• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

PS siguron 97 vota për shkarkimin e Metës, ja kush votoi pro dhe kush braktisi seancën, Angjeli kafe me presidentin

8 May, 2021
në Aktualitet, Kryesore
0
264
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Shkarkimi i presidentit Ilir Meta nga detyra duket më afër se kurrë. Ditën e djeshme Kuvendi i Shqipërisë miratoi me 97 vota pro ngritjen e komisionit hetimor që do të hetojë veprimtarinë e sidomos deklaratat e presidentit Meta, para dhe gjatë fushatës zgjedhore, sa i takon zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit. Sipas rregullores dhe Kushtetutës për shkarkimin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë nevojitet 94 vota në Parlament, ndërkohë që Partia Socialiste ka arritur të sigurojë dje 97 vota, duke treguar se shkarkimi i kreut të shtetit është plotësisht i arritshëm.

Gazeta ka siguruar procesverbalin e votimit të djeshme, ku janë plot 97 deputetët që kanë dhënë votën pro ngritjes së kromosnit hetimor që do të hetojë presidentin Meta, ndërsa 6 deputetë kanë votuar kundër, 1 ka abstenuar dhe ka pasur edhe deputetët që kanë munguar ose nuk kanë marrë pjesë në votim. Kështu, festivalin e deputetëve që kanë votuar pro ngritjes së komisionit dhe që është një sinjal që në këtë linjë do të votojnë edhe kur në Parlamentin e Shqipërisë të shkojë raport për shkarkimi, janë kryeministri Edi Rama, kryeparlamentari Gramoz Ruçi dhe kreu i grupit të PS Taulant Balla. Po ashtu, pro ngritjes komisionit hetimor kanë votuar në unison thuajse gjithë deputetët e Partisë Socialiste, duke filluar nga Vasilika Hysi, Ulsi Manja, Klotilda Bushka, Ermonela Felaj, Fatmir Xhafaj, Olta Xhaçka, Niko Peleshi, Elisa Spiropali, Besnik Bare, Spartak Braho, Erion Braçe, Ogerta Manastirliu, deri tek Senida Mesi, Ilir Beqaj, Evis Kushi, Mirela Kumbaro, etj.

Sakaq, pro ngritjes së komisionit hetimor ka votuar edhe deputeti i PS, Anastas Angjeli, i cili njihet si mik i afërt i presidentit Meta. Madje, votimi i zotit Angjeli ishte surprizë, pasi ditën e djeshme ai u pa në kafe me zotin Meta, ndërkohë që në seancën plenare ka bashkuar votat me kolegët e tij socialistë, duke i dhënë kështu “goditje nën brez” presidentit. Ndërkohë, votën pro duke e bashkuar me socialistët e kanë dhënë edhe deputetë të opozitës si Myslim Murrizi, Zef Shtjefni, Suzana Topi, Alban Zeneli, Edmond Stojku, etj. Nga ana tjetër ka pasur edhe deputetë që kanë dalë hapur krah presidentit Meta, të cilët janë 6 dhe që kanë votuar kundër ngritjes së komisionit hetimor. Gjashtë deputetët janë të opozitës dhe lista udhëhiqet nga Elda Hoti, e më pas nga deputetët Artur Roshi, Lefter Maliqi, Kujtim Gjuzi, Fatjona Dhimitri, Adriatik Alimadhi. Ndërsa deputeti opozitar, Ralf Gjoni ka zgjedhur që të abstenojë. Pra, i gjithë ky votimi tregon se mazhoranca ka arritur të sigurojë plot 97 vota nga 94 që nevojiten për shkarkimin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë nga detyra.

Deputetja e Partisë Socialiste, Klotilda Bushka në cilësinë e relatores në Komisionin e Ligjeve që hartoi raportin kundër presidentin Ilir Meta, renditi të gjitha shkeljet e konstatuara nga ana e kreut të shtetit para dhe gjatë fushatës elektorale. Prerë dhe qartë, zonja Bushka akuzoi presidentin Ilir Meta se ka kryer shkelje të rënda të Kushtetutës.

“Të gjitha aktet e kryera nga Presidenti janë në kundërshtim me Kushtetutën dhe denigrojnë figurën e Presidentit. Komisioni i Ligjeve ka vlerësuar kërkesën e grupit të deputetëve që kërkojnë shkarkimin e Presidentit Ilir Meta dhe në përfundim të vlerësimit dhe diskutimeve komisioni ka arritur në përfundimin se kërkesa e 49 deputetëve nga pikëpamja formale proceduriale plotëson kushtet në Kushtetutë, ndaj i propozon seancës plenare të miratojë propozimin për ngritjen e një komisioni hetimor që të hetojë në lidhje me shkeljet që listohen nga deputetët”, deklaroi ai. Në përfundim të fjalës së saj, deputetja Bushka u bëri thirrje deputetëve në Kuvend që të votojnë dhe t’i hapin rrugë ngritjes së komisionit hetimor për të hetuar shkeljet e Presidentit Ilir Meta. “Duke qenë edhe relatore e kësaj çështje në Komisionin e Ligjeve, për hir të demokracisë dhe standardeve më të mira ju bëj thirrje t’i hapim rrugë një hetimi që do t’i japë përgjigje kësaj kërkese”, nënvizoi Bushka.

Paraardhëse

Përçahet grupi anti-Basha, Kadilli distancohet nga emrat e tjerë, ish-ministrat e Berishës presione kreut të PD kundër bashkëqeverisjes me PS

Pasardhëse

Analisti i njohur plas deklaratën e fortë në mes të emisionit dhe zbulon emrin e politikanes që mund të marrë kreun e PD-së

Pasardhëse

Analisti i njohur plas deklaratën e fortë në mes të emisionit dhe zbulon emrin e politikanes që mund të marrë kreun e PD-së

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

A po largohet Arbër Hajdari nga BBV? Deklarata e ish-banorit ngjall dyshime

Nga lajme2
17 September, 2025
0

Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për t’u rikthyer në sezonin e pestë të...

Mandati i katërt/ Zbardhet programi i qeverisë: Paga minimale 500 euro, paga mesatare 1200 euro

17 September, 2025

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

12 September, 2025

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.