• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Prezantohet “Arkivi online”, tashmë të gjitha dokumentet mund t’i sigurojmë direkt nga shtëpitë tona (FOTO)

30 October, 2018
në Aktualitet, Kryesore
0
8
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Dokumentet arkivore tashmë mund të merren online, përmes aplikacionit novator të prezantuar sot nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave, nën kujdesin e zëvendëskryeministres dhe në bashkëpunim me AKSHI.

Përmes këtij aplikacioni, studiuesit mund të porosisin nga çdo vend i botës, në çdo orë të ditës dokumentet që iu duhen dhe pasi të kryejnë pagesën përkatëse do të mund t’i marrin brenda 1-5 ditë. Ky aplikacion e rendit arkivin shqiptar ndër më novatorët, teksa module të ngjashme ka në vendet më të zhvilluara botërore, si Britania e Madhe, Franca, SHBA, por është vendi i parë Ballkanik, pas Turqisë, që ndjek praktikat më të mira ndërkombëtare.

Moduli “Arkivat online” u prezantua sot gjatë një aktiviteti të zhvilluar me studiues e studentë të Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë, ku përshëndetën zëvendëskryeministrja zj. Senida Mesi, drejtori i Përgjithshëm i Arkivave, z. Ardit Bido, dekani i Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë, prof. dr. Sabri Laçi dhe dhjetra profesorë të ftuar.

Drejtori i Përgjithshëm i Arkivave, dr. Ardit Bido prezantoi modulin duke bërë edhe blerjen e parë online të kopjeve të dokumenteve. “Ky është një prej kulmimeve të strategjisë së digjitalizimit që kemi dy vjet për të cilin po punojmë. Fakti që module të ngjashme kanë vetëm vendet më të zhvilluara botërore dhe asnjë nga vendet e rajonit na vendos në pararojë në Ballkan për të shërbyer sa më shpejtë dhe sa më mirë studiuesit shqiptarë dhe të huaj, duke i dhënë hov zhvillimit të kërkimit shkencor në vend” – tha z. Bido.

Zëvendëskryeministrja zj. Senida Mesi theksoi se shërbimi më i shpejtë i çdo qytetari është një prioritet i qeverisë shqiptare. “Ky aplikacion mundëson që në çdo kohë të mund ti shërbehen studiuesit, pavarësisht nëse zyrat shtetërore janë të hapura a të mbyllura” – theksoi ajo -Ne garantojmë mbështetje të plotë për iniciativa të tilla novatore që në fakt vijnë në përputhje edhe me prioritetet e qeverisë shqiptare për digjitalizimin dhe inovacionin. Njëkohësisht, nxisim bashkëpunimin me politikëbërjen me qëllimin që t’ju përgjigjemi nevojave të tregut dhe të qytetarëve.”

Dekani i Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë Prof. Dr Sabri Laçi falenderoi Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave dhe vlerësoi bashkëpunimin e rëndësishëm mes dy institucioneve duke evidentuar hapjen e Masterit Profesional në Arkivistikë këto 10 vitet e fundit ku mbas diplomimit janë angazhuar të gjithë të diplomuarit në zyra të ndryshme të Arkivave të vendit.

Gjithashtu Drejtoresha e Inovacionit të Agjensisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit znj. Romina Kostani tha se kjo risi kaq e rëndësishme e Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave duke sjellë blerjen e dokumenteve online është po aq e rëndësishme edhe për ne si pjesë e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve.

Foto:

Paraardhëse

Rama-Bashës: Artist të kanë zënë të prerat nga zgjedhjet, 23 padi ndaj teje, mbahu fort

Pasardhëse

Si do të funksionojë “vetting-u” i kompanive për tenderët publikë! Nga përjashtimi në gara te refuzimi i lehtësive

Pasardhëse

Si do të funksionojë “vetting-u” i kompanive për tenderët publikë! Nga përjashtimi në gara te refuzimi i lehtësive

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.