• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Kryesore

“Procesi i Berlinit”, Kurti takohet me kryediplomatin Borrell dhe Lajçak

3 November, 2022
në Kryesore, Rajon
0
28
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka takuar në Berlin kryediplomatin e Bashkimit Evropian, Josep Borrell dhe përfaqësuesin e posaçëm për Dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak. Zyra e kryeministrit njoftoi se ata biseduan për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe elementet e kornizës së marrëveshjes për normalizimin e plotë të raporteve me njohjen reciproke në qendër, çështjen e energjisë, si dhe për vendimin e fundit i Qeverisë për targat ilegale.

“Në lidhje me zbatimin e vendimit për targat ilegale, kryeministri Kurti tha se nëpërmjet sekuencimit në tri etapa dhe shkallë, Qeveria e Republikës së Kosovës ka treguar vendosmërinë për sundimin e ligjit dhe përkushtimin në ruajtjen e paqes dhe sigurisë në vend. Ndërkaq, ai bëri thirrje që dëmtimi dhe djegia e veturave me targa RKS në veri të vendit, të dënohet nga të gjithë”, thuhet në njoftimin e 3 nëntorit.

Pas takimit Borrell ka shkruar në Twitter se me Kurtin ka diskutuar edhe për situatën në veri të Kosovës, duke shtuar se djegia e veturave me targa RKS atje është e papranueshme.

“E diskutuam situatën në veri të Kosovës. Veprimet përçarëse, si djegia e veturave, janë të papranueshme. Marrëveshjet e dialogut duhet të respektohen. Ftojmë të gjithë të jenë të përmbajtur në veprime. Ne, gjithashtu, diskutuam për rrugën përpara për normalizimin”, shkroi ai.

Kurti po qëndron në Berlin për të marrë pjesë në samitin e Ballkanit Perëndimor, i njohur si Procesi i Berlinit. Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara janë shprehur të “zhgënjyera” me vendimin e Qeverisë së Kosovës për mosshtyrjen e afatit për riregjistrimin e makinave që kanë targa të lëshuara nga Serbia dhe konvertimin e tyre në targat RKS – Republika e Kosovës. SHBA-ja dhe komuniteti ndërkombëtar më 31 tetor kërkuan nga Kosova shtyrje të plotë të afatit për riregjistrimin e makinave me targa të lëshuara nga Serbia, e jo “shtyrje të pjesshme”.

Një ditë më vonë, zëvendëskryeminsitri, Besnik Bislimi tha se targat nuk janë më pjesë e dialogut, por vendim që po zbatohet. Zbatimi i planit të Qeverisë ka nisur më 1 nëntor dhe do të bëhet në tri faza. E para përfshin qortimin e qytetarëve, e dyta shqiptimin e gjobave dhe e treta targat provuese. Nga 21 prilli i vitit të ardhshëm, në qarkullim do të lejohen vetëm makinat me targa që i lëshon shteti i Kosovës – RKS.

Paraardhëse

Sulmohet me armë zjarri policia në veri të Kosovës, zbardhen detajet e para

Pasardhëse

Kryeministri britanik Rishi Sunak reagon ‘flakë për flakë’ ndaj Ramës

Pasardhëse

Kryeministri britanik Rishi Sunak reagon ‘flakë për flakë’ ndaj Ramës

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.