• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Shëndet

Pse jemi xhelozë

23 April, 2017
në Shëndet
0
11
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Shumica prej nesh e kemi përjetuar xhelozinë në ndonjë moment. Çfarë saktësisht është xhelozia dhe si manifestohet ajo?

Në modelin tradicional evolucionar të psikologjisë, xhelozia manifestohej kryesisht si një reagim ndaj kërcënimit seksual dhe emocional në lidhje. Paraardhësit tanë meshkuj xhelozinë e shprehnin nëse dyshohej se fëmija nuk ishte i tyre, ndërsa femrat e shfaqnin xhelozinë nëse do ta ndienin ndonjë kërcënim emocional.

Xhelozia shprehet në mënyrë të barabartë tek të gjitha kulturat, gjë që sugjeron se përveç rrënjëve gjenetike ajo e ka edhe një komponent të fortë social.

Një nga përkufizimet e xhelozisë e paraqet frikën dhe kërcënimin e humbjes së partnerit. Megjithatë, ky përkufizim nuk mund të jetë i pranueshëm gjerësisht. Për shembull, nëse partneri juaj vdes, me siguri askush nuk do të ndiejë xhelozi. Një tjetër përkufizim më i mirë e përshkruan xhelozinë si frikën se dikush do të na e vjedhë partnerin.

Megjithatë, xhelozia përfshin më shumë se vetë frikën. Njerëzit xhelozë ndiejnë pikëllim, neveri, zemërim dhe emocione të tjera. Xhelozia mund të shfaqet kur nuk ka rrezik real. Partneri mund të jetë xheloz për takimin tuaj me ndonjë mik të fëmijërisë, edhe pse nuk ka asnjë shans që miqësia të zhvillohet në diçka më shumë. Për zgjidhjen e rasteve të tilla duhet ta bëjmë dallimin në mes të xhelozisë racionale dhe irracionale.

Nëse e kemi humbur më herët partnerin për shkak të ndonjë personi tjetër, frika apo xhelozia nuk janë plotësisht irracionale (e paarsyeshme). Reagimi ynë emocional në rrethana të tilla mund të jetë shumë racional dhe i përshtatshëm.

Xhelozia është një ndjenjë individuale dhe atë e përjetojmë të gjithë nëpërmjet një game specifike të emocioneve. Xhelozia mund të shfaqet për shkak të emocioneve negative të cilat janë rezultat i humbjes së partnerit për shkak të ndonjë personi tjetër, ose nëse ndiejmë se na është bërë ndonjë padrejtësi. Nëse mendoni se më nuk mund ta kontrolloni xhelozinë, ose nëse ju paralajmëron rrethi juaj për këtë, kontaktoni profesionistët e kualifikuar. Xhelozia kronike mund të shkaktojë stres, i cili ndikon negativisht në shëndetin e përgjithshëm.

Paraardhëse

Strategjia politike pas luftës së Trump në Siri

Pasardhëse

Dy vende të lira pune në Tiranë

Pasardhëse

Dy vende të lira pune në Tiranë

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.