• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Ekonomi

Pse falimentoi kompania Plus Communication?

9 December, 2017
në Ekonomi
0
37
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kompania e telefonisë celulare Plus Communication ka lajmëruar se që prej 1 Janarit 2018 nuk do të ofrojë më shërbimin ndaj abonentëve të saj. Arsyet e falimentimit kompania i ka përcjellë në një relacion dërguar Autoritetit të Konkurrencës ku thotë se “Për shkak të vështirësive financiare, ndërmarrja nuk mund të vijojë më tej me investime për ofrimin e shërbimeve cilësore dhe konkurruese ndaj konsumatorëve dhe duke pasur parasysh kërkesat e AKEP ndaj operatorëve të tjerë për të siguruar vijimin e ofrimit të shërbimeve të kontraktuara, kërkon të transferojë frekuencat në përdorim të saj tek operatorët e tjerë celularë sipas Marrëveshjeve me këta operatorë”, thuhet në shpjegimin e Plus për Konkurrencën”.

Revista ekonomike “Monitor” i ka bërë një analizë shkaqeve që çuan në falimentimin e grupit Plus Communication të përbërë nga aksionerë shqiptare, duke renditur si kryesore problemet me konkurrencën e tregut dhe diskriminimin nga AKEP. 

Sipas saj, që në fillimet e aktivitetit, Plus u përball “me muret që krijuan operatorët e mëdhenj, që nisën të ofronin tarifa shumë të lira brenda rrjetit, duke “larguar” klientët nga të vegjlit”.

“Burokracitë në marrjen e licencës 3G iu shtuan vonesave në ndërhyrjet e autoriteteve rregullatore për zgjidhjen e problemeve të krijuara nga pozita dominuese në treg e aktorëve të mëdhenj. Një nga problemet për të cilat Plus është ankuar që prej vitit 2013 lidhet me ekzistencën e grupeve dhe “klubeve” brenda operatorëve të mëdhenj, e cila për rrjedhojë sillte diferenca të mëdha çmimesh në komunikimin drejt rrjeteve të tjera, duke krijuar mure mbyllëse për abonentët. Përmes mosndërhyrjes, autoritetet jo vetëm që kanë dëmtuar financiarisht Plus-in, por në këtë mënyrë kanë ndikuar direkt edhe në zbrazjen e xhepave të konsumatorëve shqiptarë, duke u ngarkuar atyre tarifa më të larta për nevojat e tyre për komunikim”, shton revista në shkrimin e vet.

Paraardhëse

Barack Obama e shpreh indirekt: Trump po vepron si Hitleri

Pasardhëse

Kryeprokurori i ri, me 15 vite eksperiencë dhe gradë shkencore

Pasardhëse

Kryeprokurori i ri, me 15 vite eksperiencë dhe gradë shkencore

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Arben Ahmetaj padit Qeverinë në Strasburg

Nga lajme2
10 November, 2025
0

Ish-ministri i Financave dhe ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj, ka paditur qeverinë shqiptare në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut në...

Botërori 2026/ Kombëtarja nis sot përgatitjet për ndeshjet e fundit kualifikuese

10 November, 2025

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

16 October, 2025

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.