• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Pse Bashkimi Evropian duhet t’i hapë dyert e tij për Ballkanin Perëndimor

25 July, 2022
në Aktualitet, Kryesore
0
14
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

“A duhet të shpresojmë të na pushtojë Rusia, që Bashkimi Evropian të na hapë dyert e tij?”. Këtë pyetje më drejtoi me ironi disa javë më parë një diplomat nga një vend ballkanik. Ajo përfaqëson më së miri zhgënjimin që dominon tashmë në Ballkanin Perëndimor ndaj ngadalësisë së paarsyeshme – për shkak të ngurrimit dhe miopisë së shumë kryeqyteteve evropiane – që ka pasur Bashkimi Evropian ndaj procesit të zgjerimit.

Ky i fundit iu premtua këtij rajonit që pas Marrëveshjes së Paqes së Dejtonit të vitit 1995, dhe u konfirmua zyrtarisht në samitin BE-Ballkani Perëndimor në Selanik në vitin 2003. Një ngadalësim, që vitet e fundit ka shkaktuar jo vetëm zhgënjim, por edhe një depërtim në rritje të aktorëve të tjerë, Kinës, Rusisë, Turqisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe.

Por edhe një ngadalësim të reformave, që duhet të përmbushin vendet kandidate për t’u përshtatur me standardet evropiane. Duke e ndryshuar rrënjësisht skenarin evropian, agresioni rus kundër Ukrainës, e detyroi BE-në të kapërcejë përfundimisht qasjen ngurruese dhe paqartësinë në lidhje me procesin e vet të zgjerimit.

Dhe disa javë pas dhënies së statusit të kandidat për Ukrainën dhe Moldavinë – dhe në të ardhmen edhe për Gjeorgjinë – u mbajtën më në fund konferencat e para ndërqeveritare për fillimin e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, të cilat i shtohen negociatave tashmë të nisura me Serbinë dhe Malin e Zi.

Ndërkohë, është urgjente të vazhdohet më dhënien e statusit të “kandidatit” për Bosnjën, si dhe me një udhërrëfyes të qartë edhe për anëtarësimin e Kosovës. Që të jenë efikase dhe t’i përshtaten nevojave të stabilitetit dhe sigurisë, këto vendime duhet të merren shpejt dhe në kohë të përcaktuara qartë.

Këtë proces Italia e ka mbështetur me vendosmëri dhe përmes një angazhimi të vazhdueshëm të qeverisë, si dhe mbështetjes unanime të parlamentit italian, që është shumë i ndërgjegjshme për rëndësinë strategjike që ka Ballkani Perëndimor në ruajtjen e balancave në Evropë dhe Mesdhe.

Sepse vendimet për zgjerimin e unionit, nuk janë një lëshim dashamirës, por një domosdoshmëri për sigurinë dhe stabilitetin e të gjithë Evropës. Me agresionin kundër Ukrainës, Moska ka anuluar de fakto Marrëveshjen e Helsinkit, dhe parimet e saj për paprekshmërinë e kufijve dhe integritetin territorial të çdo shteti, mospërdorimin e forcës

në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, dhe respektimin e plotë të pavarësisë dhe sovranitetit të çdo kombi.

Këto parime janë zëvendësuar nga Moska me rishfaqjen e doktrinës së “sovranitetit të kufizuar”, të cilës duhet t’i nënshtrohen vendet fqinje. Ky imponim është veçanërisht i dukshëm tek rajonet e Evropës Lindore, në kufijtë e jashtëm të BE-së, ku nuk është rastësi

që kanë shpërthyer të vetmet luftëra të njohura në Evropë që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore, pra në Kaukaz, Ballkan dhe së fundmi në Ukrainë.

Këto konflikte, shqetësojnë jo vetëm vendet e përfshira drejtpërdrejt, por përfaqësojnë një kërcënim për stabilitetin dhe sigurinë e të gjithë kontinentit. Nga kjo rezulton se integrimi i këtyre zonave në Bashkimin Evropian, është një zgjedhje e domosdoshme strategjike për t’i çliruar ato vende nga destabiliteti dhe konfliktet, dhe për të forcuar sigurinë e të gjithë Evropës.

Kjo u kuptua mirë nga NATO, e cila vitet e fundit, ndërsa BE-ja hezitonte, i hapi dyert e saj për Shqipërinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut, duke u ofruar atyre një ombrellë sigurie, dhe duke e forcuar krahun juglindor të kontinentit.

Më pak fjalë, duhet vendosur përfundimisht nëse do të integrohet plotësisht Ballkani Perëndimor në Bashkimin Evropian dhe politikat e tij, nga investimet tek modelet e rritjes ekonomike, tek politikat sociale, nga strategjitë e politikës së jashtme dhe të sigurisë, deri tek politikat e migracionit dhe standardet e shtetit të së drejtës.

Apo nëse do të vazhdojmë t’i lëmë këto vende të presim në pragun e derës, në një lloj harrese dhe të ekspozuar gjithmonë ndaj rrezikut të krizave dhe konflikteve të reja. Dhe në linjat e reja gjeostrategjike të projektuara nga konflikti ukrainas, çështja kryesore është nëse Evropa Lindore do të hidhet në krahët e Moskës apo Pekinit.

Apo do të zgjedhë, pa ngurrime të panevojshme dhe me vendosmëri, të vazhdojë bashkimin e kontinentit tonë rreth vlerave të lirisë, demokracisë dhe të drejtave të njeriut. Dhe në këtë mënyrë të forcojë sigurinë, zhvillimin dhe rritjen ekonomike të gjithë Evropës.

Paraardhëse

Ky është plazhi i Europës me më shumë foto në Instagram

Pasardhëse

United e ka gjetur tashmë zëvendësuesin e Ronaldos, piketon 19-vjeçarin e Red Bull Salzburg

Pasardhëse

United e ka gjetur tashmë zëvendësuesin e Ronaldos, piketon 19-vjeçarin e Red Bull Salzburg

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.