• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Kosovë

“Propozimi franko-gjerman, praktikisht njohje e Kosovës”, Konjufca: Beogradi mund të na sulmojë

9 November, 2022
në Kosovë, Kryesore
0
26
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka thënë se rreziku i një sulmi nga Serbia ndaj Kosovës mbetet edhe nëse shteti serb e pranon dhe e nënshkruan propozimin franko-gjerman, i cili, sipas tij, është praktikisht njohje e sovranitetit të Kosovës.

Konjufca ka thënë se Kosova duhet në vazhdimësi të investojë në kapacitete ushtarake dhe të mos krijohen iluzione për Serbinë.

Sipas kryetari të Kuvendit një marrëveshje sipas propozimit franko-gjerman nuk do të zgjidhte problemin përfundimisht mes Kosovës dhe Serbisë, por do të ishte një hap i rëndësishëm drejt zgjidhjes.

“Nuk duhet të futemi në iluzione. Edhe nëse Serbia e nënshkruan këtë marrëveshje, ajo mund ta sulmojë Kosovën. Ne duhet të jemi të kujdesshëm, duhet të forcojmë ushtrinë, duhet të investojmë në ushtrinë tonë. Kjo nuk e zgjidh problemin përfundimisht, por është hapi më i madh deri tash nga ’99 për ta zgjidhur problemin”, ka thënë Konjufca në Klan Kosova.

Konjufca ka thënë se më 12 qershor të vitit 1999, Serbia e ka pranuar humbjen e Kosovës, por nuk e ka pranuar që Kosova është e shqiptarëve.

“Serbia e ka pranuar më 12 qershor ‘99, ia ka pranu ndërkombëtarëve që Kosova nuk është e vetja, por nuk ia ka pranuar shqiptarëve që nuk është e tyre. Ajo e ka vazhduar betejën 20 vjet. Tash ka ardhur momenti tjetër, që me dorë të veten që Kosova nuk është e saj. Vetë ajo me pranu”, ka thënë ai.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës ka vlerësuar se presidenti Aleksandar Vuçiç mund ta ‘detyrojë’ kryeministren Ana Brnabiç që ta vendosë firmën mbi këtë marrëveshje.

Megjithatë, sipas tij, përpjekjet destabilizuese të Serbisë mund të vazhdojnë edhe më pas.

“Bile bile ai Vuçiçi nuk e nënshkruan fare, por e shti Bërnabiçin. Vu֛çiçi nuk do të ndryshojë, do të mbetet ai Vuçiç, e as karakteri i shtetit serb nuk ndryshon. Serbia nuk e ka pranuar propozimin franko-gjerman dhe deri tani nuk po shoh sanksione nga shtetet e huaja, ndoshta i shohim më vonë”, ka deklaruar ai.

Paraardhëse

Stilistja e njohur mesazh Flori Mumajesit: Të presim me dashuri, mos na i merr këngët

Pasardhëse

Rama: Në fillim të vitit do rrisim sërish pagën minimale, ja sa do e çojmë

Pasardhëse

Rama: Në fillim të vitit do rrisim sërish pagën minimale, ja sa do e çojmë

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

Nga lajme10
14 January, 2026
0

Menjëherë pasi la garën, Ilir Vrenozi ka dhënë një intervistë për Shqipëria Live me Sidorela Gjoni. Ai tregoi arsyet se...

Rama pas vërshimeve: Të gjithë të dëmtuarit do të dëmshpërblehen

9 January, 2026

Paloka: Me paçavure e zhgarravina po justifikohet pasuria e Edi Ramës, SPAK të ndjekë paranë

9 January, 2026

Përmbytjet në Durrës, kallëzohet në SPAK kryebashkiakja Emiriana Sako

8 January, 2026

Shiu dhe bora e “okupojnë” Shqipërinë, regjistrohet viktima e parë

8 January, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.