• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Opinion

Pse e trashi zërin Rama në Pejë?

26 November, 2018
në Opinion
0
1
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Nga: Drita Hila

Mbledhja e dy qeverive në Pejë, asaj të Shqipërisë dhe Kosovës, nuk kishte asgjë të re përsa i takon aspektit ekonomik. Vazhdon e njëjta amulli në ekonomi si dikur dhe i iniciativat që merren janë më shumë të karakterit propagandistik. Edhe objektivi i roamingut të përbashkët, është më shumë një objekt pune i kompanive celulare sesa i qeverive. Qarkullimi i lirë mbetet siç ka qenë, dhe heqja e kontrollit, nuk është se bën gjësend me vlerë edhe në aspektin e këndvështrimit të kursimit të kohës.

E reja e këtij takimi ishte bashkimi kombëtar brenda vitit 2025, i shpallur nga Rama.

Në fakt nuk ka ndonjë gjë të re nga ato që deklaron ai. E ka bërë edhe para katër vjetësh nga një ballkon i Ulqinit, e pastaj si tollumbace kuq e zi në fund të çdo takimi të përbashkët.

Ajo që ka ndryshuar është konjuktura ndërkombëtare. Në Uashington ka ardhur një ekip i ri i cili po kërkon të presë sa më shkurt drutë me çështje minore për interesin amerikan. Ndoshta në SHBA janë lodhur me dy shtete të dobëta që krijojnë vetëm probleme, kështuqë do të donin vetëm një të tillë, që do të thotë një problem më pak.

Një shtet i bashkuar shqiptar është edhe më ekuilibrues në rajon. Pastaj sa proamerikan do të jetë, mbetet për t’u parë, pasi ne proamerikanizmin e kemi vetëm në letra. Gjithsesi nuk do të jetë prorus.

Një Shqipëri e bashkuar do të jetë një problem më pak për Evropën. Tashmë ajo ka pesë shtete që nuk e njohin Kosovën, dhe gjasat janë që nuk do ta njohin edhe në të ardhmen, jo aq për shkak të punës së diplomacisë serbe sesa problemeve të brendshme të Qipros, Greqisë, Sllovakisë, Rumanisë dhge Spanjës.

Afrimi i orës së pranimit të Serbisë në BE, ngre edhe problemin shqiptaro-kosovar. Nuk mund ta lenë Shqipërinë jashtë, ashtu sikurse nuk mund të pranojnë Serbinë duke lenë jashtë viktimën e saj Kosovën.

Ndaj ngjan se një bashkim i Kosovës me Shqipërinë, është nyja gordiane që zgjidhet me një të rënë të shpatës. Gjithë problemet e njohjes apo pranimit të kosovës, zgjidhen me bashkëngjitjen e saj Shqipërisë, i cili është një vend i njohur ndërkombëtarisht dhe subjekt i së drejtës ndërkombëtare dhe NATO-s.

Por BE heq edhe një telash të madh në perspektivë: Edhe nëse Kosova i fiton gjithë atributet që kërkon madje futet edhe në BE, si i bëhet me funksionimin e këtij subjekti i cili edhe kështu si është, është mjaft burokratik. I imagjinoni dy vota shqiptare në BE? Rasti Greqi-Qipro është një dhimbje koke për BE. Nuk ka mangut edhe një Shqiptar.

Problemi është nëse do jemi bashkë me Mitrovicën apo jo. Kjo varet tërësisht nga këmbëngulja jonë.

Kjo e shpjegon ndoshta edhe zërin e trashur të Ramës në Pejë, që për pak sa nuk e shau nga nëna Evropën. Në një rast tjetër, kjo sjellje do të ishte bileta për t’a çuar fishek e në Surrel, pa të drejtë kthimi në bulevardin Dëshmorët e Kombit. Por sot ngjan se janë ndryshe punët. Gjithsesi nuk do duhet shumë kohë ta mësojmë. Në historinë e një populli, 7 vjet janë veç një dekikë. /Dritare.net

Paraardhëse

“A ka diplomë Edi Rama”, ish- zv. ministri hedh dyshime mbi arsimin e kryeministrit (FOTO)

Pasardhëse

Dokumenti, Enver Hoxha ishte një injorant që ngeli katër herë në klasë

Pasardhëse

Dokumenti, Enver Hoxha ishte një injorant që ngeli katër herë në klasë

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

A po largohet Arbër Hajdari nga BBV? Deklarata e ish-banorit ngjall dyshime

Nga lajme2
17 September, 2025
0

Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për t’u rikthyer në sezonin e pestë të...

Mandati i katërt/ Zbardhet programi i qeverisë: Paga minimale 500 euro, paga mesatare 1200 euro

17 September, 2025

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

12 September, 2025

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.