• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

‘Pse fshihet numri real i testimeve molekulare?’, PD shpërthen keq ndaj Ministrisë së Shëndetësisë

26 July, 2020
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
5
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ish deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia thotë se Ministria e Shëndetësisë nuk po tregon shifrat reale të testimeve për Covid19.

Sipas tij, ministria po përcjell një shifër totale të testimeve molekulare sëbashku me testet serologjike, edhe pse nuk janë e njëjta gjë. Testimet molekulare u bëhen personave të cilët dyshohen se janë me Covid19, ndërsa testet serologjike u bëhen pacientëve të infektuar tashmë me Covid19 për të parë nëse janë shëruar.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Spahia shkruan se ” vatrat e rritura të infeksionit, si në spitale e institucione janë dëshmia se si protokollet nuk zbatohen as në testimin e të dyshuarve, të cilët për pasojë vazhdojnë punën, apo edhe në gjurmimin e kontakteve e karantinimin e tyre. Fatkeqësisht me këtë lloj papërgjegjshmërie, trajtohet edhe personeli mjekësor i infektuar.”

Postimi i plotë:

“Sa më shumë rritet shifra e të infektuarve, aq më të braktisur ndihen qytetarët e aq më pak i vihet veshi “këshillave” e gjobave të qeverisë, si mënyrë për t’u mbrojtur nga Covid-19. Dhe kjo është fatkeqësi, sepse dëshmon se sa i pabesueshëm është bërë Edi Rama dhe ministrja e tij e shëndetësisë, që duhet të menaxhonin sigurinë shëndetësore të qytetarëve në këtë kohë pandemie!

Kjo qeveri dështoi, duke u bërë e pabesueshme, sepse karantinimin ekstrem, ku i nënshtroi qytetarët, nuk e shfrytëzoi për marrje masash e rritje kapacitetesh! Rihapja dëshmoi se sa e papërgatitur dhe pa strategji ishte qeveria për këtë agresivitet të virusit. Edi Ramës dhe ministres së tij të shëndetësisë, që injoruan çdo sugjerim, si nga opozita edhe profesionistë të fushës, iu deshën 4 muaj për të “aktivizuar” vetëm me fjalë e sa për shoë një laborator të dytë testimesh, atë të QSUT-së, edhe pse çdo herë mohonin të kishin probleme kapacitetesh për teste. Mbetemi të fundit në rajon për numrin e ulët të testeve dhe i njëjti model vijon edhe pse rezultojnë mbi 25 % të infektuar, nga të testuarit ditorë. Mungesa e transparencës është në përmasa olimpike.

Pse fshihet numri real i testimeve molekulare (tamponëve), por përcillet një shifër totale bashkë me testet serologjike, edhe pse nuk janë e njëjta gjë? Pse u vonua kaq shumë liberalizimi i këtyre testimeve, që përkundër propagandës, ka të dukshme mungesën e kapaciteteve si teknike ashtu edhe njerëzore? Si mund të bëhen vetëm 304 testime (dje) në këtë situatë?

Vatrat e rritura të infeksionit, si në spitale e institucione janë dëshmia se si protokollet nuk zbatohen as në testimin e të dyshuarve, të cilët për pasojë vazhdojnë punën, apo edhe në gjurmimin e kontakteve e karantinimin e tyre. Dhe fatkeqësisht me këtë lloj papërgjegjshmërie, trajtohet edhe personeli mjekësor i infektuar.

Çdo ditë e më shumë denoncohen raste të qytetarëve që me shfaqjen e simptomave zgjedhin të vetizolohen me ndjenjë përgjegjësie ndërsa presin më kot për ditë e javë të tëra një test nga strukturat e qeverisë së papërgjegjshme.

Nga ana tjetër, mungesa e trajtimit mjekësor, po deklarohet me zë e figurë nga vetë mjekët e spitaleve Covid, se pacientët u vijnë në gjendje kritike, atëherë kur shanset për t’i kuruar mbeten tejet të ulëta. Përse kjo lloj papërgjegjshmërie? Kemi mungesë kapacitetesh? Kemi mungesë testesh? Kemi mungesë ilaçesh? Prandaj shfaqen shishe uji përkrah serumeve në fotot që shpërndan ministrja e shëndetësisë? Me çfarë po kurohen të infektuarit me Covid në spitale?

Kjo mungesë transparence dhe propaganda verbale e vizive me kamerat e ERTV-së, bëjnë që qytetarët me të drejtë të mos besojnë më tek qeveria, e për pasojë as tek këshillat e saj! Nuk ka fatkeqësi më të madhe se të kesh një qeveri të tillë!”, tha Spahia.

Paraardhëse

Lëkundje tërmeti në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra

Pasardhëse

Situata nga COVID-19, Eugena Tomini flet për kurbën: Çna pret tre javët e ardhshme

Pasardhëse

Situata nga COVID-19, Eugena Tomini flet për kurbën: Çna pret tre javët e ardhshme

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.