• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Opinion

Propaganda e nxituar!

1 December, 2021
në Opinion
0
53
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Nga: Edi Oga

Duke kontrolluar i vetëm të gjitha pushtetet, me një opozitë inekzistente dhe një presidencë të tarallepsur, kryeministri nuk ka asnjë arsye që të nxitohet në propagandë!

Shqiptarë kanë nevojë për lajme të mira gjatë gjithë vitit, nuk ka përse qeveria t’i dendë me kaq shumë suksese, arritje, përurime dhe planifikime, pikërisht në javën e festimeve të Nëntorit. Mbase është e nxituar dhe pak diabolike që qeveria të përfitojë nga entuziazmi patriotik i masave dhe të shesë sapun për djathë, apo të kalojë ndonjë gamile nga vrima e gjilpërës.

Gjatë ditëve të festave të Nëntorit, qytetarët më së tepërmi duan të shlodhen pas disa muajsh pune pa u ndalur dhe të shpenzojnë pak kohë cilësore me të afërmit dhe miqtë.

Mbledhja ndërqeveritare Shqipëri-Kosovë, në një restorant peshku në Elbasan, nuk e pati efektin e pritur nga organizatorët më të interesuar. Romanca ndërkryeministrore binte erë hipokrizi. Heqja e kontrollit kufitar, nuk meriton duartrokitje, përsa kohë trau i tunelit të Kalimashit është ende në punë.

Përurimi i nisjes së punimeve për aeroportin e Vlorës, nuk goditi në popullatë. Vëmendja u shpërqendrua nga shirat që përmbytën fshatra e qytete. Tek Rruga e Arbrit, dëbora e ditës së hënë, ia prishi planet qeverisë për një “feed-back të shkëlqyer” nga ata që u nisën për të shkuar nga Tirana në Dibër për 60 minuta. Makinat ngecën në dëborë dhe kënaqësia e paprovuar u shty për një kohë tjetër.

A nuk do të ishte më mirë që përpara sesa të përuronte vepra publike që ndikohen nga kushtet e motit, qeveria t’i hidhte një sy edhe buletinit meteorologjik?

Sigurisht që rrugët dhe aeroportet na duhen, por për momentin shqetësimi më i madh është si të ngrohemi këtë dimër. Të kemi energji pa kufizime dhe të paktën me çmimin që e paguajmë tani. Po na ulën pak edhe naftën, mirë do të ishte.

Përurimet e rrugëve presin deri në pranverë. Kur pritëm kaq vite, do presim edhe ca muaj. Deri atëherë, punimet mund të kenë avancuar edhe ca dhe rruga të jetë më afër të qenit e përdorshme!

Paraardhëse

Barça kërkon Ferran Torres, Arsenal ofron 85 mln € për Vlahovic, Brozovic drejt Anglisë

Pasardhëse

“Shumë e vështirë sa vjen e ngushtohet tani” Çfarë plani po bëjnë Iliri dhe Arjola?

Pasardhëse

“Shumë e vështirë sa vjen e ngushtohet tani” Çfarë plani po bëjnë Iliri dhe Arjola?

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

A po largohet Arbër Hajdari nga BBV? Deklarata e ish-banorit ngjall dyshime

Nga lajme2
17 September, 2025
0

Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për t’u rikthyer në sezonin e pestë të...

Mandati i katërt/ Zbardhet programi i qeverisë: Paga minimale 500 euro, paga mesatare 1200 euro

17 September, 2025

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

12 September, 2025

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.