• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Politikë

Pse i duhej gjetur një punë vëllait të Edi Ramës në Tiranë

7 December, 2017
në Politikë
0
4
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Në 5 vitet e fundit Olsi Rama ka jetuar në Tiranë si i papunë. Aq ra në sy, sa ditën kur nisi kursin për liçensën e drejtorit sportiv, u bë lajm në televizionet kombëtare. Gazetarët shkruan për pasionin e hershëm të tij mbi sportin dhe kujtuan vitet kur luante basketboll me Dinamon. Dalja e porositur e vëllait të kryeministrit në media nuk erdhi papritur. Që kur u kthye nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ai mbajti një profil të ulët në publik, por promovimi në media u pa i nevojshëm pas disa sulmeve të forta të opozitës në parlament.

Olsi Rama kishte jetuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës deri në vitin 2013. Kthimi i vëllait të kryeministrit në Tiranë, kur çdo vit 200 mijë shqiptarë provojnë fatin për të prekur ëndrrën amerikane, i ra në sy Lulzim Bashës. Kreu i PD e solli këtë fakt në parlament, si një absurditet.

“Shqiptarët e papunë, shqiptarët e pashpresë kanë pesëfishuar numrin e aplikimeve për llotarinë amerikane që kur ky është ulur në atë karrige. Ikin shqiptarët nga sundimi i pashpresë i të vëllait, ndërsa Olsi Rama la Amerikën për të ardhur dhe jetuar si i papunë në Shqipëri, sapo vëllai iu bë kryeministër” u shpreh Basha, që nuk e la me kaq. Ai e përfshiu Olsi Ramën në një akuzë të rëndë, sipas të cilës ai ishte pjesë e konçensionit për mbledhjen e TVSH-së.

“Duke futur në skemën e TVSH gati 100 mijë biznese Rama do justifikohet se shteti nuk ka mundësi dhe kapacitet për të mbikëqyrur këtë numër biznesesh dhe ndaj duhet të jepet me koncesion. Dhe këtë do t’ia japë vëllait të tij, Olsi Ramës. Mjerimi i përket fëmijëve të Bulqizës dhe mbarë vendit, ndërsa koncesionet përgatiten për vëllain e kryeministrit dhe klientët e tij” tha Basha. Ishte ky momenti kur Edi Rama e prezantoi vëllain e tij si një njeri të zakonshëm, duke e krahasuar me kunatin e Lulzim Bashës. “Vëllai im është një njeri i zakonshëm, nuk është një kunat i famshëm”, tha Rama.

Debati vuri në lëvizje vëllezërit Rama. Nuk kaloi shumë dhe Olsi Rama u shfaq në media duke ndjekur kursin për liçensën e drejtorit sportiv. Duke respektuar dhe moton e qeverisë se “punë ka, por nuk ka profesionistë”, Olsi Rama u shfaq me mendjen në mësim gjatë orës kur jepeshin leksionet. /Lapsi

Paraardhëse

Vrau shqiptaren ditën e Shën Valentinit, autori monstër merr lajmin e rëndë

Pasardhëse

Era e çuditshme tërbonte fqinjët, kur shkon policia në shtëpinë e shqiptarit dhe habitet

Pasardhëse

Era e çuditshme tërbonte fqinjët, kur shkon policia në shtëpinë e shqiptarit dhe habitet

Diskutime rreth kësaj post



Rozë

Alaudin Hamiti sulmohet fizikisht nga një person në Prishtinë

Nga lajme10
21 February, 2026
0

i Big Brother Vip Kosova, Aluadin Hamiti është përfshirë në një incident. Ai është sulmuar fizikisht nga një person në...

Screenshot

Publikohet video, Miri kërcënon me jetë banorin e Big Brother

21 February, 2026

Tentoi të dalë nga Shqipëria me 35 mijë euro të padeklaruara/ Gruaja ndalohet nga policia, në Kakavijë

17 February, 2026

Prokuroria e Apelit kërkon dënimin e Luiz Ejllit/ Dosja shkon në Gjykatën e Lartë, caktohet gjyqtari

17 February, 2026

E bujshme/ Sonte në mbrëmje do të përsëritet historia e Gjestit?

17 February, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.