• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Programi i PD për bujqësinë, Lulzim Basha: Subvencione 100 milionë euro në vit për fermerët

13 February, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
23
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka prezantuar dje planin për bujqësinë duke thënë se janë angazhime konkrete dhe të zbatueshëm. Gjatë fjalës së tij, kryedemokrati Basha u shpreh se me planin e PD do të fitojnë të gjithë, ndërsa shtoi se nëse shqiptarët do të zgjedhin Ramën, sipas tij, do të humbasë Shqipëria. Madje, Basha zbuloi se ka takuar fermerët në të gjithë Shqipërinë dhe të gjithë i janë ankuar që qeveria i ka lënë pas dore dhe se sipas tyre, theksoi se Basha, në fshatra janë mbyllur e vazhdojnë të mbyllen shërbimet elementare, siç janë shkollat, qendrat shëndetësore dhe të tjera.

Megjithatë, lideri demokrat premtoi se angazhohet që qeveria e tij të subvencionojë me një shifër rekord, drejtpërsëdrejti nga buxheti i shtetit, 100 milionë Euro në vit për fermerët dhe të financojë 50 milionë Euro të tjera çdo vit për infrastrukturën bujqësore, krahas financimeve të Bashkimit Europian.

“Unë angazhohem që të subvencionojmë me një shifër rekord, drejtpërsëdrejti nga buxheti i shtetit, 100 milionë Euro në vit për fermerët shqiptarë dhe të financojmë 50 milionë Euro të tjera çdo vit për infrastrukturën bujqësore, krahas financimeve të Bashkimit Europian. Mbështetja direkte me para në dorë për çdo dynym tokë të kultivuar dhe krerë në blegtori, do të ulë shpenzimet e fermerëve për mekanikën bujqësore, pajisjet e mekanizimit, imputet bujqësore bazë, plehrat kimike, farërat, fidanët, racat e kafshëve, produktet e mbrojtjes se bimëve, etj. Si rezultat, njësoj si fermerët e vendeve fqinjë, nga Kosova në Maqedoninë e Veriut fermeri shqiptar nuk do të rropatet më për bukën e gojës apo edhe më keq të zhytet në borxh me çdo cikël kultivimi dhe prodhimi të pashitur, apo të shitur nën kosto.

Fermeri shqiptar do të arrijë të shesë prodhimin e tij dhe të dalë me fitim, me para në xhepin e tij, para për vete dhe për familjen e tij. Ne do t’i transformojmë fermat shqiptare në biznese fitimprurëse! Asnjë fermer, bujk apo blegtor, akuakulturë apo bletari, nuk do të mbetet pa mbështetje”, deklaroi ai.

Më tej kreu i PD, Lulzim Basha theksoi se nën qeverisjen e tij do të rikthejë vëmendjen tek fshati.

“Ne do t’i kthejmë Shqipërisë besimin te zhvillimi rural dhe te bujqësia! Duke luftuar emigrimin dhe shpopullimin e fshatit shqiptar. Për këtë qëllim ne do të mbështesim me përparësi dhe vëmendje të veçantë fermat dhe sipërmarrjet e krijuara nga të rinjtë e diplomuar në arsimin e mesëm profesional dhe atij të lartë në fushën e bujqësisë dhe të ushqimit. Duke nxitur mbi të gjitha të rinjtë për të investuar në fshat përmes granteve dhe përfitimeve fiskale”, nënvizoi Basha.

Paraardhëse

Goditjet e SPAK pezmatojnë Metën e Berishën, presidenti i shqetësuar nga buja e madhe, ish-kryeministri akuza për arrestime selektive

Pasardhëse

Basha ende pa pakt me PR e PDIU, Idrizi në panik nga ikja e militantëve, Mediu i kërkon liderit të PD të vlerësojë çdo parti

Pasardhëse

Basha ende pa pakt me PR e PDIU, Idrizi në panik nga ikja e militantëve, Mediu i kërkon liderit të PD të vlerësojë çdo parti

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Arben Ahmetaj padit Qeverinë në Strasburg

Nga lajme2
10 November, 2025
0

Ish-ministri i Financave dhe ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj, ka paditur qeverinë shqiptare në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut në...

Botërori 2026/ Kombëtarja nis sot përgatitjet për ndeshjet e fundit kualifikuese

10 November, 2025

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

16 October, 2025

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.