• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Politikë

Prokuroria ftesë Tahirit: Eja dëshmo për Habilajt!

27 October, 2017
në Politikë
0
2
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri është thirrur nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për të dëshmuar për dosjen e ‘Habilajve’. Ftesa është dërguar nga prokuroria pas kontrollit të banesës së Saimir Tahirit ditën e djeshme. Në dokumentin e firmosur nga Drejtuesi i Prokurorisë së Krimeve të Rënda Besim Hajdarmataj që mban datën 26 Tetor nuk përcaktohet kur do të pyetet ish-ministri, ndërkohë që një gjë e tillë pritet që të ndodhë në ditët në vijim.

Pak ditë më parë ka qenë vetë ish-ministri që ka kërkuar nga prokuroria përmes një shkrese që të pyetet për akuzat që ka ngritur ndaj tij. Saimir Tahiri akuzohet nga prokuroria për lidhje me Habilajt, por kërkesa e këtij institucioni për Kuvendin për autorizim u rrëzua duke vendosur hetim në gjendje të lirë për ish-ministrin.

Nje tjeter detaj me rendesi eshte qe makina me AA 003 GB është c’regjistruar nga sistemi i targave. Makina tip ‘Audi’ fillimisht ka qene ne pronesi te ish-ministrit, por ky i fundit e shiti me pas te Habilajt. Makina deri ne 11.6 2015 ka qene ne pronesi te Tahirit. Dosja e Habilajve po hetohet nga një grup prej 6 prokurorësh të Krimet e Rënda, ndërsa drejtohet nga titullari i këtij Institucioni Hajdarmataj. 

 

Akuzat për Saimir Tahirin
Deputeti Saimir Tahiri akuzohet për përfshirje në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike, akuzë për të cilën Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkoi dhënien e autorizimit nga Kuvendi për arrestimin e tij. Kërkesa e Krimeve të Rënda erdhi menjëherë pas publikimit të përgjimeve të një bande droge nga autoritetet italiane, ku përmendej dhe emri i ish-ministrit Saimir Tahiri si i implikuar.

Banda e drogës Habilaj, për të cilën drejtësia italiane kishte hetuar prej kohësh, drejtohej nga shtetasi shqiptar, Moisi Habilaj, i cili është kushëri i Tahirit. Italianët shkatërruan bandën e organizuar kriminale të përbërë nga shumë persona, ku përveç Moisi Habilajt u arrestuan dhe disa shqiptarë të tjerë, si pjesë e këtij aktiviteti kriminal.

Paraardhëse

Deri kur do i merrni seriozisht Artanët, Basrinjtë e Klodianat, se po na tallin….

Pasardhëse

Berisha rikthehet në Tropojë, krah për krah me Bashën dhe Kryemadhin

Pasardhëse

Berisha rikthehet në Tropojë, krah për krah me Bashën dhe Kryemadhin

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.