• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Kosovë

Prizren, monumentet kulturore mbyllin dyert

6 February, 2016
në Kosovë
0
5
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Monumentet historike në Prizren nuk po shfrytëzohen për turizëm, pavarësisht parave të shpenzuara ndër vite për restaurimin e tyre.

Organizata joqeveritare “EC Ma Ndryshe”, ka publikuar analizën “Milionat e shpenzuara për monumentet e mbyllura”, ku vlerësohen rezultatet e investimeve prej rreth 3 milion eurosh, nga Komuniteti Ndërkombëtar, Qeveria e Kosovës dhe Komuna e Prizrenit, në restaurimin e dhjetë monumenteve të trashëgimisë kulturore në Prizren.

Analiza del në përfundimin se pothuaj të gjitha këto monumente janë të mbyllura për publikun, ndërsa i vetmi me plan menaxhimi është Hamami i Prizrenit,  një objekt i shekullit të 16-të, restaurimi i të cilit ka nisur me donacione të qeverisë turke përmes UNESCO-s, e ku restaurimi është ndërprerë në mungesë të 50 mijë eurove në vitin 2014.

Pas një restaurimi prej 123 mijë dollarësh nga ambasada amerikane, centrali i parë elektrik dhe muzeu i vetëm i elektro-ekonomisë Hidroelektrana “Prizrenasja”, mbetet i mbyllur.

Ndërsa kishat e Shën Gjergjit dhe  Shën Premtes,  të restauruara nga Qeveria e Kosovës me një vlerë mbi 1 milionë euro, sipas hulumtimit janë të hapura vetëm për klerikë dhe besimtarë.  Për t’i vizituar kërkohet leje nga liderët fetarë të Kishës Ortodokse Serbe, e që siç tregon hulumtimi në të shumtën e rasteve, përgjigjia është negative.

Në monumentin e dyfishtë, Muzeu Arkeologjik i Prizrenit dhe Sahat Kulla, restauruar me një fond rreth 250 mijë euro nga Ministria e Kulturës dhe ambasada amerikane ka vetëm një person të punësuar, ndërsa  dyert për vizitorë janë të mbyllura.

I mbyllur është edhe Muzeu i Nënë Terezës i restauruar me një fond 102 mijë euro, që sipas raporteve zyrtare, punimet në të kanë përfunduar në vitin 2012.

Në këtë hulumtim nuk është përfshirë Kalaja e Prizrenit, për faktin se restaurimi i saj po zhvillohet aktualisht.

/ Top Channel

Paraardhëse

Devijon Haradinaj, pritet takim me Jahjagën

Pasardhëse

Orteku në Austri i merr jetën pesë skiatorëve çekë

Pasardhëse

Orteku në Austri i merr jetën pesë skiatorëve çekë

Diskutime rreth kësaj post



Screenshot
Rozë

Albano Bogdo pranon publikisht: “Kam kryer marrëdhënie me një ish-banore të BBV Albania”

Nga lajme10
25 February, 2026
0

Aktori i njohur i humorit, Albano Bogdo, ka bërë një deklaratë të papritur gjatë pjesëmarrjes së tij në emisionin “Andale”....

Del FOTO e rrallë nga arkiva: Ja si dukej Brikena e BBVA para famës

25 February, 2026
Screenshot

LAJM I FUNDIT! Tërmeti shkund Shqipërinë!

24 February, 2026

Diss për Xhensilën? Bes Kallaku publikon këngën e re: “Mes meje dhe teje, dihet kush ishte thëngjilli”

24 February, 2026
Screenshot

Momenti viral: Takimi i DJ Gimbos me Egli Takon, çfarë u tha mes tyre?

24 February, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.