar. Por është në jerm: asgjë nuk do të bëjë dot, se nuk ka fare forcë.

Po Meta? Ky është në humbëtirën që e shtyn në çdo orë psikika e tij e lodhur, lodhje që kuptohet se i ka ardhur nga rreziku i shpronësimit të pronave të tij të paligjshme.

Por, ndërkohë, po kuptohet se të dy i bëjnë presion Bashës të mos firmosë gjë, por të vendosë në çdo pesë orë një kusht të ri.

Do pyesni ju, të çmendur janë këta?

Në fakt, të gjithë vjedhësit e kapur nga ligji, këtë psikikë kanë. Është e çuditshme, se kjo specie, kudo ku ndodhet nëpër botë, gjithmonë kërkon të fitojë kohë, pa e ditur fare se përse i duhet kjo kohë. Kështu edhe këta tanët. Kohë, kohë, duan, ta shtyjnë sa ta shtyjnë, sepse ndërkohë i ka kapur reforma antikorrupsion.

Nuk i keni parë ata që janë në kërkim nga ligji, sesi fshihen vrimave, pa e ditur as vetë se përse janë fshehur. Duan të fitojnë kohë, dhe kjo nuk iu hyn fare në punë. Normal, kështu është, por ja që ata e kërkojnë.

Po Basha pse ka dy ditë që nuk përgjigjet?

Basha është i sulmuar nga dy forca: nga forca kërcënuese e Saliut, për mospranimin e ligjit; dhe nga forca me presion konkret i politikës amerikane. Bashës i duket sikur është në ekuilibër, si i sulmuar nga dy forca të barabartë, por, po ta ngrerë edhe më presionin politika amerikane, Basha nuk do ta pyesë më Saliun.

Po Saliu, do ta rrëzojë Bashën si kryetar të Partisë Demokratike, nëse Basha e firmos ligjin?

Po ç’të duhet Saliu, o Lulëzim, kur në USA është një proces penal i ngritur për financimin rus?

Sigurisht, nëse politika amerikane do të vendosë në tavolinë gurin e fundit, Basha do të firmosë. Dhe kjo po pritet: guri i fundit, dhe firma e Bashës.

Megjithatë, përpara kësaj trazire infantile, politika amerikane dhe maxhoranca nuk ka pse pret më. Duhet të votojë ligjin sipas amendamenteve që ka kërkuar ODIRI, sepse tani janë të plota votat në Parlament…”, shkruan Spartak Ngjela.

Paraardhëse

Pritja e një përgjigje nga PD për marrëveshje, analisti tregon ku ndryshon Rama me Bashën nga dyshja Nano-Berisha

Pasardhëse

Alma Çupi kallëzon Blendi Fevziun në SPAK: Turp i madh, më ka vjedhur emisionin

Pasardhëse

Alma Çupi kallëzon Blendi Fevziun në SPAK: Turp i madh, më ka vjedhur emisionin

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.