• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

PS kundër PD, mbështet ndarjen aktuale territoriale me 61 bashki dhe 12 qarqe, debatet të forta mes opozitës dhe mazhorancës tek Komisioni, 3 kryebashkiakë refuzojnë dëgjesën

20 September, 2022
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
6
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Mazhoranca dhe opozita po përballen që në fillim me qëndrime të polarizuara në Komisionin e Reformës Territoriale. Socialistët përsëritën se nuk është e nevojshme të realizohet një tjetër reformë për ndarjen administrative të vendit dhe organizimin e pushtetit pasi reforma e vitit 2014 ka dhënë rezultate pozitive. Vetë kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla deklaroi nga Kryesia e Kuvendit qëndrimin pro-ndarjes së pushtetit lokal me 61 bashki dhe 12 qarqe.

Ky qëndrim u konsiderua si provokim dhe përpjekje për të sabotuar reformën nga ana e bashkëkryetares së Komisionit të Reformës Territoriale, njëherazi deputete e PD, Dhurata Çupi. Po ashtu, nuk morën pjesë në mbledhje e ndjeshme të këtij komisioni, kryebashkiakët e Shkodrës (Bardh Spahia), Durrësit (Emiriana Sako) dhe Elbasanit, Gledjan Llatja. Mungesa e dy kryebashkiakëve socialistë, të thirrur nga komisioni, ka nxitur debate mes anëtarëve.
Balla: Ndarja e 2015 e mirë, ndryshimet mund të bëhen në 2027.

Pas përfundimit të mbledhjes së grupit parlamentar të PS, drejtuesi i deputetëve socialist, Taulant Balla deklaroi se mazhoranca është kundër ndryshimit të numrit të njësive ndarëse të pushtetit lokal, me argumentin se këtë ide e mbështesin ekspertët. Më tej, eksponenti socialist shtoi se ndryshimet për ndarjen administrativo-territoriale të Shqipërisë mund të bëhen vetëm në 2027.

“Konkluzioni i ekspertëve është që t’i qëndrojmë kësaj ndarje administrative territoriale. Edhe nëse merret një vendim, nuk zhvillohet në këto zgjedhje që vijnë, por në 2027. Ekspertët e angazhuar nga ana jonë na sugjerojnë se në dobi të një pune më të mirë të bashkive, do të kemi dhe një raport konkret që sjellin të gjithë argumentet që mbrojnë qëndrimin tonë. Ne kemi arritur në përfundimin që 61 bashki dhe 12 qarqe janë ndarja më e mirë administrative-territoriale e vendit”, tha Balla për gazetarët. Ai ironizoi homologun e PD, Enkelejd Alibeaj që të mos ndihet i provokuar nga qëndrimi i PS, pasi në demokraci duhet të pranohet mendimi i secilës palë.

“Uroj që Alibeaj të mos ndihet më i provokuar sepse në demokraci, të pëlqen apo jo, vendimi i kundërshtarit është i tij”, përfundoi Taulant Balla për debatin për Reformën Administrative e Territoriale.

Çupi: “Deklarata e Ballës e papranueshme, mos kërkoni fitore zgjedhjesh në tavolinë
Qëndrimi i Taulant Ballës në emër të mazhorancës revoltoi sërish partinë më të madhe opozitare, PD. Bashkëkryetarja e Komisionit të Reformës Territoriale e quajti të qëllimshme dhe dëmtuese deklaratën e Ballës për punën e këtij komisioni, i cili sapo ka nisur punimet.”

Ajo bëri thirrje që kjo reformë e re t’u shërbejë qytetarëve dhe jo si avantazh nga mazhoranca për të siguruar fitoren në tavolinë të zgjedhjeve të ardhshme lokale.

“Refuzoj të pranoj deklaratën e kreut të grupit PS, Taulant Ballës, që nuk do ketë ndryshime pa mbaruar punën komisioni. Dhënia e vendimit nga PS në mes të punës së komisionit, është e papranueshme. E qëllimshme për të dëmtuar punën e këtij komisioni, që nxori që reforma e 2014 ka dështuar. Vetë kanë pranuar që shumë bashki janë në prag falimenti, por nga ana tjetër dalin me një vendim politik. Është një reformë që do t’u shërbejë vetëm qytetarëve shqiptarë dhe nuk duhet të shikohet si një reformë për të marrë zgjedhjet në tavolinë, siç kanë deformuar deri tani vullnetin e shqiptarëve. Ju bëj thirrje të gjejmë gjuhën e përbashkët”, deklaroi dje në Komisionin e Reformës Territoriale, deputetja e PD, Dhurata Çupi.

Paraardhëse

PS brenda 10 ditësh dorëzon ligjin kundër spiunëve në politikë dhe Kodin Zgjedhor, Ilir Meta dhe Sali Berisha jashtë Parlamentit

Pasardhëse

Veliaj në Konferencën “Qytetet Inteligjente”: Po investojmë te digjitalizimi në Tiranë, Piramida do të jetë shumë shpejt qendra më e madhe e teknologjisë në rajon

Pasardhëse

Veliaj në Konferencën “Qytetet Inteligjente”: Po investojmë te digjitalizimi në Tiranë, Piramida do të jetë shumë shpejt qendra më e madhe e teknologjisë në rajon

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

A po largohet Arbër Hajdari nga BBV? Deklarata e ish-banorit ngjall dyshime

Nga lajme2
17 September, 2025
0

Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për t’u rikthyer në sezonin e pestë të...

Mandati i katërt/ Zbardhet programi i qeverisë: Paga minimale 500 euro, paga mesatare 1200 euro

17 September, 2025

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

12 September, 2025

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.