• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Ekonomi

Projektet e reja, vijon bumi i ndërtimeve, megjithëse Shqipëria plaket

15 September, 2017
në Ekonomi
0
7
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Festival City është projekt më i fundit në sektorin e banesave në Tiranë ndoshta më i madhi i këtyre viteve.

Kompania Edilal e ka njoftuar projektin që parashikon ndërtimin e 49 kullave shumëkatëshe.

Kompleksi i banimit është konceptuar si një qytet me vetë dhe do të nisë të ndërtohet në vitin 2019.

Nga hapësira që zë, projekti është konceptuar si një qytet brenda qytetit, me hapësira për banim, qendër tregtare, hotel, shkolla, kinema, parqe, fusha sporti, hipermarket, kafene, restorante dhe një shumëllojshmëri shërbimesh të tjera.

Ndërtimi shtrihet në katër faza  në një sipërfaqe 673,500 metër katror dhe  do të administrohet nga vetë shoqëria.

Ndërkohë komplekse të reja banimi kanë nisur dhe janë në nisje në Tiranë.

Të paktën pesë te tilla po ndërtohen në pjesën qendrore dhe veriore të Tiranës.

Blloqet e reja të banimit, “SiRI”, “Turdiu”, “Fiori Di Bosko” dhe “Square 21” janë në hapje të themeleve. Pallate të veçanta po ndërtohen sakaq në të gjithë Tiranën.

Kompania Edial ka njoftuar këtë vit të paktën 6 projekte të mëdha, dy prej të cilëve kanë nisur punën.

Resorti Turistik “San Pietro Resort” me një vlerë investimi 88 milionë euro dhe kompleksi i banimit Fiori di Bosko po ndërtohen ndërsa është lajmëruar ndërtimi i tre fshatrave turistike në jugun e vendit.

Pas flluskës që sektori përjetoi në vitin 2008, likuiditetet e lira në ekonomi po orientohen sërish nga sektori i ndërtimit, kryesisht në Tiranë dhe në bregdet.

Katër projekte të mëdha me kulla mbi 30 kate janë lajmëruar të nisin që nga viti tjetër. Në mes tyre është edhe një kontrate investimi prej 250 milionë dollarësh nga një kompani private nga Dubai, e cila ka shprehur interes për ndërtimin e një kulle në zgjatimin e bulevardit të ri të Tiranës.Investitori është “Al Habtoor investment LLC”, kurse projekti “Kulla ikonike e Tiranës”.

Por nga ana tjetër Të dhënat demografike e bëjnë të zymtë perspektivën afatgjatë të Shqipërisë në drejtim të konsumit, apo tregut të pasurive të paluajtshme. Kjo nuk i ka penguar sipërmarrësit të rendin drejt ndërtimit të kullave në kryeqytet, në kuadër të planit të ri rregullues të Tiranës, duke rrezikuar krijimin e një mbioferte në tregun e pasurive të paluajtshme, si për apartamente banimi, zyra, hotele e sidomos për hapësira tregtare.

Dy vitet e fundit, shtesa natyrore e popullsisë shqiptare ishte rreth 10.3 mijë persona, më e ulëta që nga viti 1990. Me rreth 32 mijë lindje në vit dhe 22 mijë vdekje, ky tregues është larg fillimit të tranzicionit, kur Shqipëria shtohej me 60-80 mijë persona në vit, sipas të dhënave të iNSTAT.

Ndërtuesit e përfshirë në këto projekte janë të ekspozuar ndaj humbje, por ndërkohë askush nga institucionet përgjegjëse nuk po i orienton ato një drejt një modeli ekonomik të qëndrueshëm.

Paraardhëse

“Ramush Haradinaj është një kryeministër nervoz”

Pasardhëse

VIDEO / Fjolla vjen me një LOOK tejet SEXY

Pasardhëse

VIDEO / Fjolla vjen me një LOOK tejet SEXY

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.