• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Politikë

PS i përgjigjet prerë LSI: Vetëm Rama kryeministër! Meta s’ka shans të bëhet

2 April, 2017
në Politikë
0
3
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Saimir Tahiri dhe Taulant Balla kanë hedhur poshtë cdo pritshmëri të aleatëve për të drejtuar qeverinë, të artikuluara disa herë nga eksponentë të LSI­së gjatë këtyre 2 javëve.

Drejtuesi i PS-­së së Tiranës, foli në asamble për ankesa që vijnë nga baza për koalicionin, dukë përcjellë gjithashtu mesazhin se edhe vetëm PS e ka fitoren e garantuar.

“Nuk ka ditë dhe takim që të mos dëgjoj nga një kërkesë apo lutje, mos hyni në zgjedhje me këtë apo atë parti dhe mos bëni koalicion me këtë apo atë parti. Nuk ka koalicion me të rëndësishëm se aleanca me shqiptarët. Edhe vetëm do të fitojmë me të gjithë përballë PS do të fitojë”, tha ai.

Në të njëjtën linjë ishte dhe drejtuesi politik i Elbasanit, njëkohësisht n/kryetar i grupit të deputetëve të PS­së, Taulant Balla. Sipas tij janë vetëm 2 alternativat për kryeministër, e ndër to jo ilir Meta. “Të dashur anëtarë të Asamblesë Kombëtare dhe shumë të dashur të të gjitha shtabeve tona elektorale, në të gjithë Shqipërinë: në 12 qarqet, në 61 bashkitë dhe në 384 njësitë bashkiake!

Sot besoj se të gjithë jeni të qartë. Nisim zyrtarisht kontaktet në çdo derë, në çdo rrugicë për t’i thënë shqiptarëve që ne, Partia Socialiste e Shqipërisë, jemi e vetmja forcë në Shqipëri.

Ky paska qenë destini ynë, prej ditës së parë të kësaj partie, për të bërë shtet. Bëmë shtet në ‘97, po bëjmë shtet prej 2013. Por të gjithë e dinë që kemi ende shumë për të bërë, për sa i përket punësimit. Kemi punësuar 210 mijë, po ka plot shqiptarë që presin prej nesh një mundësi punësimi.

Ne jemi e vetmja forcë progresiste në Shqipëri, e vetmja anëtare e Partisë Socialiste Europiane. Dhe ne nuk mund të harrojmë asnjëherë, se një prej detyrimeve tona më të mëdha përpara shqiptarëve është mirëqenia.

Ne e dyfishuam fondin e ndihmës ekonomike, por e dimë fare mirë që ka plot familje; dhe unë i referohem Cërrikut, Belshit, Gramshit, Peqinit, Përrenjasit, Librazhdit dhe Elbasanit, ku kemi shumë familje që kanë nevojë për më shumë ndihmë ekonomike.

Por është e sigurt që zgjedhjet që kemi përpara janë aq sa të vështira, aq dhe të lehta. Për sa të vështira e thamë, por janë dhe shumë të lehta. Kandidojnë 2 kandidatë për kryeministër, jo më shumë.

I pari dhe fituesi është Edi Rama; i dyti s’ka asnjë shans. Luli nuk ka shans, s’kemi çfarë t’i bëjmë. Ne jemi gati në 18 qershor për të fituar.

Mos harroni: në 18 qershor ka zgjidhje, ka zgjedhje dhe ne do të fitojmë” tha Balla ne fjalen e tij ne Asamblene e PS.

Përplasjet PS­LSI kanë qenë të shpeshta muajin e fundit, krahas kritikave nuk kanë munguar dhe zërat për Ilir Metën kryeministër.

Paraardhëse

Dikush edhe në Kosovë ka gisht në ndalimin e Haradinajt

Pasardhëse

Milo: Kriza politike do zgjidhet në çastin të fundit, kërkesat e Bashës të paligjshme

Pasardhëse

Milo: Kriza politike do zgjidhet në çastin të fundit, kërkesat e Bashës të paligjshme

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

Nga lajme2
12 September, 2025
0

Gazetari dhe ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për të qenë pjesë e sezonit...

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025

Blero pëfundon në spital: Çfarë po ndodh me shëndetin e tij?

12 September, 2025

Emina Cunmulaj rrëfen për shtatzëninë e tretë: Djalin e bëmë përmes IVF

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.