• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Priten zhvillime të reja? Ngjela bën deklaratën e fortë për politikanin e njohur: Politika amerikane i di të gjitha! Kjo gjë duhet të ndodhë

10 August, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
82
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Avokati i njohur Spartak Ngjela është shprehur se duhet t’i vendosë embargo të rreptë ekonomike Serbisë me kushtin e njohjes së Kosovës.

Postimi i Ngjelës

“Për Kosovën, ka vetëm një zgjidhje: Amerika duhet t’i vendosë embargo të rreptë ekonomike Serbisë, brenda kushtit të njohjes së Kosovës.

Kjo, sepse entiteti juridik i pavarur si shtet i Kosovës, është rrjedhojë direkte e politikës amerikane.

Pse, një shtet primitiv si Serbia e në aleancë me Moskën, do ta mundë politikën amerikane në Ballkanin Perëndimor?

Kjo është pamundësi absolute.

Atëherë… pikërisht për këtë, këto janë pyetjet që ngre logjika e një realpolitike moderne sot, për të dy shtetet shqiptare, Shqipëri e Kosovë, dhe për politikën amerikane gjithashtu:

Pse u bë lufta e vitit 1999; pse u bombardua Beogradi; pse u shpall pavarësia e Kosovës; që të fitojë Serbia me banditizmin e saj në Ballkanin Perëndimor?

E di politika amerikane që Serbia është një shtet agresiv dhe i ndërtuar posaçërisht, që nga viti 1880, kundër botës shqiptare, kundër territorit shqiptar dhe kundër konceptit real të shtetit modern?

E di politika amerikane që presidenti aktual i Serbisë, Vuçiç, është një ish ministër aktiv i Milosheviçit, një fshehës pasionant i historisë së vërtetë, dhe një i dehur patologjik e me agresivitetin e tipit nazist të politikës, dhe, i gjithi në traditën agresive të komunitetit serb?

E di politika amerikane se presidenti i Serbisë, Vuçiç, është një pjellë e histerisë serbe që po punon për një luftë të re në Ballkanin Perëndimor?

E di politika amerikane që, antiamerikanizmi patologjik i Serbisë, nuk vjen nga humbja e luftës së Kosovës, por rrjedh direkt nga historia brutale e serbëve, si hordhi, të ushqyera nga agresiviteti historik i Rusisë aziatike kundër Perëndimit?

E di politika amerikane që stalinizmi ishte një tirani aziatike që shfarosi oksidentalizmin e iluminuar në Rusi, nën petkun e barazisë marksiste?

E di politika amerikane që, luftën me Rusinë në Ballkanin Perëndimor, Shtetet e Bashkuara e fitojnë vetëm me forcimin e shpejtë të dy shteteve shqiptarë aty?

E di politika amerikane që, Ballkani Perëndimor i shqiptarëve të bashkuar, është domosdoshmëri për ecurinë historike të Shteteve të Bashkuara në këtë zonë?

E di politika amerikane që, me një logjikë relative, Izraeli, Shqipëria dhe Kosova janë sot aleatët me të mëdhenj të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në botë?

Po, politika amerikane i di të gjitha këto. Por, pikërisht për këtë arsyetim global, Amerika duhet t’i vendosë Serbisë embargo klasike, derisa ajo të tërhiqet nga qëllimi i saj me agresivitet të sëmurë kundër Kosovës. Por, duhet theksuar ndërkaq se, oreksi patologjik i Serbisë, në synimet e saja ballkanike, e kalon Kosovën, sepse ai është një oreks agresiv tipik millosheviçian që kërkon revanshin e një ish pushtuesi të mundur.” – shkruan Ngjela.

Paraardhëse

Bashkëpunëtorja e Kurtit, për Ramën dhe “Ballkanin e Hapur”: “Nuk mund ta besojmë”

Pasardhëse

“Kam nevojë të marrë frymë!” Këngëtarja e njohur shqiptare shfaqet me maskë oksigjeni dhe ka një lutje për shëndetin e saj (VIDEO)

Pasardhëse

"Kam nevojë të marrë frymë!” Këngëtarja e njohur shqiptare shfaqet me maskë oksigjeni dhe ka një lutje për shëndetin e saj (VIDEO)

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.