• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Politikë

Prokurorja e Shkodrës kandidate potenciale për zëvendësimin e Llallës, ja arsyeja

12 December, 2017
në Politikë
0
3
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Zgjedhja e Prokurorit të Përgjithshëm, tashmë është kthyer tema kryesore e tryezës politike. Partia Demokratike po qëndron e tërhequr në këtë debat, duke mos u qasur me emra konkretë, megjithëse PD ka disa kandidatura, që pritet ti drejtohen kuvendit me kërkesën zyrtare për kandidim.

Nga ana tjetër PS, po ndahet në disa fraksione për sa i përket zgjedhjes së emrit të kryeprokurorit të përkohshëm. “Kombinews” mëson se kandidatja më potenciale e Partisë Socialiste në këtë proces është prokurorja Arta Marku, që ushtron funksionin e saj pranë prokurorisë së Shkodrës.

Shanset për të qënë Marku në krye të prokurorisë Shqiptare janë të shumta, kjo për shkak të njohjes dhe lobimit që po i bën kryetari i komisionit të ligjeve Ulsi Manja.

Gjithashtu një tjetër faktor i rëndësishëm dhe që po rit mbështetjen e Markut mes rradhëve të Partisë Socialiste është dhe lobimi që po bën deputjetja e PS Ermonela Felaj, e cila ka pasur shoqëri të hershme me Markun, pasi kanë qënë shoqe klase dhe kanë qëndruar në të njëjtën dhomë në konvikt gjatë kohës kur kanë qënë studente.

Arta Marku, ka ushtruar funksionin e saj të prokurores pranë prokurorisë së Shkodrës. Në fillim të karrierës së saj, në krye të prokurorisë së Shkodrës ka qënë drejtues Ulsi Manja, që sot është deputet i PS dhe Krytar i Komisionit të Ligjeve.

Që nga kjo periudhë Manja dhe Marku kanë krijuar miqësi dhe se nisur nga kjo njohje, Manja ka lobuar tek Edi Rama dhe ka çuar cv e Markut në zyrën e tij, për ta selektuar si Prokuroren e Përgjithshme të Përkohshme të Shqipërisë.

Me sa duket kandidatura e saj i pëlqen dhe kryeministrit Rama, i cili duket se do përzgjedhë një femër në krye të akuzës, njësoj si Sali Berisha Ina Ramën disa vite më parë.

Njëherësh Marku është dhe një figurë e papërfolur qoftë nga PS dhe nga PD dhe se pritet të marrë konsensusin nga të dyja forcat politike. Marku është nëna e dy fëmijëve dhe është e martuar me një oficer të Policisë Gjyqësore, që ushtron detyrën e tij në prokurorinë e Lezhës.

Marku banon në Shkodër, në një apartament të blerë me kredi. Ajo ka mbaruar studimet e magjistraturës dhe se ka mbajtur dhe postin e drejtueses së njësisë Task-Forcë, pranë prokurorisë së Shkodrës.

Paraardhëse

Bie sërisht papunësia, INSTAT: Femrat dhe të rinjtë përfituesit kryesorë

Pasardhëse

I lë shtatzënë të dashurën e vet, nënën, tezen dhe motrën e saj, historia e këtij 23-vjeçari po bën bujë

Pasardhëse

I lë shtatzënë të dashurën e vet, nënën, tezen dhe motrën e saj, historia e këtij 23-vjeçari po bën bujë

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

Nga lajme10
14 January, 2026
0

Menjëherë pasi la garën, Ilir Vrenozi ka dhënë një intervistë për Shqipëria Live me Sidorela Gjoni. Ai tregoi arsyet se...

Rama pas vërshimeve: Të gjithë të dëmtuarit do të dëmshpërblehen

9 January, 2026

Paloka: Me paçavure e zhgarravina po justifikohet pasuria e Edi Ramës, SPAK të ndjekë paranë

9 January, 2026

Përmbytjet në Durrës, kallëzohet në SPAK kryebashkiakja Emiriana Sako

8 January, 2026

Shiu dhe bora e “okupojnë” Shqipërinë, regjistrohet viktima e parë

8 January, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.