• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

PS dhe PD drejt marrëveshjes për reformën territoriale, demokratët tregojnë pikat ku pritet që të ndërhyhet

25 September, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
65
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Partia Socialiste dhe Partia Demokratike, duket se janë duke shkuar drejt një konsensusi për reformën territoriale. Ishte deputeti demokrat, Enkelejd Alibeaj, i cili u shpreh se reforma territoriale duhet që të jetë e qëndrueshme dhe funksionale. Alibeaj, shprehet se kjo reformë duhet ribërë dhe se demokratët janë të gatshëm për t’u ulur në bisedime. Deputeti demokrat jep disa arsye se pse sipas tij ka dështuar kjo reformë, që lidhen sipas tij, me rikthimin e bashkive në reparte elektorale në favor të PS, në vend pune për militantët socialiste dhe në institucione tenderash abuzive.

“Të jetë e qëndrueshme, të jetë funksionale dhe të garantojë atë çfarë është e rëndësishme zbritjen jo të pushtetit por qeverisjes pranë individit”, tha ai.

Ndër të tjera, Alibeaj tregon se si PD do ta realizojë këtë. Ai u shpreh, se reforma duhet që të shkojë deri në fund dhe që të jetë efektive për qytetarët.

“E para marrëveshje nuk ka për të qenë të qartë dhe për këdo edhe për kritikët. Reforma territoriale ne e dimë që në Parlament numrat janë ato që janë. Janë ato. Nuk është se do të paraqesim një propozim për reformën territoriale dhe s’kemi numrat dhe kaq. Ne duam që ajo reformë të shkojë deri në fund. Moralitetin këtij propozimi ia jep pikërisht se sa do të jetë ajo efektive dhe në dobi të qytetarëve. Nuk kemi komplekse të tilla të themi, po ky është propozimi ynë e të votohet nga të gjitha palët”, tha ai.

Sakaq, Alibeaj, tha se koha na dha të drejtë kjo reformë kishte shumë defekte.

“E kanë treguar besoj rezultatet elektorale vendore qoftë edhe ato politike, që ajo reformë u dizenjua thjesht e vetëm nga ky interes. Me një numër bashkish më pak është duke rezultuar se kostot e pushtetit lokal janë shtuar deri në shifrën 60 milionë euro. Kudo të pyesësh në territor sidomos në zonat periferike në fshatra në zonat larg qendrave të qytetit, mosmarrja e asnjë lloj shërbimi nga pushteti vendor”, tha ndër të tjera Alibeaj.

Ndërkohë, pak kohë më parë u bë me dije se të gjitha degët e Partisë Demokratike në rrethe janë ngarkuar të mbledhin të dhëna për problematikën e reformës territoriale e më pas të nisin konsultimet me ekspertët. Kur të ketë përfunduar ky proces PD do t’i duhet një marrëveshje e re me shumicën e Edi Ramës. Edhe takimet që lideri demokrat Lulzim Basha zhvilloi pak kohë më parë me drejtuesit e degëve të Partisë Demokratike, ndër të tjera, kanë pasur në fokus konsultimet për reformën territoriale, që është një nga prioritetet e Partisë Demokratike në këtë sezon të ri politik.

Sipas Partisë Demokratike, ndryshimet e vitit 2014, të bëra për llogari elektorale, rezultuan një dështim, kostot e të cilit i paguajnë qytetarët. Me porosi të Bashës, krerët e degëve të PD-së do të mbledhin propozimet e anëtarësisë, grupeve të interesit dhe të qytetarëve, për të adresuar në mënyrë sa më gjithëpërfshirëse ndryshimet e nevojshme për një pushtet lokal pranë qytetarëve dhe në shërbim të tyre.

Paraardhëse

Bujar Leskaj takon ambasadoren franceze: Bisedë e ngrohtë dhe konstruktive

Pasardhëse

Njihuni me parashikimin e motit, diell dhe rritje temperaturash

Pasardhëse

Njihuni me parashikimin e motit, diell dhe rritje temperaturash

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.