• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Primaret në PD, publikohen emrat, cilët janë pesë kandidatët që do votohen nga anëtarësia dhe simpatizantët

25 October, 2022
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
237
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Partia Demokratike do të përfshihet në ditët në vijim nën “ethet” e primareve për të nxjerrë kandidatin që do të rivalizojë Erion Veliajn në zgjedhjet e ardhshme lokale.

Ndonëse zyrtarisht dy palët në PD janë ende në negociata për të dalë me një kandidat të përbashkët, grupimi i Berishës duket i vendosur për të vijuar me procesin e parashikuar në Statut për zgjedhjen e kandidatit përmes Primareve ku do votojnë anëtarët, por edhe simpatizantët e kësaj force politike.

Burime nga selia blu i thanë gazetarit Osman Stafa se do të jenë të paktën pesë kandidatët që do ti nënshtrohen vullnetit të anëtarësisë për të nxjerrë edhe më të votuarin për zgjedhjet e 14 majit.

Kandidati i parë që ka dalë tashmë edhe publikisht përmes intervistave televizive është anëtari i Këshillit Kombëtar, mjeku i njohur Ilir Alimehmeti, i pyetur se nëse do të jetë kandidat, ai nuk e përjashtoi. “Nuk mund të konfirmoj diçka për të cilën ende nuk është hapur zyrtarisht aplikimi”, tha Alimehmeti.

Një tjetër emër i përfolur është edhe Belind Këlliçi, deputeti dhe ish kryetari i forumit Rinor të PD-së, i cili ishte ndër të parët që u rreshtua në krah të Berishës një vit më parë kur ky i fundit u përjashtua nga grupi parlamentar i PD-së, i pyetur nga Balkanëeb nëse e konfirmon kandidimin ai tha se “nuk mund të ta jap këtë konfirmim aktualisht pasi jam në konsulta dhe biseda me të gjithë faktorët në parti”.

Ndonëse nuk është lakuar shumë në media dhe ende nuk është artikuluar si Alimehmeti, Këlliçi është duke punuar ngushtësisht me strukturat e PD-së, ndërkohë që Veliajn e ka akuzuar për aferën e inceneratorëve.

Ndërkohë që deputeti Agron Shehaj, ndonëse është lakuar në qarqet mediatike si kandidat, konfirmoi se nuk do të jetë pjesë e primareve.

Një tjetër emër i përfolur, që edhe vetë nuk e ka fshehur ambicien për të kandidatuar nga Partia Demokratike në 14 maj në Tiranë, është ish deputeti Gerti Bogdani. Disi i tërhequr publikisht nga jeta partiake, prej kohësh Bogdani ka vënë theksin në rrjetet sociale të problematikave të ndryshme në Tiranë si rrugët me gropa, ajrin e ndotur apo edhe mungesën e pastrimit të qytetetit. Bogdani, ndonëse e lexoi mesazhin, nuk iu përgjigj interesimit nëse do të jetë kandidat.

Përveç emrave të Alimehmetit, Këlliçit dhe Bogdanit, mësohet se edhe ish deputeti i PD Fatbardh Kadilli dhe aktori Julian Deda e kanë shprehur dëshirën për të qenë pjesë e primareve me shpresën që do të zgjidhen nga anëtarësia. Kadilli dhe Deda nuk u përgjigjën nëse do të jenë kandidatë.

Paraardhëse

Samiti i BE-së në Tiranë, reagon ambasadorja Hohmann: Hera e parë për rajonin, shumë i rëndësishëm për Unionin

Pasardhëse

Spartak Ngjela hedh dyshime të forta për deputetët që nuk votuan ligjin e dosjeve: Presidenti që i kishte në dorë pse i la?

Pasardhëse

Spartak Ngjela hedh dyshime të forta për deputetët që nuk votuan ligjin e dosjeve: Presidenti që i kishte në dorë pse i la?

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

A po largohet Arbër Hajdari nga BBV? Deklarata e ish-banorit ngjall dyshime

Nga lajme2
17 September, 2025
0

Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për t’u rikthyer në sezonin e pestë të...

Mandati i katërt/ Zbardhet programi i qeverisë: Paga minimale 500 euro, paga mesatare 1200 euro

17 September, 2025

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

12 September, 2025

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.