• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Opinion

Protesta dhe bumerangu i saj

20 February, 2017
në Opinion
0
1
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Nga Skënder Minxhozi / JavaNews.al

Nëse ka sot një politikan që e ka shumë të lehtë ta lexojë situatën politike që ka prodhuar protesta e opozitës, me çadrën simbolike në mes të bulevardit, ky është kreu i Kuvendit Ilir Meta. Për fat zyra e tij ndodhet sipër vendit ku deputetët opozitarë qëndrojnë me turne, në pritje të një gjesti që më së shumti pritet të vijë nga partia që zoti Meta drejton. Për arsyen e thjeshtë sepse mes dy partive të mëdha duket se gjithçka ka ngrirë dhe në këto kushte pesha e të tretëve bëhet veçanërisht e rëndësishme.

Por çfarë sheh aktualisht Ilir Meta nga dritarja e tij parlamentare? Në fakt duket se nuk sheh një situatë që do e shtynte të dilte publikisht në përkrahje të grevës dhe të kërkesës së saj kryesore: rënies së qeverisë Rama dhe kalimit në një qeveri teknike. Jo se vetë Meta do të ndjehej i keqardhur nga një zgjidhje e tillë, pasi ai në këtë moment ka po aq interes sa edhe Basha e Berisha, që ta shohë të dobësuar aleatin-rival Edi Rama.

Puna është se protesta, ashtu siç pritej, përfundoi nga një miting me shumë mijëra njerëz brenda, në një grumbullim i disa qindra personave që kanë zënë bulevardin dhe kërkojnë zgjidhje politike. Dhe që të imponosh një zgjidhje politike duhet të kesh njerëz pas vetes. Protesta pa njerëz është si dasma pa mish!

Kjo protestë, si të gjitha të tjerat para saj, ka pasur mbi vete një sfidë jo të lehtë për të përmbushur: të krijonte klimën e rrëzimit të qeverisë, të arrinte masën kritike të përkrahjes dhe pjesëmarrjes së njerëzve, që do ta detyronin më pas Ramën të tërhiqej. Në ditën e tretë të saj, protesta po na tregon se po i largohet çdo orë që kalon, precedentit aq të përfolur rumun. Nuk rrëzohen qeveritë në tavolinë, nëse nuk ke pas vetes mijëra përkrahës. Përndryshe gjithçka banalizohet, duke përfunduar në një grusht personash që rrethohen më shumë nga gazetarët e reporterët, sesa nga përkrahësit.

Përgjatë katër viteve, lidershipi i opozitës ka pasur një problem madhor që lidhej me paaftësinë e krijimit të një fryme popullore të prekshme. Prej javësh Basha dhe zyrtarët e tjerë të lartë të opozitës kishin shpallur se data 18 shkurt do të ishte një “moment pa kthim” në përballjen me qeverinë. Prej javësh e gjithë opozita është sforcuar që të sjellë sa më shumë mbështetës në sheshin para Kryeministrisë. Mijëra njerëz kanë vërshuar nga të katër anët e vendit, për të kryer ritualin e protestës, por edhe për t’u kthyer shpejt me autobusin e rradhës andej nga kanë ardhur. A është kjo mënyra për të rrëzuar një qeveri që sot ka 85 mandate në parlamentin e Shqipërisë? A është kjo protestë një simotër e protestës rumune, aq shumë të lakuar në këto orë?

Rrëzimi në tryezë i një qeverie është një punë jo e lehtë. E provoi këtë opozita socialiste shtatë vjet më parë, e ajo qeveri, megjithëse me shumë më pak vota se kjo e sotmja, vrau por nuk ra. Ai precedent, por edhe zgjedhjet e vjedhura lokale të vitit 2011 me dhjetë votat e famshme që u përmbysën nga Ristani në KQZ, janë shkaku kryesor pse sheshi poshtë zyrës së Ramës ka pak, shumë pak njerëz, për të bërë të mundur rënien e qeverisë.

Nëse protesta e 18 shkurtit kishte brenda vetes një “bumerang”, është pikërisht ky që shohim: një çadër ku bëjnë dezhurn zyrtarët e jo protestuesit, një ngjarje e kufizuar në pak qindra metra katrorë, ku e ke më të lehtë të gjesh një deputet, një kryetar bashkie apo një kryetar seksioni, sesa njeriun e thjeshtë që mbush sheshet dhe krijon masën kritike, që ve në vështirësi qeveritë. Protesta po shkon aty ku nuk duhej të shkonte. Në drejtim të paditur.

Paraardhëse

PD i lutet Ilir Metës: Shkëputu nga Rama, na jep përgjigje

Pasardhëse

Ky Kuran i lashtë është më i rëndësishmi për myslimanët

Pasardhëse

Ky Kuran i lashtë është më i rëndësishmi për myslimanët

Diskutime rreth kësaj post




Botë

Netanyahu: Shkatërrimi i boshtit iranian është qëllimi ynë për vitin e ardhshëm

Nga lajme2
22 September, 2025
0

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu shpalli planin e ri ndaj goditjes së armiqve të vendit, duke njoftuar se vitin e...

Trump gati të nënshkruajë marrëveshjen për TikTok, pronësia në shumicë amerikane

22 September, 2025

Luiz Ejlli do futet sërish në “Big Brother VIP Albania”?

22 September, 2025

A është fejuar? Xheneta Fetahu zbulon partnerin e ri

22 September, 2025

Një kandidat nga opozita përballë Manstirliut/ Dashamir Shehi: S’mund të kandidojë një i zbritur nga fshati, milioner”, Alimehmeti dhe Tabaku janë të rinj dhe kanë dije

22 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.