• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Provokimi i rëndë nga Serbia, paralajmëron Spartak Ngjela: Vuçiç ka probleme psiqike

20 March, 2021
në Aktualitet, Kryesore
0
63
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Presidenti serb Aleksandar Vuçic ka bërë një pro.vokim të rë.ndë së fundmi duke e mbuluar Kosovën me flamurin serb.

Postimi i tij në Instagram u bë me 17 mars në ditën kur nisën sul.met e NATO-s në vitin 1999 në Beograd kanë shkaktuar polemika të shumta.

Lidhur me këtë pro.vokim ka reaguar edhe avokati i njohur Spartak Ngjela i cili ka bërë një analizë këtij pro.vokimi të ardhur nga Vuçiç.

Postimi i plotë:

“Aleksandër Vuçiç, psik.ikisht është në gjendje transi. Kjo është një gjendje e shre.gullimit mendor, e fiksuar kaq thellë në mendimin rreth diçkaje të dëshiruar sa që nuk sheh asgjë tjetër veç saj.

Të gjithë krerët tiranë të shteteve pushtues territoresh të huaja, në fundin e tyre, psikikisht, kanë kaluar në një gjendje transi: ata humbjet i kanë parë gjithmonë si fitore, dhe e kanë besuar këtë gjë.

Hitleri ishte një nga ata. Po ka dhe shumë të tjerë.

Më i fundit, dallon të jetë presidenti i Serbisë, Aleksandë Vuçiç.

l.

Abisus abisum invokat, na kanë thënë latinët- humnera ndjell humnerën. Dhe, pasionet e mëdha që push.tojnë një individ me psikikë të dobët, nuk e lejojnë këtë që të ketë koshiencë të qartë për të konceptuar gjërat e padëshirueshme për të, dhe kështu shkojnë drejt vetëshk.atërrimit.

Në këtë gjendje duket se është edhe presidenti aktual i Serbisë, sa herë që ai flet për Kosovën.

Vuçiç tani kuptohet se është në një gjendje transi, domethënë është psik.ikisht i rën.duar: ai ka nevojë të bindë vetveten, dhe, në gjendje teansi, është i sigurt se nuk e ka humbur atë që dëshiron me pasion patologjik – Kosovën. Dhe këtë e beson. Dhe kjo lloj gjendjeje psikike e lehtëson.

Mirëpo, tani po bëhet qesharak në opinionin publik ndërkombëtar.

ll.

Psi.kiatrit ua induktojnë gjendjen e transit pacientëve të tyre me hipnozë, në mënyrë që t’i lehtësojnë nga shqetësimet e rë.nda psi.kike që iu kanë shkaktuar humbjet; dhe pacientët, në gjendje transi, e besojnë dhe lehtësohen.

Por Vuçiç kuptohet se nuk e ka të induktuar gjendjen e transit nga psik.iatrit, por e ka patologji të brendshme. Ai ka dy vjet që flet sikur Kosovën e ka pjesë të territorit të vet, dhe as që do ta kujtojë që Kosova është shkëputur nga ish Jugosllavia me lu.ftë, dhe, në atë luf.të, ish presidenti i Jugosllavisë, Sllobodan Milosheviç, ka kapitulluar.

Për Vuçiçin, që është një pinjoll i Milosheviçit, kjo gjendje reale e pozicionit të lirë të Kosovës si shtet i pavarur, e shtyp në psik.ikën e tij të rën.duar, dhe e kalon atë në një gjendje transi, sepse kuptohet që vetë, së brendshmi, po ndjen tme.rrin e humbjes së vetvetes dhe të Serbisë.

Por, në këtë gjendje transi, Vuçiç bën budallallëqe, dhe të gjithë po qeshin me të. Kurse ai vijon me marrëzitë e tij deri duke nxjerrë flamurin e Serbisë në hartën e Kosovës, e të tjera si këto, pa e menduar fare që Kosova e ka fituar pavarësinë e saj me anë të superfuqisë unike botërore, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dhe aleancës më superiore ushtarake në botë, NATO-s.

Në fakt, këtij Vuçiçit nuk i duhet vënë veshi, sepse kuptohet që është nën pushtetin e shregullimit psik.ik, por më keq duhet të jenë ata që e besojnë, se ka edhe shqiptarë të shitur që e besojnë, në Shqipëri dhe në Kosovë.

lll.

Histeria serbe antishqiptare ka qenë një veper e gjatë kr.imi në kohë, të cilën në fakt e kanë lejuar fuqitë e vjetra evropiane. Por tani kohët kanë ndryshuar, dhe përditë Uashingtoni politik po i thotë gjithë opinionit publik botëror se “Kosova është shtet i lirë, i pavarur, i çliruar dhe nën ombrellën mbrojtëse të Amerikës”.

Kurse presidenti serb, në të njëjtën kohë luan një teatër absurd force, blen ar.më, demonstron forcë, por gjithmonë është në gjendje transi, e cila e çon në dëlir dhe i duket vetja si të jetë presidenti i një superfuqie.

Në të vërtetë kjo tregon se ky lloj tipi është ai terroristi antishqiptar i dyqind vjetëve të fundit, dhe në gjendje mendore transi, po e bind veten se Kosova është Serbi.

Po a mund të ketë shërim ky tip? Jo, sepse, nga ndërtimi i tij psikologjik, ndoshta mendon se: pa Kosovën, shkat.ërrohet Serbia; por, pa Serbinë Vuçiçit nuk i duhet as jeta. Prandaj po e mban autohipnoza e gjendjes së transit, që duket se e ka pushtuar, si një gjendje e brendëshme hipnotike për të kaluar dhe ca kohë dhimbjen.

Po nëse Vuçiç del nga gjendja e transit, çfarë ndodh?

Shumë nga këta lloj tipash kanë vr.arë veten.

A thua ta vr.asë veten edhe ky. Nuk di çfarë të them, por shenjat nuk i ka të mira…“- shprehet Ngjela.

Paraardhëse

Zbulohen gabimet që ka bërë kryeministri Rama dhe kryedemokrati Basha në formularët e dekriminalizimit

Pasardhëse

Zbulohet hyrja më e re e “Për’puthen”, kush është ish-futbollisti i njohur që do ti bashkohet emisionit (FOTO)

Pasardhëse

Zbulohet hyrja më e re e “Për’puthen”, kush është ish-futbollisti i njohur që do ti bashkohet emisionit (FOTO)

Diskutime rreth kësaj post




Botë

Netanyahu: Shkatërrimi i boshtit iranian është qëllimi ynë për vitin e ardhshëm

Nga lajme2
22 September, 2025
0

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu shpalli planin e ri ndaj goditjes së armiqve të vendit, duke njoftuar se vitin e...

Trump gati të nënshkruajë marrëveshjen për TikTok, pronësia në shumicë amerikane

22 September, 2025

Luiz Ejlli do futet sërish në “Big Brother VIP Albania”?

22 September, 2025

A është fejuar? Xheneta Fetahu zbulon partnerin e ri

22 September, 2025

Një kandidat nga opozita përballë Manstirliut/ Dashamir Shehi: S’mund të kandidojë një i zbritur nga fshati, milioner”, Alimehmeti dhe Tabaku janë të rinj dhe kanë dije

22 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.