• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

PS mesazh Kushtetueses të zbatojë vendimin e Venecias për zgjedhjet vendore, kërkesë Metës të zhbllokojë procesin në 6 bashkitë pa kryetar

30 October, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
38
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Partia Socialiste ka shtuar presionin ndaj Gjykatës Kushtetuese sa i takon zgjedhjeve vendore. Pak ditë më parë Komisioni i Venecias la në fuqi zgjedhjet e mbajtura duke rrëzuar kështu pretendimet e Voltana Ademit në Gjykatë Kushtetuese për shpalljen e 30 qershorit si antikushtetues megjithatë është në tagër të Kushtetueses për të vendosur. Ditën e djeshme Partia Socialiste mblodhi kryesinë ku ishte Sekretari i Përgjithshëm Damian Gjiknuri ai i cili deklaroi se socialistët janë të gatshëm për zgjedhje të pjesshme vendore. Ai u shpreh se pas zbardhjes së vendimit të Komisionit të Venecias, presidenti Ilir Meta brenda 45 ditëve duhet t’i dekretojë ato. Sipas Gjiknurit, Partia Socialiste është produkt i reflektimit të interesave politike të shumicës shqiptare që kanë votuar prandaj ajo është fokusi kryesor.

“Ne jemi gati edhe për zgjedhje të pjesshme vendore, nëse Presidenti pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese do t’i dekretojë ato. Kjo është një çështje pas zbardhjes së vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Mendoj se Gjykata Kushtetuese nuk ka pse ta vonojë më, pasi opinioni i Venecias ishte shumë i qartë. Do të thotë që brenda 45 ditëve, siç e ka Kushtetuta, ai duhet të dekretojë zgjedhjet. PS ka qenë partia që fitoi zgjedhjet, konkurron si parti dhe çdo gjë, edhe qeverisja është produkt i reflektimit të interesave politike të shumicës shqiptare që kanë votuar këtë parti. Kështu që partia është fokusi kryesor dhe partia është ajo që konkurron në zgjedhje në çdo kohë që ato të jenë”, tha ai.

Gjiknuri po ashtu u ndal edhe te reforma zgjedhore që PD ka propozuar ku deklaroi se PS është e gatshme të ulet në tryezë dhe të bjerë në konsensus sa i përket rekomandimeve nga OSBE/ODIHR.

“Ne e kemi thënë vazhdimisht, që për çështje të cilat, ka një traditë parlamentare PS dhe PD dhe të tjerë duhet të jenë pjesë e një komisioni të reformës zgjedhore. Ne presim që do të ulemi në atë tryezë. Jam i bindur që edhe PD do të ketë propozimet e saj. Edhe ne kemi propozimet tona. Gjithmonë bazuar në rekomandimet që ka dhënë OSBE-ODIHR në raport. Dhe natyrshëm për çështje të tjera të përbashkëta që mund të krijojmë konsensus”, tha Gjiknuri.

Ndërkohë në 6 nga 61 bashki, aktualisht drejtohen nga kryetarë të emëruar dhe jo të dalë nga zgjedhjet vendore. Në këtë kategori bëjnë pjesë Shkodra, Durrësi, Vora, Rrogozhina, Dibra dhe Lushnja. Në Shkodër, kryebashkiakja Voltana Ademi edhe pse nuk kandidoi në zgjedhje është duke mbyllur mandatin e dytë në krye të kësaj bashkie. Në Durrës, Valbona Sako dha dorëheqjen dhe u zëvendësuar në detyrë nga Emirjana Sako.

Po ashtu edhe Vora po drejtohet nga një kryetar i pazgjedhur me votë, pasi ish-kryebashkiaku Agim Kajmaku ndodhet në arrati dhe vazhdon të jetë në kërkim. Ndërkohë kryetari i Bashkisë Rrogozhinë, Haxhi Memolla u nda nga jeta dhe kjo solli një tjetër bashki që drejtohet nga kryetar i zgjedhur pa votë. Sa i përket Dibrës, kryebashkiaku Dionis Imeraj dha dorëheqjen për të kandiduar për deputet në zgjedhjet e 25 prillit. Ndërsa për lidhur me Bashkinë e Lushnjes, ish-kryebashkiaku Fatos Tushe u arrestua nga policia për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh.

Paraardhëse

A rrezikohet Shqipëria nga katastrofa që ka prekur Italinë? Meteorologia Lajda Porja parashikon si do të jetë moti në vendin tonë

Pasardhëse

Berisha shpalli datën e Kuvendit Kombëtar, deputeti i PD-së që i është bashkuar ‘Foltores’ zbulon hapat e radhës

Pasardhëse

Berisha shpalli datën e Kuvendit Kombëtar, deputeti i PD-së që i është bashkuar ‘Foltores’ zbulon hapat e radhës

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.