• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Politikë

PS i humbet zgjedhjet nëse Rama tërhiqet nga 18 Qershori

17 May, 2017
në Politikë
0
2
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Një nga çështjet që Lulzim Basha po tenton të diskutoje është edhe data e zgjedhjeve. Edhe pse kreu i PS i ka mëshuar fort 18 Qershorit si datë kushtetuese dhe të dekretuar nga presidenti, drejtuesi i opozitës kërkon t’i shtyjë ato së paku në vjeshtë.

Kjo pikë e negociatave nuk ishte aspak e papritur pasi Basha këto 3 muaj në çadër ku ka folur përditë, apo dy herë në ditë, nuk i quan si fushatë elektorale. Kësisoj, kryedemokrati kërkon që 18 Qershori të shtyhet me kusht që të ketë afatin “ligjor” për fushatën elektorale.

Por a është këmbëngulja e Ramës te 18 Qershori një kokëfortësi personale? Në qoftë kështu, Edi Rama duhet të kuptojë se një dorëzim të tillë nuk mund t’ia ofrojë kundërshtarit politik. Aq më tepër pas shtyrjes së zgjedhjeve në Kavajë.

Çdo pikë e Mc Allister, me ministria e KQZ edhe mund të gëlltitet, por data e zgjedhjeve kurrsesi. Dhe jo për kryeneçësi, as në respekt të Kushtetutës. Por e parë politikisht, Rama nuk mund të tallet me partinë e tij.

Partia Socialiste ka pothuajse dy vite që ka nisur procesin e organizimit, votimeve brenda Organizatave, ristrukturimit, zgjedhjes së krerëve ne degë, referendumit Rama-Blushi dhe dy apo tre Kongreseve. Pra, baza ka 2 vite në këmbë pa pushim në shërbim të PS.

Nga ana tjetër, PS ka nisur fushatën elektorale pas shpalljes së kandidatëve. E kush ia ka për borxh Edi Ramës që kjo punë 2-vjeçare në terren të zgjatet për shkak të qurravitjeve të Bashës? Kush ia ka ngenë që krahas investimeve qëkurse çeli fushatën më 8 maj, kandidatët të rifillojnë takimet me bazën? Qoftë edhe për hir të paktit për një kauzë që u mboll nga hiçi, e kërkon më shumë sesa vlen e gjithë opozita bashkë.

Rama, forumet apo kushdo që merr vendime duhet të kuptojnë se lëshimi i datës së zgjedhjeve është një demoralizim për socialistët e thjeshtë e të vuajtur. Është një tjetër shkelje në plagën e zhgënjimit të këtyre 4 viteve të qeverisjes për që ata që e votuan në qershor 2013 Edi Ramën.

A shkohet në zgjedhjet e vjeshtës me një elektorat të sfilitur dhe që i ka humbur motivimi? / Lajme.al

Paraardhëse

S’ka marrëveshje për krizën

Pasardhëse

Pas dështimit të negociatave, Basha e mban PD-në në çadër

Pasardhëse

Pas dështimit të negociatave, Basha e mban PD-në në çadër

Diskutime rreth kësaj post



Screenshot
Rozë

Albano Bogdo pranon publikisht: “Kam kryer marrëdhënie me një ish-banore të BBV Albania”

Nga lajme10
25 February, 2026
0

Aktori i njohur i humorit, Albano Bogdo, ka bërë një deklaratë të papritur gjatë pjesëmarrjes së tij në emisionin “Andale”....

Del FOTO e rrallë nga arkiva: Ja si dukej Brikena e BBVA para famës

25 February, 2026
Screenshot

LAJM I FUNDIT! Tërmeti shkund Shqipërinë!

24 February, 2026

Diss për Xhensilën? Bes Kallaku publikon këngën e re: “Mes meje dhe teje, dihet kush ishte thëngjilli”

24 February, 2026
Screenshot

Momenti viral: Takimi i DJ Gimbos me Egli Takon, çfarë u tha mes tyre?

24 February, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.