• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Politikë

PS: Barbarët pushtuan Tiranën. PD: Duhet revolucion demokratik

23 February, 2016
në Politikë
0
1
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Protesta e PD-së kundër punimeve në parkun e Liqenit Artificial do të shkaktonte përplasje ndërmjet dy liderëve kryesorë të politikës shqiptare, Kryeministrit Edi Rama dhe liderit të opozitës, Lulzim Basha. Edhe pse ndodhej në një takim jashtë vendit, Rama nuk do të ngurronte të postonte në rrjetet sociale komentin “‎Vaj medet PD ku u katandise, nga rruga e luftës me diktaturën te lufta me objektet rrugëve”.

“Edi Rama vazhdon të thellojë hendekun mes dy botëve që ka krijuar në vend. Në botën e tij gëlon shkelja e ligjit, e Kushtetutës, vjedhja dhe korrupsioni. Në këtë anë, janë strehuar hajdutët që vjedhin dhe s’pyesin për askënd. Në botën tjetër, janë qytetarët e pamundur, të cilët i kap ligji dhe represioni, edhe për një tjegull që vendosin në çati, edhe për një dritare që rregullojnë. Në botën e Edi Ramës, është Erion Veliaj që shkallmon parkun e liqenit pa leje, që ndërton aty kafe dhe restorant për interesa korruptive. Protestë, rezistencë, përballje”, shkruan Basha në “Facebook”. Ndërsa ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se protesta vazhdon, duke bërë thirrje për një revolucion demokratik. “Ju bëj thirrje qytetarëve të Tiranës dhe mbarë Shqipërisë të vazhdojmë revolucionin tonë demokratik dhe me të gjitha mënyrat e mosbindjes paqësore civile të shpëtojmë veten, vendin nga regjimi i mobokracisë (banditëve) i Edi Ramës dhe neobllokmenëve të tij!”, shkruan Berisha. Ndërsa deputeti i PS-së, Erjon Braçe, do t’i cilësonte protestuesit si barbarë.

“Barbarët!! Në krye Kërriçi!! Këta nuk e meritojnë këtë qytet. Besoj se kush dje kishte dyshime, tani është e ka të qartë”, shkruan Braçe. Ndërsa kreu i FRPD-së, Belind Këlliçi, i kundërpërgjigjet atij me “kjo kone e vogël, se as qen nuk mund t’i thuash, guxon të etiketojë të rinjtë e FRPD-së si ‘barbarë’. Barbarë në fakt janë këta që sot po betonizojnë parkun e Liqenit Artificial. Barbarë jeni ju, që shtyni çdo ditë qytetarët drejt vetëvrasjes, ndërsa për vete shtoni pasuritë tuaja”.

Paraardhëse

Burg përjetë, vrau gruan dhe dashnorin

Pasardhëse

Shqipëria është vendi më i shtrenjtë në Ballkan për të jetuar

Pasardhëse

Shqipëria është vendi më i shtrenjtë në Ballkan për të jetuar

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Shuhet në moshën 40-vjeçare Shpat Kasapi

Nga lajme10
26 November, 2025
0

Është shuar në moshën 40-vjeçare këngëtari i njohur Shpat Kasapi. Mediat në Maqedoninë e Veriut raportojnë se ai ka pësuar...

Arben Ahmetaj padit Qeverinë në Strasburg

10 November, 2025

Botërori 2026/ Kombëtarja nis sot përgatitjet për ndeshjet e fundit kualifikuese

10 November, 2025

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

16 October, 2025

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.