Tekstshkruesi i kësaj kënge, Olti Curri, ka reaguar ashpër ndaj atyre që kritikuan veshjen e Anxhela Peristerit, por edhe performancën e saj në skenën evropiane.
Përmes një postimi në instagram, ai thekson, se është më mirë që shqiptarët të shijojnë produktin se sa të adresojnë kritika.
Reagimi i Currit:
“Boll na çatë sumandrën për veshjen e Anxhelës… Ja edhe kjo ka diçka të përafërt dhe është trend. Thjesht nuk shkëlqen si Anxhela… Se nuk ka aq shalë dhe vokalin e saj. Do gjeni përherë diçka. Shijojeni aty se na ka ngritur zemrat peshë dhe boll bëtë vërr-vërr. Më mirë si Byonce sesi nënë Tixhja”, shkruan Curri.







Diskutime rreth kësaj post