• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Opinion

Pse Donald Lu foli me emra?

2 October, 2017
në Opinion
0
6
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Nga Andi Bushati

Po bëhen disa ditë që ambasadori amerikan në Tiranë është rikthyer të bëhet krye lajm në këtë mjedis politik që vërtitet rreth të njëjtave tema. Nëse në fundjavën që u mbyll ai i kujtoi gjimnazistëve të Rëshenit se në demokraci, një qeveri që nuk është në sinkron me interesta e qytetarëve përmbyset, ai sot nuk ka nguruar të përmendë me emra bandat më të rrezikshme të vendit.

Bashkë me jehonën e fjalëve të Donald Lu-së kanë filluar të gëlojnë edhe hipotezat e para.

Pse ka vendosur të godasë kaq fort kryediplomati amerikan në Tiranë?

Ka nga ata që mendojnë se i gjithë zemërimi i tij ka të bëjë me qeverinë e re që megjithëse e ka marrë vetë timonin, nuk po jep asnjë shenjë reflektimi se ka ndërmend të përballet me krimin dhe bandat. Ngjarja e rëndë e Elbasanit dhe zbythja e policisë përpara të fortëve me përkrahje politike, ishte sinjali më i qartë për këtë.

Ka të tjerë që hamendësojnë se revolta e mbështetësit më të madh të reformës në drejtësi, vjen tani kur qeveria po bën përpjekjen e fundit për të kontrolluar procesin që pritet të nisë. Duke tentuar t’i zvogëlojë personelin dhe t’i shkurtojë fondet (për të cilat dyshja Lu- Vlahutin ka thënë me dhjetra herë “it’s not a problem”) ka dyshime të prekshme se Rama do t’i mbajë varur ata që do përpiqen të luftojnë të keqen nesër.

Një hipotezë e tretë është edhe ajo e mbështetjes të drejtëpërdrejtë të Fatmir Xhafës, i cilin nuk u ul në karrigen e ministrit të brendëshëm vetëm falë vullnetit të Edi Ramës. Thirrja e tij se, pas vettingut për gjyqtarët duhet nisur edhe ai për policinë, duket se e ka prishur modelin e Edi Ramës për të bërë vetëm spektakël, pa prekur thelbin e inkriminimit brenda uniformave blu. Prandaj shpërthimi i Lu-së shihet edhe nsi një mbështetje që ministri i brendëshëm të marrë pushtet përtej kufijve që i ka caktuar kryeministri (lexo poshtë/ Lapsi.al).

Jo më kot, pasi bëri deklaratën e fortë, pasi përmendi me emra Balilin, Shullazin, Berishën, ambasadori i ShBA nxitoi të takohej me ministrin e brendëshëm.

Por, cilado qoftë kryesore nga këto hipoteza, apo edhe nëse të gjitha nga pak kanë përcaktuar shpërthimin e fundit të Donald Lu, një gjë është e qartë: ShBA ka filluar fazën e dytë të betejës me krimin në vend.

Kush e ka ndjekur vijimësinë e saj e mban mend mirë se ambasadori foli qartësisht me emra, për kriminelët e politikës, si për ata që ishin në parlamant, si për ata që kishin zaptuar bashkitë.

Pas një procesi të gjatë, pas justifikimeve të Edi Ramës se të fortët e tij me letra ishin në rregull, se emrat i kishin ndryshuar thjeshtë si emigrantë, kjo betejë e pa fundin e tunelit. Sot politika shqiptare është shumë më e “dekriminalizuar” se katër vite më parë. Sot edhe Roshi edhe Prenga, edhe Froku, edhe Ndoka nuk kanë më mandate politike.

Tani Donald Lu është kthyer të flasë me emra. Dhe ai sërish po bën lajm. Sepse të gjithë shpresojnë se pas etapës së parë, asaj të spastrimit të kriminelëve me kostum, të fillojë ajo e dyta, e spastrimit të bandave që kanë lidhje me politikën.

Paraardhëse

Frika mos i “vjedhin” opozitën!

Pasardhëse

Dhitë e Rigertës, dhitë e Parlamentit dhe kryetari Basha!

Pasardhëse

Dhitë e Rigertës, dhitë e Parlamentit dhe kryetari Basha!

Diskutime rreth kësaj post



Rozë

Alaudin Hamiti sulmohet fizikisht nga një person në Prishtinë

Nga lajme10
21 February, 2026
0

i Big Brother Vip Kosova, Aluadin Hamiti është përfshirë në një incident. Ai është sulmuar fizikisht nga një person në...

Screenshot

Publikohet video, Miri kërcënon me jetë banorin e Big Brother

21 February, 2026

Tentoi të dalë nga Shqipëria me 35 mijë euro të padeklaruara/ Gruaja ndalohet nga policia, në Kakavijë

17 February, 2026

Prokuroria e Apelit kërkon dënimin e Luiz Ejllit/ Dosja shkon në Gjykatën e Lartë, caktohet gjyqtari

17 February, 2026

E bujshme/ Sonte në mbrëmje do të përsëritet historia e Gjestit?

17 February, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.