• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Botë

Protestojnë gratë afgane në Kabul, kërkojnë të drejta për studim dhe punësim

20 September, 2021
në Botë
0
11
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Disa gra afgane kanë mbajtur të dielën protesta në kryeqytetin e Afganistanit, Kabul, për të kërkuar të drejta për punë dhe studim. Video-materialet e shpërndara në rrjetet sociale kanë shfaqur një grup të grave të mbledhura para asaj që deri vonë ka qenë Ministri për Çështje të Grave, duke bërtitur “të drejta të grave dhe të drejta të njeriut”.

Disa kanë mbajtur pankarta duke kërkuar pjesëmarrje të grave në jetën publike.

“Një shoqëri në të cilën gratë nuk janë aktive, është shoqëri e vdekur”, është parë të jetë shkruar në një pankartë.

Protesta ka zgjatur rreth 10 minuta. Gratë janë larguar pas një përballjeje verbale me një burrë të paidentifikuar. Në ditët e fundit, Qeveria e udhëhequr nga talebanët, ka lëshuar një mori dekretesh, përmes së cilave ka kthyer mbrapsht të drejtat e vajzave dhe grave.

Vajzave afgane u është pamundësuar kthimi në shkolla të mesme më 18 shtator, pasi Qeveria e udhëhequr nga talebanët, ka urdhëruar që vetëm djemtë dhe mësuesit burra të kthehen nëpër klasa.

Shkollat fillore tashmë janë rihapur dhe djemtë e vajzat janë ndara nëpër klasa dhe disa mësuese janë kthyer në punë. Më 19 shtator, kryetari i përkohshëm i Kabulit, u ka thënë punëtoreve në Qeverinë e qytetit që të rrinë nëpër shtëpi, pasi puna do t’iu lejohet vetëm atyre që nuk mund të zëvendësohen nga burrat.

Javën e kaluar, talebanët kanë mbyllur Ministrinë për Çështje të Grave, duke e zëvendësuar me Ministrinë për “përhapje të virtytit dhe parandalimit të imoralitetit” dhe i është dhënë detyrë që të zbatojë ligjin islamik.

Prej kur talibanët kanë marrë pushtetin në Kabul, gratë afgane kanë mbajtur disa protesta në Kabul dhe qytete tjera, duke kërkuar që islamistët e linjës së ashpër të respektojnë të drejtat e njeriut. Protestat janë shpërndarë dhunshëm nga luftëtarët talebanë.

Paraardhëse

Gjini i “Kosheres” i revoltuar me Bashën: Berisha është si Unikkatili (VIDEO)

Pasardhëse

Myrto Uzuni “fabrikë” golash, tund rrjetën 6 herë në ndeshjen e Ferencvaros

Pasardhëse

Myrto Uzuni “fabrikë” golash, tund rrjetën 6 herë në ndeshjen e Ferencvaros

Diskutime rreth kësaj post



Screenshot
Rozë

Albano Bogdo pranon publikisht: “Kam kryer marrëdhënie me një ish-banore të BBV Albania”

Nga lajme10
25 February, 2026
0

Aktori i njohur i humorit, Albano Bogdo, ka bërë një deklaratë të papritur gjatë pjesëmarrjes së tij në emisionin “Andale”....

Del FOTO e rrallë nga arkiva: Ja si dukej Brikena e BBVA para famës

25 February, 2026
Screenshot

LAJM I FUNDIT! Tërmeti shkund Shqipërinë!

24 February, 2026

Diss për Xhensilën? Bes Kallaku publikon këngën e re: “Mes meje dhe teje, dihet kush ishte thëngjilli”

24 February, 2026
Screenshot

Momenti viral: Takimi i DJ Gimbos me Egli Takon, çfarë u tha mes tyre?

24 February, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.