• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Procesi i vetë-pastrimit në Policinë e Shtetit, flet Taulant Balla: Largimi i punonjësve të inkriminuar nga radhët blu nuk do të ndalet

16 September, 2023
në Aktualitet, Kryesore, Lajme, Politikë
0
15
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ministri i Brendshëm Taulant Balla, ka falënderuar qytetarët për denoncimin e rasteve të abuzimit të punonjësve të policisë dhe deklaroi, se procesi i largimit të punonjësve të inkriminuar nga radhët blu, nuk do të ndalë.

Ministri Balla, përmes një reagimi në rrjetet sociale ka përshëndetur operacionin e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, ku gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar dhe vendosur përpara përgjegjësisë penale tre oficerë të Policisë së Qarkullimit Rrugor, dy në Vlorë dhe një në Fier për veprime korruptive, duke i çuar në 10 rastet e turpit të goditura në tetë javët e fundit.

“Vijon procesi i vetë-pastrimit në Policinë e Shtetit. Gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar dhe vendosur përpara përgjegjësisë penale tre oficerë të Policisë së Qarkullimit Rrugor, dy në Vlorë dhe një në Fier për veprime korruptive, duke i çuar në 10 rastet e turpit të goditura në tetë javët e fundit nga një proces vetëpastrimi i radhëve të Policisë, i cili ka hyrë në një fazë të re, pa kthim pas”, shkruan ministri Balla.

Në javët e fundit, ka pasur disa procedime e arrestime në flagrancë të efektivëve të dyshuar për shkelje.

“Punonjës të nivelit të parë drejtues apo zbatues, të dyshuar për shpërdorim detyre, korrupsion, vepra penale në fushën e narkotikëve, veprime arbitrare apo dhe çdo veprim tjetër të paligjshëm do të vijojnë të përballen, pa dallim dhe zero kompromis me ashpërsinë e ligjit dhe vendosmërinë e qeverisë dhe Ministrisë së Brendshme për ta rritur në një tjetër nivel sundimin e shtetit të së drejtës dhe besimit të qytetarëve tek Policia e Shtetit”, nënvizoi ministri.

Veç rolit të agjencive që monitorojnë punën e strukturave të rendit, Ministri veçon bashkëpunimin me qytetarët, për një luftë më efikase.

“Forcimi i bashkëpunimit mes agjencive ligjzbatuese në këtë drejtim është kritike, rritja e besimit dhe bashkëpunimi me qytetarët shqiptarë është busulla jonë orientuese për një Shqipëri më të sigurt dhe të qetë falë punës dhe përkushtimit të gardianëve të ndershëm dhe profesionistë ligjit. Falenderojmë të gjithë ata qytetarë të cilët kanë raportuar apo ndarë me ne ankesat e tyre për veprime të dyshuara të paligjshme apo që bien ndesh me Kodin Etik në Policinë e Shtetit”, thotë Ministri Balla.

Paraardhëse

Tërmeti në Marok, Mësuesja humbi 32 nxënësit e saj: Jam ende e shokuar, nuk fle dot

Pasardhëse

Zhaklin Lekatari dhe Luiz Ejlli opinionistë në “Big Brother VIP 3”?

Pasardhëse

Zhaklin Lekatari dhe Luiz Ejlli opinionistë në “Big Brother VIP 3”?

Diskutime rreth kësaj post



Screenshot
Rozë

Albano Bogdo pranon publikisht: “Kam kryer marrëdhënie me një ish-banore të BBV Albania”

Nga lajme10
25 February, 2026
0

Aktori i njohur i humorit, Albano Bogdo, ka bërë një deklaratë të papritur gjatë pjesëmarrjes së tij në emisionin “Andale”....

Del FOTO e rrallë nga arkiva: Ja si dukej Brikena e BBVA para famës

25 February, 2026
Screenshot

LAJM I FUNDIT! Tërmeti shkund Shqipërinë!

24 February, 2026

Diss për Xhensilën? Bes Kallaku publikon këngën e re: “Mes meje dhe teje, dihet kush ishte thëngjilli”

24 February, 2026
Screenshot

Momenti viral: Takimi i DJ Gimbos me Egli Takon, çfarë u tha mes tyre?

24 February, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.