• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Profesori jep arsyen e vërtetë se përse Shqipëria përmbytet

11 December, 2017
në Aktualitet
0
4
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Përmes një analize të shkurtër, pedagodu Artan Fuga jep një sërë arsyesh se përse Shqipëria përmbytet çdo dimër nga uji.

Sipas profesor Fugës nuk është faji i ujit apo shiut që bie, e as më tepër pasi shteti është i paaftë për të administruar.

Ka një arsye kryesore se përse territori përmbytet dhe është po e njëjta arsye që përse një shtëpi prishet e degradon… kur në të nuk jeton njeri.

Sipas Fugës ne përmbytemi sepse nuk ka njerëz… për më tepër lexoni analizën e profesorit:

Kujtoni ju se përmbytjet ndodhën nga shirat që ranë!!!

Posi ore posi!

Kujtoni se përmbytjet ndodhën sepse ndokush nuk kishte kompetenca veritkale për të administruar grykat e lumenjve!

Posi ore posi!

Kujtoni se nuk punoi hidrovori, zhavori, a ku e di unë !!!

Posi ore posi!

Përmbytjet ndodhin sepse territori shqiptar është boshatisur demografikisht.

Prandaj përmbytet herë nga shirat, herë nga lumenjtë, herë nga kanabisi!

Një territor i boshatisur nga fuqia e punës, nga banorët, nga aktiviteti ekonomik, është mall pa Zot, rrënohet, kanalizimet bllokohen, tokat nuk drenohen, rrënjët shkulen,askush nuk kujdeset më.

Ska qeveri që ja del Zot veç popullsisë së organizuar.

Por, kur territori boshatiset se mileti përplas derën dhe ikën nga sytë këmbët në dhera të huaj, sigurisht vendi do të përmbytet.

Kur dhjetra kulla ndërtohen në Tiranë, ato sigurisht do të çpopullojnë territorin.

Pra, përmbytje, kanabis, korrupsion, vjedhje tokash buzë detit nga pushtetarë maskarenj.

Ja pra, çpopullimi dhe përmbytjet janë të lidhura ngushtë me njera tjetrën.

Ja përse duhen analiza demografike, urbane, sociologjike.

Këta kujtojnë jo zhavori, jo hidrovori!!!

Por, politika nuk i gjen dot shkaqet. Ato i gjen shkenca.

Por, shkencës politika në këto dekada i ka dhënë dërmën.

Universitetet për ibret! 

Akademia në ditë të hallit.  

Shkenca sociale??? Hahahaha! Më kollaj gjen punë sot po të përfundosh studimet si hoxhe, dervish, a prift, sesa si filozof, sociolog, politolog, psikolog, e ku e di unë tjetër.

Kujtoni ju se midis kullave si kunja dhe përmbytjeve nuk ka lidhje? 

I përmbysim nga Tirana, pastaj i ndihmon Tirana me batanije leshi për t’u mbuluar gjatë përmbytjeve.

Ne na kanë mbledhur të gjithë buzë Lanës ore miq! 

Si minjtë!  

Miq minj. 

Miq minj.

Ku je shqiptar me kokën te retë, kryelartë si shqiponja ku je? 

Me këmbët në ujë. 

Kuvendon me malet! 

Kujdes kur ecën nëpër gropa. 

Me lisat e gjatë. 

Catia fut ujë.  

Me gërxhet. 

Gërnetë e çarë. 

Hahesh me shqiponja që futurojnë lart! 

Bretkocat nga pellgjet thërrasin.

Territori përmbytet sepse njeriu e braktisi, nuk jeton atje.  

Vjen buzë Lanës së pisët plot shurrë! 

Emigrion në Siri a Srilanka!

Nga sytë këmbët për të shpëtuar!

Si rrënohet një shtëpi e pabanuar.

Pse ikën njeriu nga territori?

Sepse nuk e lidh gjë me të, sepse ndjehet i braktisur, i harruar, i fyer atje.

Përmbytja e territorit ndodh nga përmbytja e vlerave në shpirt!

Këta thonë zhavori, hidrovori, eskavatori.

Hakmerru natyrë ndaj njeriut hakmerru!

Derisa t’u vijnë mendtë!

Paraardhëse

Shqiptarët kanë sot më pak të drejta se në komunizëm

Pasardhëse

Parashikimi i motit, sot ikën i ftohti por vjen…

Pasardhëse

Parashikimi i motit, sot ikën i ftohti por vjen...

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Partia Demokratike: Rama shpiku Diellën, pasi administrata refuzonte të zbatonte urdhërat e paligjshëm për tenderat

Nga lajme2
21 September, 2025
0

Partia Demokratike, pretendon se Edi Rama, ka shpikur ministren virtuale “Diella”, e cila do të merret me tenderat, për shkak...

Pesha e tepërt nuk është armiku kryesor i shëndetit, do të habiteni nga “kërcënimi” më i madh

21 September, 2025

Ish-ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim largohet nga diplomacia amerikane: Jam krenare që kam shërbyer për 29 vite

21 September, 2025

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

18 September, 2025

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.