• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Kryesore

Pritet firma e Ramës, a do të na i kontrollojnë serbët telefonatat tona?

3 October, 2018
në Kryesore
0
3
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

“Telekom Serbia” ka kërkuar zyrtarisht autorizimin e qeverisë shqiptare për të blerë “Telekom Albanian”. Top Channel raporton se drejtuesit e “Telekom Serbia” kanë takuar këtë të mërkurë zyrtarët e lartë të Ministrisë së Infrastrukturës duke kërkuar nga qeveria pëlqimin për blerjen e “Telekom”-it.

Burime të besueshme nga qeveria thonë se përfaqësuesve të “Telekom Serbia” u është thënë se pavarësisht se shteti s’ka rol në një transaksion të mundshëm mes dy kompanive private, futja e tyre në tregun shqiptar në një sektor strategjik si telekomunikacioni, nuk është e mirëseardhur.

Sipas këtyre burimeve drejtuesit e ministrisë së infrastrukturës i kanë komunikuar “Telekomit Serb” se hyrja e tyre në Shqipëri do të ishte krejt e papërshtatshme edhe për biznesin e tyre, pasi mund te sjellë reagime të padëshirueshme të natyrës politike.

“Qeveria shqiptare preferon një tjetër profil investitorësh në këtë sektor të rëndësishëm strategjik me sensibilitet të lartë publik, duke qenë plotësisht e gatshme të mirëpresë investimet serbe në të gjitha fushat e ekonomisë”.

Vetë qeveria pretendon se nuk mund të ndalojë dot blerjen e “Telekom Albania” nga “Telekomi Serb”, nëse dy kompanitë do të arrinin marrëveshjen. Sipas saj, shteti shqiptar aktualisht nuk ka asnjë të drejtë pronësie mbi “Telekom Albania” dhe nuk ka asnjë rol në transaksionet financiare mes dy kompanive private.

I vetmi rol rregullator i institucioneve shqiptare është përmes Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare që bën transferimin e licencave në rast ndryshimi pronësie ashtu sikurse edhe Autoriteti i Konkurrencës që kontrollon kushtet e veprimit në treg mbi parimet dhe rregullat e konkurrencës.

Por burime nga qeveria thonë se ka shumë pak gjasa që këto dy mekanizma të kenë hapësira ligjore për të ndërhyrë në një transaksion privat mes dy operatorësh që kanë eksperiencë dhe vite operimi në këtë fushë.

Ndërkohë sipas mediave serbe “Telekom Serbia” ka bërë ofertën më të lartë për blerjen e “Telekom Albanias”, duke ofruar 60 milionë euro. Kjo shifër e bën “Telekomin Serb” favoritin kryesor për të vlerë “Telekom Albania”, një situatë që nuk do ta kishte parashikuar askush. /tch/

Paraardhëse

Sulmon Xhisiela, akuzon këto dy gazetarë (FOTO)

Pasardhëse

‘Hidh shokun nga dritarja’, loja e tmerrshme përhapet në shkollat e Shkupit, të gjithë në alarm (VIDEO)

Pasardhëse

'Hidh shokun nga dritarja', loja e tmerrshme përhapet në shkollat e Shkupit, të gjithë në alarm (VIDEO)

Diskutime rreth kësaj post




Botë

Netanyahu: Shkatërrimi i boshtit iranian është qëllimi ynë për vitin e ardhshëm

Nga lajme2
22 September, 2025
0

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu shpalli planin e ri ndaj goditjes së armiqve të vendit, duke njoftuar se vitin e...

Trump gati të nënshkruajë marrëveshjen për TikTok, pronësia në shumicë amerikane

22 September, 2025

Luiz Ejlli do futet sërish në “Big Brother VIP Albania”?

22 September, 2025

A është fejuar? Xheneta Fetahu zbulon partnerin e ri

22 September, 2025

Një kandidat nga opozita përballë Manstirliut/ Dashamir Shehi: S’mund të kandidojë një i zbritur nga fshati, milioner”, Alimehmeti dhe Tabaku janë të rinj dhe kanë dije

22 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.