• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

“Problematikët” e PD-së: Këto janë emrat në listat e domokratëve që janë vetëdeklaruar me problemet me ligjin

20 March, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
151
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Të djathtët e politikës që synojnë një karrige në Parlament i kanë pranuar në këtë formular, si edhe të majtët problemet me të shkuarën e tyre.

Por, edhe ata nuk preken nga ligji i dekriminalizimit pasi asnjëra nga krimet për të cilat u dënuan apo u shoqëruan në polici, nuk përfshihen në veprat ndaluese për të marrë një funksion apo për tu zgjedhur. Veprat që kandidatet për deputete kanë kryer nisin nga shpërdorimi i detyrës, shpifja dhe dëbimi, për disa çështje të njohura e për të tjerë të panjohura nga publiku. Së paku deri më tani, më i pasinqerti në formularin e vetëdeklarimit rezulton kandidati demokrat Rezeart Tusha që e ka treguar pjesërisht të vërtetën.

Në formular kandidati demokrat pranon vetëm dëbimin nga Zvicra dhe jo arrestimin për çështje droge. Ky sekret pritet t’i kushtojë Tushës hapjen e llogarive me drejtësinë për falsifikim të formularëve. Kandidati i Shkodrës Zef Hila e dorëzoi në KQZ formularin e pastër, por e kaluara e tij nuk ishte e bardhë si në letër. Fshehjen e dënimit ia ekspozoi juristi i socialistëve.

Fortuna politike e shkaktuar nga dosja “Babalja” dhe që përfundoi si një sajesë e dëshmitarit X, duket se do ta përndjekë gjatë karrierës politike Ervin Salianjin, i cili ka pranuar dënimin në formularët e dekriminalizimit. Kadidati tjetër Xhelal Meziu , historia penale e të cilit nuk është vetëm në kujtesën e arkivave të medias , nuk e fshehu dënimin për shpërdorim detyre dhe masën me arrest me burg. Edi Paloka që kryeson listën e demokratëve në Durrës , pranon të shkuarën e tij si i dënuar për protestë të paligjshme dhe për shpifje.

I kthyer së fundmi në një protagonist për grindjen me grushte, Luciano Boci përshkruan në formularin e dekriminalizimit dënimin për shpifje dhe arrestimin për protestat. Pyetjes a keni qenë ndonjëherë i dënuar i është përgjigjur me ‘PO’ edhe ish-kryebashkiaku Agron Kapllanaj , i cili rezulton të ketë pasur probleme me drejtësinë italiane.

Futbollisti Gentjan Muça, i cili veshi fanellën e demokratëve , shkruan në fushën e formularit se si Gjermania e nxori nga loja dhe e dëboi për shkak të skadimit të vizës. Në total rezulton se 17 kandidatë nga spektri i politikës janë rrëfyer përpara dekriminalizimit duke pranuar të shkuarën problematike.

Paraardhëse

Kur pritet të jetë i prekshëm ndryshimi i PD? Tabaku: Nuk i gënjejmë dot shqiptarët, s’bëhet sot për nesër

Pasardhëse

U tha se janë kushërinj, reagon Jasmina e ‘Përputhen’ dhe zbulon lidhjen e vërtetë me këngëtarin shqiptar

Pasardhëse

U tha se janë kushërinj, reagon Jasmina e ‘Përputhen’ dhe zbulon lidhjen e vërtetë me këngëtarin shqiptar

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.